Spartak Ngjela: Rama ka superfuqi ligjore që ia dha pandemia

19 Maj 2020, 22:15Politika TEMA

Avokat Spartak Ngjela ka bërë një analizë për tre nga çështjet më të rëndësishme që ka ndodhur në Shqipëri që nga nëntori i vitit të kaluar. Tërmeti, koronavirusi dhe shembja e Teatrit Kombëtar.

Sipas Ngjelës, të treja këto çështja janë të lidhur me njëra-tjetrën. Ai tha se Rama ka një fuqi ligjore që ja ka dhënë pandemia, por ka një tulatje që ja ka dhënë frika.

Spartak Ngjela: Nuk mund të flitet ende për menaxhim sepse sa i përket tërmetit do shikohet sesa dhe kur do mbarojë rikonstruksioni i gjithë dëmit. Deri tani dimë që ka marrë rreth 1 mld euro.  Duhet të presim. Gjendja ishte e rëndë dhe e vështirë për dy arsye.

Korrupsioni ka punuar me mafien e ndërtimit. Ranë banesa që ishin jashtë standardit të konstruksionit.

Megjithatë ato është një çështje që nuk i takon kryeministrit, por pushtetit gjyqësor. Nuk ka rëndësi kjo. E rëndësishme është kjo, se përderisa na ka thënë se ka garantuar 1 mld euro të shikojmë sa dhe kur do të përfundojë në funksion të rindërtimit të këtij shkatërrimi masiv.

Çështja e dytë është koronavirusi

Karantinën duhet ta kishte filluar që kur mori vesh që në Itali kishte filluar në masë të gjerë epidemia. Duhet të kishte bllokuar të gjithë rrugët për të ardhur në Shqipëri. Nuk e bëri!

Por duhet të jemi realist, pavarësisht nga defekti i parë, i cili mund të na kishte lënë të paprekur fare nga koronavirusi, karantina drastike që ndërmori e dha rezultatin e vet dhe dëmet nuk ishin të mëdha në funksion të shëndetit. Nuk dimë sa është dëmi ekonomik. Çështja qëndron sesi do kalkulohet dhe sa do jetë dëmi ekonomik dhe çfarë do ndodhë me remitancat. Prurjet e emigracionit dhe truizmit janë dy të ardhurat kryesore të ekonomisë shqiptare.

Dimë që remitancat kanë rënë, por nuk e dimë sa.

Sa i takon turizmit, mendohet se do ketë dëme, por ka dhe mendime të tjera që kapitali i madh shqiptar që i ka bërë pushimet verore jashtë, po kalojnë në hotelet shqiptare. Këta do ngrenë çmimet.

Megjithatë duhet ta shikojmë si do menaxhohet problemi i turizmit, sepse nuk është në dorë të kryeministrit cështja e remitancave.

A ka shenja që po tregohet i shkathet ose me skemë për turizmin? Deri tani nuk kemi parë gjë. Dimë që ka ende pengesa, por nuk dimë se çfarë do sjellë shpengimi paraprak i ditëve të fundit në lidhje me karantinën.

Prishja e karantinës për arsyet që i dimë nuk e dimë si do rezultojë, duhet ta shikojmë pas 10 ditësh. Në rast se kjo do përsëritet gjendja nuk mendoj se do jetë e lehtë. Por sipas të dhënave të mia nuk mund të ketë rreziqe të tilla sepse virusi është i zbutur.

Ditën e sotme kishim një rast, por shpërthimet kanë një jave që kanë filluar. Duhet 14 ditë që të japin rezultate në rast se kanë efekt epidemik. Duhet të presim. Shenjat janë që jo. Sipas mikrobiologëve virusi shqiptar është i dobët.

Karantinën e menaxhoi mirë, treçereku i Shqipërisë mbeti i paprekur.  Dështoi në dy tre pika, por deri tani mund të themi se rezultatet janë pozitive.

Rasti i tretë, Teatri Kombëtar

I treti rast që i doli menjëherë pothuajse me vazhdimësi me dy rastet e para është kjo që ndodhi me Teatrin Kombëtar.

Teatri ka dy aspekte: Një aspekt historik dhe një aspek politik. Por edhe një aspekt tjetër që është i frymës popullare.

Nuk po shohim mirë që shqiptarët ta dashurojnë teatrin. Dmth e  kanë harruar. Kishte shkelje apo nuk kishte shkelje. Unë nuk heq dorë nga mendimi im që ai duhej të mbahej si muze. Kishte shumë pika të dobëta në historinë e tij. Teatër Popullor është koncept komunist. Mitingu është popullor.

Është braktisur teatri. Pse është braktisur teatri? Nuk ka drama. Pra të gjitha këto duhen parë në një mënyrë të saktë, sepse nuk pati frymë popullore për shkeljen. Që ajo ishte shkelje nuk diskutohet. Por nuk ishte shkelje në funksion të lojës teatrale, por në funksion të memoris historike.

