Nga Mira Kazhani
Unë jam e ardhur në Tiranë, dihet. Madje, edhe këtë disa ma bëjnë si akuzë: “Ajo nga fshatrat e Burrelit”. Po, nga fshati i Ahmet Zogut jam dhe duhet të kemi ndonjë lidhje, të paktën për nga kokëfortësia. Më pëlqen figura e tij edhe fakti që armiqve iu është përgjigjur sipas meritës! Sikundër më vjen keq që historia i shkoi përkundër dhe Shqipëria iu nënshtrua fatit historik të saj si edhe pjesa tjetër e lindjes.
Më ndodh të përfytyroj se si do kishte qenë fati i këtij vendi monarki me pamje nga perëndimi dhe Europa, por siç thonë andej nga fshati, nuk qahet ç’ka nuk qe kismet.
Në Tiranë kam ardhur 18 vjeç. Kjo ishte pjesë e një dialogu me një vajzë në Instagramin e Tiranapost. Ishte një nga shumë të rinjtë e hidhëruar nga prishja e teatrit. Është një ndjenjë e përzier, por më duket një gjë e mrekullueshme që të rinjtë kanë këtë qasje ndaj nevojës për memorie, për nostalgjinë. Të mbetesh qytetar në një shoqëri që përditë ikën nga pak, është mbresëlënëse.
Flas shpesh me ndonjë prej tyre dhe kam disa të preferuar. Madje, e kam piketuar edhe kryeministren e ardhshme. Është një demokrate 24 karat dhe vajza më inteligjente që kam folur ndonjëherë.
Të dielën, kur pashë videon e shembjes së Teatrit Kombëtar, në orën shtatë e pak të mëngjesit, u mpiva. Jo se më pëlqente si godinë, por kur e pashë të lëshohej përdhe, ndjeva keqardhje. E para për veten: M’u shfaqën vitet e para të gazetarisë, kur për pak kohë kam bërë reporteren e kulturës, në Tv Klan. Më pëlqente shumë kur shkoja, shikoja shfaqjen dhe në fund bëja një kronikë që gjithmonë jepej në fund të edicionit të lajmeve dhe unë isha po e fundit që mbaroja punën. Ishte një dimension lirie teatri, jo fundi, jo ndërtesa, por “vibe” aty gjithë njerëzit që shihja dhe më dukeshin më të lirë më të çmendur, më të përkëdhelur.
E dyta: Nuk mund të duartrokasë askush për fikjen e një adrese shpirtërore të artit sot, edhe nëse koha do tregojë që ishte e duhura. Se një ndërtesë më e bukur po vjen etj etj. Këtë s’e dimë! Eiffel vdiq në Paris, pa e ditur se do kish gjithë dashurinë e botës. Teatri si ndërtesë dhe si Kujtim janë dy gjëra të ndryshme. Sikundër Teatri si sjellje politike dhe pushteti janë po dy faktorë me shumë domethënie për të cilën e kam një përgjigje në fund.
Por po duket se teatri i vjetër po na shërben si një moment reflektimi për atë që jemi bërë, për monstrën që po nxjerrim në treg si politikë dhe shoqëri bashkë. Neve sot na mungon ndjeshmëria, ajo kur i flasim njëri-tjetrit, kameras, apo kombit! Pandjeshmëria politike, pandjeshmëria e vendimeve, pandjeshmëria me të cilën i vjedhim protestën njerëzve të lirë dhe bëjmë politikë dhe pazar në Bulevard me ndjenjat e qyetarëve të drejtë. Ky është Atdheu i ri që po ndërtojmë, me rob të pandjeshëm, të shtirur dhe mite të rrejshme. Pandjeshmëria e momenteve, pandjeshmëria e deklaratave, pandjeshmëria e titujve. Në jemi duke rritur përbindëshin vetë. Të mendosh që njerëzit më të ‘ndjeshëm’ janë meme-istët ose manipulatorët me faqet anonime.
