Anëtarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari thotë se, Ambasada Amerikane në Tiranë ka sugjeruar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend dhe implementimin e një sistemi që zbatohet aktualisht në Danimarkë.
“Ne duhet të gjejmë një konsensus lidhur me këtë pikë. Të zgjidhim çështjen e listave të hapura apo të mbyllura. Ambasada në email-in e saj ka cituar sistemin danez. Është njëlloj sugjerimi i një sistemi hibrid dhe duket një sugjerim i duhur për të arritur një konsensus në tryezë”, deklaroi znj. Hajdari.
“Shqiptarët e duan ndryshimin e sistemit dhe tani shohin një qëndrim të qartë të ambasadës amerikane. Duhet ta marrin shumë, shumë seriozisht këtë çështje. Është një rekomandim për të cilin duhet ë gjejmë vullnet politik për ta ndryshuar sistemin zgjedhor”, shtoi ajo.
Sipas deputetes, deri tani të tri palët në tryezë, PS, PD dhe LSI kanë treguar se nuk kanë vullnet për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Sistemi i propozuar është proporcional rajonal me korrektim kombëtar me lista të hapura, Me këtë sistem nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.
“Është njëlloj mënyre për të kapërcyer listën nga fundi. Bëhet përpjesëtimi i kandidatëve në momentin që një individ merr më shumë vota se sa lisa përcaktuese e kryetarit atëherë ti je në gjendje të marrësh atë vend që ta takon. Motivon përfaqësuesit dhe kandidatët dhe të punojnë sa më fort që të marrin vota”, u shpreh znj. Hajdari duke shtuarës ajo vetë do të dëshironte sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise.
Neni 2
1.Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
2.Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
Ku eshte sovraniteti i popullit tek ky sistemi danes?
Ne se listat i hartojne partite politike,atehere populli konsiderohet “dele”,qe vetem thirret vetem te votoje e jo te zgjedhe!
Pse deputetet te mos jene perfaqesues te te gjithe popullit e jo te partive politike?
Pse duhet te kete grupe parlamentare dhe ne krye te tyre te jete kryetari i grupit parlamentar,qe i komandon deputetet te votojne sipas urdherave te kryetarit te partise?
Sistemi rajonal eshte sistem antidemokratik sepse vulos ne tavoline fitoren alternative te dy partive te medha,ndersa te tjeret jane te humbur pa hyre ne gare!
Deputeti eshte perfaqesues i te gjithe popullit,qe harton ligje e nuk eshte ushtar i partive politike sic ka qene me ligjin aktual!
Kemengulja e kujtdo,qe nuk pranon sistemin mazhoritar kombetar me lista te hapura eshte vulosje perfundimtare e demokracise ne Shqiperi!
Ne kete menyre do te vazhdoje sundimi i 2 kryetareve te partive politike kryesore PS-PD!
Atehere ku eshte ketu reformimi i sistemit zgjedhor?
NJE VRIME NE UJE!
Populli shqiptasr ka qene dhe eshte i TRADHETUAR!
Dakord per korrektimin kombetar. Eshte nje gje e mire qe u jep mundesine disa partive te vogla qe nuk kalojne pragjet e larta rajonale por qe kane shtrirje ne gjithe Shqiperine te fusin disa deputete ne parlament.
Sa per listat e hapura, mendoj qe Shqiperia eshte ende e papjekur per to. Do te fillosh sherri nen rrogoz dhe lufta per blerje votash nga kandidatet e te njejtes parti, sa keto fushatat e shemtuara qe kemi sot do e na duken si lule zambaku. Do rritet shkalla e manipulimit te votes.
Shqiperise i duhet fillimisht te depolitizoje administraten elektorale dhe te garantoje pastertine e votes.
Pastaj te thjeshtoje dhe permiresoj sistemin elektoral se ka shume te renduar.
Kur te jene arritur keto, atehere i vjen radhe listave te hapura.
Ti Rudina duhet me bere pune vullnetare gjithe jeten dhe prape nuk e lane ate cfar i kane bere Shqiperis prinderit e tu, me e shite te gjithe pasurine qe keni si familje dhe me e nise nga zero, pastaj te shohim sa e afte je.
Një pyetje p.ër Erhardin: Kush do ti hartoj listat? Në se jo partgitë kusht tjetëlr?Apo shoqeria civile? A e thotë lkushtetuta këtë? Jini krejt naiv.