Nuk e kishin futur as si objekt kulturor. Kush është arsye le ta gjëje koha.

Ky nuk ishte një objekt i mbrojtur nga ligji. Kjo i dha të drejtë atyre të bënin këtë shkelje. Megjithatë ata duhet të kishin pyetur botën akademik, institutin e historisë, të gjuhësisë, ekspertë. Nuk u bënë këto pyetje.

Në rast se nuk do kishin ndodhur ato dy të parët nuk do ishte keq i vendosur kryeministri aktual.

Nga këto kryeministri doli i fortë apo i dobët?

Ka një superfuqi ligjore që ja ka dhënë epidemia, ka një tulatje popullore që ia ka dhënë frika. Ka dhe një pështjellim të letrarëve. Bota artistike është ndarë e ndarë për teatrin, nuk është në unitet. Është ndarë bota akademike e Teatrit, madje niveli i lartë i botës akademike nuk e ka mbrojtur ende. Të gjitha duhet të sulen dhe çdo gjë që ka ndodhur, çfarëdo defekti që ka pësuar një sens historik i teatrit duhet të riparohet në sallën gjigante dhe të shtrenjtë. Këtu nuk duhet të gabojë asnjëri.

11 komente në “Spartak Ngjela: Rama ka superfuqi ligjore që ia dha pandemia”

  1. Z says:

    Po mjaft o Taku spartaku! Nuk u sheruat nga semundja e llafollogjise!

  2. Kerkushi says:

    O Spartak, jo se e ke krejt gabim, por me e drejte do te ishte: Rama mori superfuqi ligjore me sebepin e pandemise.

  3. TIRONA says:

    Spartak:Gjithnje te kam kuptuar, por SORRY:
    1)Ajo ndertese ishte nje kazerme shurrore dopo la voro,qe nuk vinje dot ne banje,qe nuk shkembeheshin dot aktoret neper rekuizita.Arqitektura e saj vetem tregonte stemen e flamurit fashist.Ate e pershtaten komunistet.
    2)Aty u semuren shume aktore:Naim Frasheri,Roland Trebicka etj.nga myku,lageshtia,pluhuri.
    3)Kesaj TIRONE TE STERZMADHUAR NUK I SHKONTE ME.
    4)Nuk e di si mendon ti Taku,pmv tematikave qe ishin te detyruara :Por ne kemi patur shume artiste te mirefillte,qe per fat te keq po shkojne drejt harreses.
    Ja vlen ,qe te kesh nje muze per ta.
    5)Mbrojtja teatrit te vjeter behet nga disa njerez qe marrin rrogen si ne socilizem,dhe nga opozita qe kerkon mana per trahana,dhe perqindje fitimi nga ndertimi.
    6)Mendimi per ta ruajtur ,dhe te ndertohej nje teater tjeter nuk ja vlen.
    KRYESORJA TAKU,PER KETE POPULL ESHTE:
    KUR DOTE FILLOJE SPAK?
    Te them te drejten u merzita pak.Ambasadorja amerikane tha :Kjo mvaret nga liderat e partive???Dihet : ATA NUK E DUAN TE BEHET KURRE?