Kur teatri të jetë ndërtuar do i shohim të gjithë duke bërë foto tek i riu. Më falni për pandjeshmërinë, por është si virus.
Nëse në shesh do kishin protestuar të rinj pa urdhra partish, ata që kam lexuar lart e poshtë, besoj se maxhoranca do ta kishte pisk. Ajo që ndodhi me teatrin do të gjykohet me votë dhe me kohën. Por besoj që ky akt do të ketë fuqinë të bëjë një ndarje. Kjo ‘vdekje’ mund të lindë një të re. Ky degradim mund ta në çojë në reflektim. Ndoshta?!
Unë nuk mendoj se një godinë e vjetër ishte Atdheu, por se çdo gjë e këtij qyteti është Atdheu. Pyete veten: Pse po flasim vetëm tani dhe vetëm per teatrin?
Ne njerëzit që jetojmë e punojmë, s’jemi për tu mbrojtur?! Të rinjtë që po mbrohen me pandjeshmërinë tuaj, të atyren dhe tonën, ne si shoqëri ku po shkojmë? A s’jemi ne, edukata jonë, arsimi, mendimi, gjuha që përdorim, reflektim i Atdheut? Të gjithë kundër të gjithëve është xhungla, jo shoqëria. A e kemi parë parlamentin? A e shohim si bëhen zgjedhjet? A i shohim si përdridhen sa këtej andej dhe kanë edhe emër të bukur ‘aleatët’. A e sheh ç’bëhet online?! A e ke parë telefonin sot?!
Ne nuk kemi folur edhe për të tjera pasuri të memories meqë ra fjala dhe sinqerisht të bukura pafund në këtë qytet/Atdhe.
Për shembull, kur isha 18 vjeç kishte më shumë shtëpi e lagje tiranase. Dhe unë jetoj sot e kësaj dite në një të tillë tipike. Ndjesë veriut tim të dashur apo jugut të kripur, s’ka si Tirona. Janë aq të mirë e babaxhanë. Kur isha e vogël ëndërroja shtëpitë me portokalle dhe jaseminë dhe në lagjen time ende ka.
Çdo ditë shoh dy ish-vila, njëra toptanase, por çështje orësh janë. S’do t’i shoh më. Po zëvendësohen nga pallate. Askush nuk flet! Më duket Exit.al kishte një artikull të tillë dhe janë fiks vilat e lagjes time.
Sa shumë prej tyre janë kthyer në pallate dhe sa po kthehen. Sa janë kthyer në qendra tregtare dhe sa do të kthehen. Qyteti ka kohë që është një qytet tjetër dhe bashkë me pallatet e gjatë, qendrat tregtare të gjera, po vjen edhe pandjeshmëria e ngushtë!
Atdheu ka kohë që është tjetër. Po e vrasin ata që në emër të tij flasin e po ia mbyllin gojën me pandjeshmëri. “Sot askush nuk ka të drejtë”, më tha vajza e inbox-it, që ishte kaq e trishtuar. “Ndaj nuk dal të protestoj. S’jam dele të dal aty. Por është e dhimbshme që veprojnë kështu mbi ne”.
Mendoj se ajo kish të drejtë!
-Ela, e di si është kjo punë! Po të kishim protestuar me kohë për degradimin e partive politike, të dialogut, të arrogancës brenda tyre. Po të kishim më shumë sesa shoqëri civile, ide civile, më shumë njerëz që flasin e nuk çirren, që punojnë e nuk përdridhen, sot do të ishin më shumë tek teatri!
Mbas Teatrit kombetar sygjeroj me rradhe teatrin e kukullave, teatrin e operas, pallatin e pionierve, kalane e Tiranes dhe Sahatin… jane shume te vjeter per Tiranen moderne.. per Tiranen pa nje stacion treni, per Tiranen qe stacionin e autobuzave nder urbane e ka ne Kamez, per Tiranen qe lidhet me te vetmin aeroprt nderkombetar me nje “linje” autobuzi absurd, per Tiranen qe sa bie erresira nuk ka asnje lidhje urbane me qytetin e dyte ne vend, Durresin vetem 30 min larg, e se fundmi per kryeqytetin tim modern ku ne urban hypin i sfigati, sepse i tille eshte sherbimi urban e per keto nuk e kane fajin keta qe sot qeverisin, por te gjith ata qe e kane bere per 30 vjet.
Trishtim..
Jam dakord me ty. Sidomos ai altoparlanti i xhamisë në qendër dhe ushtria e bythëpërpjetëve që zënë bulevardin
Nje bravo te madhe……jemi bere te gjithe dele…….na terheqin ne kauzat politike te sejcilit krah. Kush eshte me PS thote duhej prishur, kush eshte me opoziten, duhej ruajtur, a thua se partite jane kety per cestje te trashegimise apo arkitektures..
Bravo Mira Kazhani, nje vajzë dhe gazetarë me kembe ne toke.
Nuk ka nevoje te shash Ramën nga nëna, ose me libër shtepie, per t’u dukur demokrat.
Ndersa PD nuk ka gje te perbashket me demokracinë. Jo se ka PS-ja e sotme xhanëm.
Por PD-ne per te cilën votuam me dashuri ne vitin 1991, e moren peng rrugeçet, te pamoralshmit, katunaret (Jo fshataret, se ata kane kulture), injorantet, dhe batakçinjte.
PS-ja nuk eshte problemi im. Përsa kohe qe PD-ja jone perpelitet nen thundren hitleriane te Berishes, PS-se dhe Ramës ja befte Zoti hallall, se nuk kane kundershtare.
He per he, shumica e njerezve kane zgjedhur qe: me mire nje PS si kjo qe eshte, me Ramen me krye, se sa nje PD qe zvarritet per toke nga Berisha, dhe me nje pupac ne krye.
Tani me thoni cila eshte zgjidhja?
Po natyrisht pra, zgjidhja eshte tek PD-ja. Nje PD e reformuar e çon Ramen ne pension. Me kete PD, Rama rri edhe 8 vjet kryeminister.
He more demokrater te pjerdhur nga trutë? Qysh do ja bejme, sepse po nuk beme per vete shumicen e popullit, PD-ja ta harroje pushtetin. Apo trima te medhenj ju, do ta rrezoni Ramen me protesta!
Aq sa rrezuat Enverin. Rrezuat bustin, se Enveri kishte kohe qe kishte vdekur. Debila.
Derisa te mbusheni me mend, ta gezoni Ramen, se ju koqet e PD-se e meritoni Ramen.
Çfare te bejme ne thuaj, qe s’kemi alternative tjeter.
Mira, se dola nga Tema. Faleminderit per shkrimin.
Mira e more rrogen tek ujesjellesi?
Cudi! Nuk e prisja kete reagim nga Mira…e prisnit ju?! LOL.
Oj kusherira e Zogut, Zogolli nuk e kishte mbreterine e tij, por e akaparoi ate titull se ishte diktator. Jo per gje, por meqe na e mbake veten me te madhe se ike si pune fisi. I ashtuquajturi mbret, e braktisi vendin e tij ne diten me te veshtire, se i tille ishte ai e dridhte sa me serbet e
me italianet.
Qe te kthehemi te prishja e bordellos se marume, ti nuk duhet te kesh asnje pishmanllek, se ishte nje gje e sajume. Por, une te perkrah ne ate qe ndertesave te vjetra karakteristike duhet tu behet nje rivleresim dhe mos prishen edhe sikur te zotit te shtepise ti mbushet mendja ta rrafshoje
per nje pallat me dyqane. Ketu hyn ne loje Instituti i monumenteve qe i kategorizon ndertesat.
Ne Angli ndertesat klasigikohen sipas gradeve psh grade I ose grade II building. Kjo do te thote qe pronareve u ndalohet jo e jo ti prishin por as tu bejne shtesa.
Mira Kazhani ne konfidence ka deklaruar se i mungojne shume ato intervistat e stisura me Izet Haxhine…
Mira Kazhani! Marin Gjollma ka shkruar dicka ne facebook! Lexoje! Marini eshte djale i talentuar dhe njeri shume i mire! Ai,Marin Gjollma i ka thene gjerat drejt! Sepse edhe ti ke “konflikt interesi”, si per shembull je nga fshati i Mbretit Zog dhe nuk e ke idene se kush ishte teatri per aktoret e medhenj, jo per keta capaculet saliniane! Kjo per tethene qe Luli s’ka lidhje fare me teatrin! Teatri duhej te prishej! Se si u prish hap debat! Por qe Saliu dhe likja me Lulen dhe Monen ,qe nuk besoj se kane qene ndonjehere ne te,jane kunder eshte poshtersi! Ka te beje vetem per arsye personale kunder Rames dhe politike! Nuk duan te votojne reformen zgjedhore! Pastaj po na fole per rinine qe ju erdhi keq,kane mungese intelekti!
Respekte Mira per shkrimet e tua ne pergjithesi. Te respektoj ne radhe te pare per kete, per guximin tend. Dhe jo se je nga fshati i Zogut. Por te respektoj mandej, edhe per nje fakt te rendesishem: si mbese e Hysni Milloshit, atdhetarit te ndershem, nje pene te paster dhe shume te dashur.
Ama mbesa e Hysni Milloshit qenka! “Ne jemi komuniste, shoke te Enverit, Partia na kaliti, besnike ne rruge te nderit” – me keto vargje H. Milloshi fitoi festivalin e 21 (1982, – . me muzike te A. Mules), e sa e sa te tilla per Enverin. Vetem per nje gje e çmoj H. Milloshin: nuk nderroi asnjehere flamur.
Joel, je i madh.
E mër ti joel, kish qellue kokëderr Hysa.
Artikull i peqyshem!
Kur degjoj se ishte vlere nje super stalle qe dhe gomeret duhet te kishin dale prej andej te semure gozhde drrase e kashte.turp
Lere mira me keto qe shkruan ti me duken si hartime gjimnaziste je gjimnaziste seshte per ty gazetaria shko andej depo e ujit be na nj lek.
Nje tekst I Edvinit, I firmosur nga kjo Kazhani. Kjo firma di te hedhe,si p.sh ne borderone e Lalit..
Ndersa Edvini po ben kujdes te madh mos te lere gjurme…
Nuk kena uje nga tre dite , pse e merr rogen kot.
Mira love you,je shume good looking,
E di qe s’kam ndonje shans te fle me Ju por ndjenja ime shoqerore eshte :love you,je sexy.❤️❤️
po ti me kete foto sikur kerkon te shitesh vec nga fshati zogollit mund te jesh o goce,
mos kujto se ka brire katundarizmi, ja keto ka
Zonjush Mira,pse ke ardhe nga nje fshat I Burrelit mos e ndjej vehten inferiore,sepse ne Tirane rreth 90% jane te ardhur.Aqe me teper ju rridhni nga nje fis I mrekullushem.Edhe une jam me preardhje nga nje fshat I afert ne periferi te shkodres.Ne vitin 1959 ne moshen 13 vec me doli bursi per shkolle te mesme ne Tirane.Pasi mbarova shkollen e mesme me doli bursi per shkollen e larte po ne Tirane.Ne ate kohe brenda unazes ishte ferra qe nga 21 dhjetor,lagja brrakes deri tek spitalet.Pasi mbarova shkollen e larte me emruan ne Burrel.Sa po shkova ne Burrel degjova shprehjet:”Balte e kaqe e Burreli” dhe “Kush hyne ne Burrel nuk del”. Ne Burrel punova 4 vjet,pastaj u transferova ne Tirane.Transferimi im qe nje llotari ose me kapi lapsi sepse nuk kisha asnje perkrahje.Per Burrelsit ruaj nje respekt te vecant si mikprites,dashamirs dhe bujar sidomos per ne jabanxhinjet.Qyteti ne te dy anet e rruges ishin mbjell me molle,nje bukuri e rrale.Mollet nuk I prekte njeri.Kur piqeshin,vileshin nga komunalja dhe ju shperndaheshin qytetarve. Hyrja ne Tirane ne ate kohe ishte njelloj si sot ne emrigacion.Se pari duhesh nje urdher ministri te emrimit ne detyre .Sipas urdherit ministrit perkates behesh pashaportizimi nga Komiteti Ekzekutiv te asaj kohe.Pastaj kishe te drejt te kerkoj strehim,I cili shkonte deri 4-5 vjet te marresh shtepi.Une te jene I sinqert nuk e kam ndjer kompleksin si nga fshati.Ne dikasterin qe fillova pune afersisht 5% ishim complete nga veriu,te tjeter ishin nga jugu. Sot levizja eshte e lire por konkurenca eshte e madhe.Kompleksin e te qenurit nga fshati e eliminon konkurenca. Mira respekte dhe mbaje koken lart se je me vlera.
