Ambasadorja e SHBA apelon: Duam që reforma në drejtësi të ketë sukses, të përshpejtohet vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët

19 Maj 2020, 18:35Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kërkon përshpejtimin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, ndersa shprehet se shqiptaret dhe miqte e tyre duan qe Reforma ne Drejtesi te kete sukses te plote!

Në një bisedë online me Genta Bungo Tafën, që kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kim thotë se pas falenderimeve për guximin dhe këmbënguljen e tyre kërkoi përshpejtimin e vettingut.

Institucionet e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. 

Unë fola me kryetaren e KPK-së Genta Tafa Bungo për të shprehur falënderime për guximin dhe këmbënguljen e tyre. 

Ne u pajtuam që vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA-ja duan që reforma në drejtësi të ketë sukses” thotë Kim.

Vettingu është pezulluar për shkak të COVID-it. Seancat dëgjimore nuk lejohen për shkak të aktit normativ, ndërsa administrata vijon punën me përgatitjen e dosjeve për gjyqtarët dhe prokurorët që janë në radhë.

1 komente në “Ambasadorja e SHBA apelon: Duam që reforma në drejtësi të ketë sukses, të përshpejtohet vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët”

  1. Koleci says:

    Po moj zonja ambasadore gjithe kjo zallamahi dhe protesta qesharake per drrasat e kalbura dhe llamarinat e Teatrit Kombetar behen qe te pengohet ajo e shkrete reforme ne drejtesi. Besoj se e ke kuptuar tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje