Nga Alba Malltezi
Se cilët jemi ne të vërtetë, në këtë pranverë të vështirë të 2020, mjafton të dëgjojmë e të ridëgjojmë ato pak sekonda nga zëri i shkrimtarit më të madh që kemi në ditët tona, Ismail Kadare.
Me të drejtë gazetarja i kërkon një mendim për ngjarjet e fundit që kanë tronditur: Shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, por shkrimtari me zërin e butë të moshës e me mirësjelljen e njeriut që i ka kapërcyer mes bukurisë së fjalës të 84-at nuk përgjigjet, ose më saktë, kërkon të mos shprehet pasi “nuk ndjehet mirë, pasi nuk dëshiron të përzihet…”.
Kadare nuk ka qenë kështu. Ishte i drejtpërdrejtë dhe i sertë në përgjigje, sidomos kur pyetjet nuk i interesonin apo nuk i pëlqenin, me një vështrim mund të thërrmonte këdo. Sot e kësaj dite kujtoj emocionet kur iu afrova për një mendim, atëherë gazetare e re.
Pesha e fjalive nëpër kryeveprat e tij, mban larg kë dëshiron ta mbajë, rreth tij krijon një aureolë më të hekurt e të padepërtueshme se edhe hekuri që usta Suruxhai përdorte për topat e tij.
E megjithatë, në ato pak sekonda zëri i shkrimtarit, ato që ai nuk tha, janë shumë për ne. Si për shembull, se jemi bërë njerëz agresivë dhe linçues ndaj çdo mendimi ndryshe dhe se kur kemi përballë këdo që nuk e mendon si ne, pa përjashtim, jemi të aftë të shqiptojmë ofendime, shpifje dhe përbuzje ekstreme. Nuk kemi kufizime dhe respekt për askënd, qoftë ai familjar, koleg, fqinj, i njohur e i panjohur, deri te njerëzit më me vlerë në fusha të ndryshme që kombi ynë ka ende gjallë. Besoj i lexuat reagimet vetëm pse Kadare nuk u shpreh?
Në çdo debat publik skenat janë tashmë të njohura: Biseda nis me një mirësjellje false, fjala kalon nga një debatues te tjetri dhe ngec mizorisht, pashpirtërisht kur dy bisedues nuk bien dakord me atë që po thuhet. Aty fjala bëhet më e rëndë dhe më fshikulluese, më sharëse dhe më poshtëruese se çdo gjë që mund të mendohet dhe imagjinohet më parë.
Ofendimet, të vërtetat që përzihen me të pavërtetat, cinizmi dhe fjalori i papërshtatshëm fluturon nga studio televizive në divanët e shqiptarëve duke i ushqyer me një energji të paparë negative, të cilën duan s’duan do ta hedhin edhe ata diku, në rrjetet sociale më kollaj.
Në këtë mënyrë, ne, që për 40 vite diktaturë do të duhej të ishim të dashuruar e të dëgjonim me durim e pasion mendimin ndryshe, të dëgjonim me endje e të përgjigjeshim me mençuri duke bërë kundërshtimin tonë, e presim atë me një shpatë të mprehtë jeniçerësh si të ishin kokat e masakrave më të tmerrshme në betejat e turqve.
Ja pse tha shumë shkrimtari ynë i madh me atë që nuk tha.
Fjale me mend, fjale me mend. Nuk e di nga vjen gjithe ky gurgullim akuzash
Kush eshte kryeministrja demokrate 24 karat?
Mos me thuaj nonje nga ato te karparateve?
Jam shume kurioz.
Po te pres ke nje pace dhe pilaf nga mua.
Lereni Kadarene ne qetsine e tij dhe mos prisni te marr pjese ne te gjitha zullumet qe ndodhin ne Shqiperi. Per cfare te prononcohet ?Per fjalet e Andi Bejtjes? Ketij ”intelektuali” fyell gjoja me pasione perendish, qe te vritka per teatrin apo qesharakeve Budina?.Kadare nuk do ta uli vehten me pazaret e PD.Ahere kur vodhen votat hapur dhe mori bashkine ky gjumashi Kadare i keshilloi te mos e merrnin drejtimin e bashkise. Po kush e degjoi??? Prandaj Kadarene lereni te flase vetem kur te doje AI.
Interpretim qe me sjell ne mendje veten time. Nuk guxoj te flas me shoketPD-ist se te hidhen gati ne fyt po the qe me pelqen teatri i ri
Jam totalisht dakord me ju. Njerezit e mençur nuk mund te shprehen sepse kryqezohen nga injorante dhe servila partish. Keta te pseudo te djathtet jane me te eger sepse e kane injorancen te damkosur ne tru dhe etjen per pushtet te tepert
Në paragrafin e fundit ia ke fut kot. Gjithsesi, foli apo nuk foli, Kadaresë do t’i bëhej gati arkivoli, siç iu bë. Ai e njeh këtë logjikë turmash, si dhe hakmarrjen berishiste për ata që janë kundër tij: se nuk ia bëri edhe atij një përmendore si Hoxhës. Është konfirmim i votës pro prishjes, të cilën shkrimtari e di vetë kur dhe si do ta publikojë.
Fiks!
Keta i kerkojne Ismail Kadarese bekimin e tij per vjelljet, per korrupsionin, per pa-ligjeshmerine, per drogen. . . e kush i mban mend te gjitha !! Kadare e di se çfar flitet ne shkrimet e gazetave tona. Jane shkrime teper te thjeshta, qe gjunah mos ti mbash mend :
Edi Rama ne çdo tre fjale nje e ka Sali Berisha, te dyten 7×7 =42, te treten ja fut kot e bythlepiresit e klasifikojne si batute. Se ça do punoje e do haje ky popull, atij nuk i rruhet fort. Kjo dihet tashma.
Sali Berisha ne çdo tre fjale nje e ka piktori i deshtuar, te dyten Rama ik, dhe te treten Edvin Droga. Se kur ishte ai ne pushtet, ka ba ma mire se ky qe asht sot !! Me nje perjashtim : populli ka pas ma teper se sot. Shume rrefugjat u kthyen per te jetu ketu.
Lulzim Basha ne çdo tre fjale, nje e ka kur te bahem un kryeminister ( pa zgjedhje ) te dyten Oligarket, dhe te treten ja fut kot edhe ai, por qe nuk ja klasifikojne si batute, por si gafe.
Ilir Meten lere fare. Ai flet rradhe, por ama ban gol atehere kur asnje se pret, e porta asht pa portjer.
Mbas artikullit e kane rradhen zuzaret e te gjitha partive qe nuk lajn prag shpie pa ja share autorit. Mbasi mbarojne me autorin fillojne me njeri tjetrin, e mbas mbarojne me njeri tjetrin , fillojne me ato qe e lexojn artikullin, pra krijojne nje kokteil banal njisoj si ne familjet e tyre, qe flejne bashkarisht dhe asnje nuk e din se djali, motra e vellai i kujt asht. Pra, nje lloj endogamije.
Ismail Kadare nuk asht i marre per me fole kundra per asnjenen pale. Pse te ngaterrohet ai ? Ai per kete pune ka ik ne France, qe te jete sa ma lerg tyre.
Kadare vertet eshte nje monument i gjalle, qe duhet te mbrohet nga te gjithe ne. I ndergjegjshem qe nje prononcim i tij pe ceshtjen ne fjale, pavarsisht te vertetave qe do te thoshte, por qe nje pjese e jona nuk para e ka shum qejf kur na thone te verteten sy. Ne media do te krijonte nje stuhi te vertete, ne te gjitha nivelet e shoqerise, njerez te zakonshem, apo “politikberes”. Nga galeria e zhargonit te rruges do te vershonin nje lum sharjesh, e anatemash, per te djeshmen dhe per te sotmen e tij. I pafuqishem per te perballuar kete urragan, per shkak edhe te moshes, por per mendimin tim edhe per shkak te egos, ai preferoi qe me mire t’mos prononcohet. Ky qendrim, per Kadaren mund te jete komod, por per mendimin tim, me duket se nuk eshte ne sinkron me interesat e shoqeris tone. Pavaresisht “kostos” prononcimi i Nobelistit do te ishte shum i shendetshem per pjesen derrmuse te shoqerise shqiptare, pavaresisht qejfmbetjeve te grupeve te caktuara shoqerore. Ne fund te fundit, kur momenti e kerkon edhe duhet “sakrifikuar” dicka ne interes te shoqerise. Shoqeria njerezore iluminohet nga njerezit e ndritur, por si, duke heshtur, pikerisht ne ate moment kur me shum se kur duhet ata duhet te thone fjalen e tyre!?
Ai the te tjere si ai, qe Kane respect ne shoqerin shqiptare (kudo qe eshte) duhet te reagojne domosdoshmerisht,
Ata nuk duhen vetem per argetim prej artit ose letersise qe shkruajne.
Te ” FOLURIT ” duke mos folur si e Kadare, T O P I (!!!!!!!!bamir?????) e te tjere mund te perdoret ne diplomaci shteterore, jo per keto.
BRAVO A. MOISIU qe ka reaguar me shume per problemet e vendit (e duhet prape me teper te flas)
Unë e shikoj në një këndvështrim tjetër.
Si i zgjuar që është, e di mirë që:
HESHTJA ËSHTË FLORI!
Dilema:
KUJT TJA PRISH E KUJT TJA NDREQ.
Veprat e tija të mëdha i ka rishkruar sipas shijeve të tanishme!?
Ku e gjete ket shprehje mo?
Likja eshte flori jo heshtja.
Heshtja e Kadarese ne kete rast ashtu si edhe ne disa raste te tjera sjell paqe dhe jo grindje. Imagjinoni nese do prononcohej per njeren apo tjetren pale. Shkalla e irritimit do ishte me e madhe. Ndonjehere presioni i jashtem con ne terheqjen e njeriut me mend. Ashtu si shume profesioniste ne fusha te caktuara te jetes, jane terhequr nga presioni i jashtem, te marrjes persiper te veprimeve te drejta por me risk, qe ata do te benin ne situata te nje qetesie sociale.
Nje shkrues pyet nga vijne gjithe keto akuza? me fal por si nuk e di qe vijne nga satrapi Sali Beisha dhe gjoja president sepse kan abuzuar shume me lekun e popullit dhe do to gjeje belaja shume shpejt Ata mendojne se duhet ta marim me cdo menyre pushtetin qe te shpetojme dhe te permbysim ate qe po nderton Amerika ne drejtesin Shqiptare
Nje debat i dhimbshem qe duhet te kaperceje keto pak rreshta. Kur bagetite guxojne te anatemojne Kadarene mendoni cfare ndodh ketu.
Thone se e drejta , vonon por nuk harron . Me vjen mire kur digjoj vleresime , per ,zoteri Kadare , nga individe qe orientimin e kane majtas ; per ide , apo per mide (oreks) , kjo s’besojse ka rendesi . Pas viteve 90 nje lume mllefi derdhej pa pushim ndaj zoteri Kadare , me arsyetimin se ,nese ishte atdhetar , nuk do ta tradhetonte shqiperine , dhe nese e donte vendin do te qendronte ketu dhe te behej politikan , kjo per te shlyer -sipas zoterinjeve – nderin e madh qe i beri partia dhe sh Enver , duke e mbajtur edhe si shkrimtar oborri . Keto mendime dalin qart edhe sot , duke e cilesuar si bukeshkal , dhe jo si -nder i kombit ne kulturen shqipetare – .sinqerisht , me vjen mire qe digjoj zera pozitiv , per zoteri Kadare , eshte njeriu me i madh i letrave shqipe , dhe si i tille , nukse nderohet asnjeri per kundershtite dhe mllefet kunder tij . Askend nuk duhet te perbaltim , thjesht per interesa .
Shume zhurme per agje. Nuk eshte ndertesa e teatrit me vlera historike sepse nuk ka ndonje arkitekture te vecante. Kadare e di vete pse nuk eshte prononcuar ; nuk gjykohen Perendite. Une do protestoja, fjala vjen, kur ngrihet nje komplex ne qender te Tiranes me emrin Toptani; armikut te dyte me te madh te shqiptareve, pas Sali Berishes
E bukura e ketij shkrimi ishte se ju folet per belulin, ku ju me zgjuarsine tuaj, kuptuat se ç’donte te thoshte kadareja kur ishte i vdekur, fakti se kadareja eshte gjalle dhe se versioni juaj eshte hamendesor, e ben qesharak kete shkrim.
Mira pse ke ardhe nga nje fshat I Burrell mos e ndjeje vehten inferiore,se ne Tirane rreth 90%.jane te ardhur.Aqe me teper qe rridhni nga nje familje e mrekullushme.Edhe une jam me preardhje nga nje fshat ne periferi te shkodres.Ne viti 1959 ne moshen 13 vjec kam filluar shkollen e mesme ne Tirane,pas shkolles mesme,kam perfunduar dhe shkollen e larte.Tirana ne ate kohe brenda unazes ishte ferra si tek 21 dhjetori,ne brrake,deri tek spitalet.Pasi mbarova shkollen e larte u emrova ne Burrel.Sa po shkova ne Burrel degjova shprehjet “Balte e kuqe e Burrelit”.”Kush hyne ne Burrel nuk del”.Per fat punova 4 vjet,pastaj u transferova ne Tirane,ponova deri ne ndrimin e sistemit.Per burrelsit ruaj nje respekt te vecant,mikeprits,bujar,dashamirs sidomos per jabanxhinjet.Qyteti ne te dy anet e rrugve ishin mbjell me molle,nje bukuri e rralle,nuk I prekte njeri,kur piqeshin vileshin ,komunalja ja u shperndante qytetareve.Transferimi ne Tirane qe nje “llotari”ose me kapi lapsi pa asnje perkrahje.Hyrja neTirane ne ate kohe ishte si kur ishe ne emigracion.Se pari duhesh nje urdher minstri te emrimit me detyre,sipas urdherit ministrit perkates duhesh pashaportizimi nga ish komiteti ekzekutiv I rrethit Tirane.Pastaj kisha te drejt te kerkoj strehim qe te vinte rralla pas 4-5 vjetesh te marre shtepi.Une nuk ndjej kompleksin veri-jug por duhet te jene I sinqerte ne dikasterin qe fillova pune,afrsisht 5% ishim nga gjthe veriu,te tjeret nga jugu.Sot levizja eshte e lire,konkurenca eshte e madhe.Kompleksi I te qenurit nga fshati e eliminon konkurenca.Mira respekte mbaje koken larte se je me shume vlera.
I kerkojne Kadarese te prononcohet….dmth te thote me ke eshte. Akoma nuk e kuptojne keta njerez se jo kushdo futet ne kallepet: me ne apo kunder nesh. Kadareja ka shkruajtur shume per ate kohe, o me ne ose kunder. Ai e ka urryer kete menyte ke klasifikimit te opinioneve, si qendrime politike. Ka shkruajtur mjaft per kete pamendesi, dhe kush do te dije mendimin e tij, le te lexoje dhe rilexoje veprat e tij. Mos u perpiqni ta beni pale ne kete shemti debat. Une uroj qe ai te rroje gjate, dhe mesiguri nje dite do ti hedhe nja dy radhe edhe per kete ngjarje, ashtu si vetem ai di ta pershkruaje, si cmenduri te nje epoke postkomuniste, ku komunizmi nuk do te jape shpirt, por shkon sa ne njeren ane ne tjetren, qe te mos ta perzere askush, dhe te vazhdoje te mbetet midis nesh….
Une flas me heshtjen time,tha Bamir Topi kur Saliu e quajti horr bulevardi,po Bamkes i falet se ishte ne vendin e gabuar,ne kohen e gabuar,si Tiranas i urte nuk ishte per ate pune. Ismaili duke qene gjithe kohen shume me afer Saliut se socialisteve,e ka te pamundur te flase,ai i njeh mire falangat e pd-es.
Nje Fjale e Vjeter thote : “Ai qe nuk flet, ose di shume ose nuk di fare” ! Kadare ? ! Kam degjuar shume, madje edhe nga pjesmare ne Protesten e Teatrit, qe ta etiketojne Kadarene si Komunist, dhe nuk kishin lexuar, apo te dinin nje Vjershe te Kadarese ( pa tjeter lexuar por nuk e dinin se kush e kish shkruar). Ne jemi te gjithe deshmimtare te nje nje kulture te varfer , qytetare, intelektuale , sociale me pak fjale. Ky eshte deshtimi 100-ra vjecare i ketij populli. Protestojne per Teater ata qe nuk e dine c’teatri, kontestojne muziken ata qe njohin emrin vec te nje vegle muzikore, ( lahute, cifteli, mandoline apo saze), flasin per Akademine ata qe shkruajne cdo fjale me germa kapitale dhe pike ne fund, bejne politike ata qe nuk dine se cfare kerkojne nga nevoja e tyre , bejne nacionalistin ata qe ne Pandemi nuk kane nje Qeveri, kerkojne drejtesi ata qe i kane duart me gjak, kerkojne antikorrupsion ata qe kane Vila me 10 hale (kur vet vijne nga shtepi qelpici me nje hale ne oborr), etc. Ateher C’ te thote Kadareja (i varfer)?!
Komenti Im ishte per Mira Kazhanin,me falni.
E mira,e bukura e qenesishmja,personalja,kombetarja kane sejcila koston e vete.
Eshte detyre e çdo qytetari,per me teper e çdo intelektuali sado i rendomte qofte qe ne momente vendimesh qe marrin me dashje a po rastesisht vlere,duhen te prononcohen sinqerisht.
Gjithesesi t’a gezojme “Teatrin e ri Kombetar”me shprese se do sjelle nje nivel te ri me te larte te ndergjegjes kombetare,pamvaresisht nga madheshtija e vlerave srtukturale a arkitektonike.
Ajo qe do te kete vlere te gjate e te qendrueshme eshte ç’do luhet e çdo krijohet per t’u luajtur ne skenen e Teatrit te Ri.
Jeni aq të prapambetur dhe degraduar sa askush nuk denjon as tju përmendi.
Por ju nuk e kuptoni se jeni injorantë dhe mendjemëdhenj.
Kemi shume te meta dhe per kete jemi kaq poshte,, plerat kane marre super xhiro dhe ka mundesi te kthehemi perseri mbrapa dhe kjo nuk eshte e pa njohur per ne…. Edhe une jam dakort qe Kadareja duhet te shprehej me gjithe fraxhilitetin e moshes pavaresisht se do ta fundosnin me sulme te batakut por do te perfitonte Shqiperia ne kete mes….. Sidoqofte nuk mund ta kritikoj per kete dobesi njerezore gjigandin dhe krenarine e shqiptareve…
Se mos ka dhene ndonjehere mendime Kadare. Gjithmone ” si kofini pas te vjeli”, mbasi merret vesh nga fryn era.
Nuk te flet fare,se nuk te duron dot.Ka me qarte se kaq?
Nje dikush qe nuk te flet,nuk te duron dot.
Vjen Platini ne stadium,karroqet me mikrofon e pyesin:Me ke je?Me Tironen apo me Partizanin?
Ai per edukate hesht.
Po nuk e kupton,qe po te thote,do thote :-Jui dhjefsha juve,edi ramen,teatrin e sateme dhe Tiranen dhe Partoizanin.
Motra, shkrimi juaj i ngjason shumè studentève tè Mark Markut! Po lereni kadaren nè paqe a derbardh “Edhe nè banjè tè shkoni do tè pyesni Kadaren??Ka njè limit çdo gjè,Kadare tè shkoj e blej bukè,Kadare tè shkoj Luli nè potest?Kadare pèrse Berisha èshtè kriminel ju çfar mendoni??Kadare thonè se Meta ka frikè nga Spaku ju si mendoni?Ooo u kènaqe ju e ashtuquajtura gazetare me pyetjet qè i bèra zotit Kadare?
Kadare èshtè Babai i kombit shqiptar dhe zoti na e ruajt ndèrsa ju i çani dèrrasat.