E ke qare Mira.Te sheshi,te shesi ,te sheshi,o hej o hej o hej!E di qe ju verioret keni shije e nostralgji per te vjetren ,rezultat ky i pasqyruar tek ndersa dihet qe Edi Rama eshte i lindur per atje ku eshte e kete se luan as topi a pushka e ndonje prej frengjive ,jJu nostalgjiket e te vjetres nuk u çuat njehere per shpellarin Sali qe jo vetem e shkerdheu kete vend e vrau e e torturoi por e nxorri edhe ne pazar per ta shitur si ai perfaqesuesi yt qe sot ti mbesa e tij je krenar qe vodhi floririn e ketij populli sikunder neser nje mbese tjeter mund te jete krenare per Toto Liken qe beri te njejten gje!Ne fakt e ç’fare vlere ka tradhetia ne kete vend kur ai ka imunitet nga keto ngjarrje te kobshme!Nje pyetje kishe se fundemi per karakatinen e Teatrit Popullor,qe Bingo nuk kthehet me kjo eshte e sigurte,por mos kishe ndigjuar ndonje llaf qe mund te behej restorant per dasma e ndoshta kishe ndonje plan????
Nostalgjia qe Ju keni per satrapet tregon se Rama eshte ne rrugen e duhur e qe juve ju prish pune sepse pas Ahmetit erdhi Enver e pas tij erdhi Sajiheja!
Brava Mira.
Po ke shume te drejte ,je shume e sakte,ashtu si thu ti duhet te jete,ka shume ketu qe jane qytetare te mire,te ditur dhe njerzor,po nga ata te tjeret qe jane shume pak,po nuk lene hapsire pe keta njerez te mire,ata kane vendim marrjen,ata caktojne kriteret per te punuar ne instuticione te ndrysheme dhe prandaj jemi ketu ku jemi,por gjithsesi dhe kjo eshte nje lufte,e gjate,po do vendosmeri,masivitet dhe mire kuptim per te punuar per ndryshim.
Disa gjerave ne jete ju shkon pershtat nje thenie””me mire vone se kurre… Ne pikpamjen time teatrore apo kinematografike te pakten 20 vitet e fundit (akoret)…qe bejne aleanca per mbrojtjen e nje objekti qe ata e quajne klasike nuk kane asnje lidhje me kete te fundit pasi ne vetvete jane te gjithe ..modern..Ne kete kete pike mendoj se po bejne nje kontrast me veten dhe me realitetin pasi per keta lloj aktoresh do ishte me e drejte te kishin nje teater modern…koha e aktoreve klasike dhe gjigande te skenes dhe kinemase ne nje fare menyre po ju hapin krahun ketyre moderneve te sotem dhe per kete motiv nuk kane qene kunder asaj qe ndodhi…Ne mbyllje desha te theksoj se: ne qofe se sipas dikujt si Marku …Robert Nrdrenika nuk na qenka aktor …atehere i bie qe teatri u shemb por me mire mos te ndertohet me kurre…..