  4. Shkodra says:

    Ec rama…..bej shtet….dhe si dubai….shqipen…

  5. E verteta says:

    Shume mire u be qe u prish ajo kasolle e shemtuar! Rolet e aktoreve tane te medhenje dhe te talentuar, me te cilet u rritem dhe u formuam, do t’i ruajme ne kujtimet tona. Problemi eshte, qe, kur te behet ndertesa e re, qe pa dyshim do te jete shume e bukur, cfare shfaqjesh do te shohim? Do kemi raste, sidomos te rinjte, ta pasurojne memorien e tyre me role te bukura?
    Por, kryeministri yne dhe Ministria e Kultures, duhet te marrin seriozisht edhe dicka tjeter qe e kam pare gjithnje urgjente dhe per te cilen nuk flitet fare: LETERSINE!
    Ne kohen e komunizmit ( komunizem i thencin , sepse nuk ishte i tille) kishim “Lidhje te Shkrimtareve”. Pas renies se tij nuk ka me te tille, por kemi “Shoqaten e botuesve”, qe eshte nje shoqate oligarkike shtypshkronjash, e ligjeruar ne menyre te turpshme nga qeverite e postkomunizmit. Ne asnje vend te qyteteruar nuk paguan autori, por shtepite botuese, lidhen kontrata etj.etj. Keta botuesit tane na jane bere cifligare te medhenje dhe shkrimtaret (me pak perjashtime) jane plebejte pa asnje te drejte. Plasi ish – ministrja e kultures M. Kumbaro per te sensibilizuar te rinjte dhe femijet te lexojne dhe, shume mire ben. Por, nga ana tjeter, Kumbaroja e quante te drejte qe letraret te paguajne nga xhepi i tyre per te botuar libra!!!! Nuk e kuptonte hic (ose bente sikur nuk e kuptonte), qe te propogandosh leximin dhe t’i japesh te drejten botuesve te lincojne autoret, nuk shkon fare.
    Kemi kaq shume shtepira botuese (shtypshkronja) dhe kaq pak lexues, sidomos te kultivuar. Gjithashtu, sa e sa suplemente letrare (ne leter dhe ”online”) ku botojne me kuc e ma mac!!! Tolstoi thoshte qe qeverite duhet te nxjerrin ligje, qe te ndalojne se shkruari ata qe nuk dine!
    Po shfletoja nje diteze, nje reviste letrare ”Poeteka”, qe, si gjithe revistat e tilla ne Shqiperi e quajne se i bejne nder te madh cdo krijuesi kur e botojne dhe, pervec kesaj, e quajne detyre, kjo reviste te pakten, qe te shkosh edhe t’ia blesh revisten, qe te mbushe xhepat e veta. M.q.s. ka edhe gurin, edhe arren, botuesi e saj i ben publicitet vetes, duke u veteperkthyer ne gjuhe te tjera, packa se eshte i nje neveli thjesht te mire, me poshte se shume te tjere!!!!
    Pervec kesaj, pse me rezulton, qe edhe kur kane marre cmime autore qe vertete e meritojne, jane perkrahes te PD – se??!!!
    Shkurt: ky turp e mjerim i kesaj gjendjeje te letersise shqiptare, permblidhet ne dhenien e cmimit te librit “Vrima”, qe eshte vertete ”vrima e zeze” e politikave te mbrapshta ne Ministrise se Kultures ne keto tri dekadat e fundit.
    Dhe, qe te keni shfaqje te bukura, krahas pergatitjes se aktoreve me nivel, respektoni shkrimtaret pa diskriminim, disa te nenes e te tjeret te njerkes, qe te shkruajne pjese teatrale me nivel dhe te mbahen mend nga spektatoret qe do te frekuentojne ndertesen e teatrit te ri!
    Ju lutem me publikoni komentin!

  6. Pensionisti says:

    Avokati paska mendimin qe te mos prishej Teatri, por te mbetej relike…
    Lexojeni menimin e regjizorit te mirenjohur, Altin Basha: ”Ajo ndertese lindi per te mos qene teater, u adoptua, po nuk u bë kurre teater”.
    NUK ISHTE NJE GODINE E NDERTUAR ENKAS PER TEATER. U ADOPTUA, po nuk afronte kushte minimale per personelin e teatrit, nuk afronte kushte per spektatorin, mjedis i sajuar dhe me kryesorja: demtonte shendetin e njerezve dhe nuk plotesonte kerkesat per te qene nje mjedis i paster, me drite, ngrohje, higjiene etj.
    E vetmia gje, qe shkelqeu ne ate teater, ishte roli i secilit aktor, karakteret, qe aktoret krijuan, mesazhet e pafund atdhetare e morale, qe perçoheshin tek publiku.
    Sot?! Skandale! Banalitet, lakuriqesi dhe imoralitet!

  7. miqesisht says:

    Nga inati i Vjehrres, shkoi te flere me Mullixhine …por per dreq Mullixhiu nuk po e fut ne shtrat!
    (C’do ngjashmeri e Saliut me Vjehrren, Rames me Mullixhiun dhe Kurves qe nderron krevat jane te rastesishme)

  8. Shyqyr qe te kemi o avokat se na e thyen monotonine e dites sa herë te lexojme says:

    Une them qe meqe teatri u shemb, qe te na kujtoje se cfare ka
    qene aty ta perkujtojne me nje basoreliev, ku ju lutem mos mungojne edhe sopatat litoriane.
    Jo per gie po ata qe e kishin frekuentuar me shume kete teater, si gjumashi dhe dr zullumi, te shfryjne hundet nga mallengjimi sa here qe ta shohin.

  9. Geri says:

    Taku qe ka frike te martohet , se e hajne grate! Ore ky idioti nuk duhet te jete ne skenen shqiptare!
    Nuk merrren mend e nje personi qe ska bere nje femije ne jete sepse nuk ka pergjegjesi familjare , shoqerore , socilale . Thjesht eshte nje avokat qe reciton ligje ne auditor dhe ben sikur eshte gur i cmuar! O qymyr i zi me floke te bardha!

  10. Virusi says:

    Me cfare merresh o avokat? Ajo kjoske duhej zhdukur kur u zhduken kioskat ne qender te Tiranes. Thenia e Altin Bashes, “Ajo nuk lindi per teater dhe su be kurre teater” nuk le vend per interpretime. Kjo eshte historia dhe vlera e asaj kioske.

  11. Arbert says:

    Dikutimi ne kete kohe besoj se duhet bere per nivelin e aktore e ne shqiperi. Po behet nje teater I madh, kryeveper, them une por Kam pyetjen kush do aktroje ne kete skene, cilet aktore? Licaj, Budina, kush?
    Si do mund te terheqin njerezit ne teater keta aktore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje