Komisioneri i BE për Zgjerimin: Nuk ka nevojë t'i tregojmë Shqipërisë së çfarë teatresh të ndërtojë!

19 Maj 2020, 21:35Politika TEMA

Komisionieri për zgjerim i BE Oliver Varhelyi gjatë një debati në Parlamentin Europian ditën e sotme u shpreh se nuk i përket Brukselit t’i tregojë vendeve të tjera se cfarë lloj teatresh të ndërtojnë. 

Kjo deklaratë e tij u bë gjatë një debati me europarlamentarë në lidhje me marrëdheniet e BE me vendet fqinje të saj. 

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me çështjen e teatrit kombëtar ai u shpreh se ndonëse do të ishte e udhës që të gjehej mirëkuptimi mes palëve, çështja e ndërtimit të një teatri është çështje e brendshme dhe i takon Shqipërisë të vendosë për të. 

“Kuptoj që është kompetencë e secilit shtet për të diskutuar në lidhje me teatrin e tij kombëtar pa patur nevojë që ne t’i tregojmë atyre se çfarë teatri kombëtar duhet të ndërtojnë.

E rëndësishme është që të mos bëhet në mënyrë konfliktuale. Dhe përfshirja e shoqërisë civile është siguruar në këtë proces dhe për këtë të fundit ishim dakord me kryeministrin Rama”

2 komente në “Komisioneri i BE për Zgjerimin: Nuk ka nevojë t’i tregojmë Shqipërisë së çfarë teatresh të ndërtojë!”

  1. sert says:

    tamam, shqiperia po vdes per buke, me pak llafe ky esht teatri tragjik i shqiperise, me keta hajdute ordinere qe kemi neper kembe

  2. Nafia says:

    Nuk do Doris Packu mor jahu,madama plake,shoqja e Sali kriminelit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje