Nga Mustafa Nano
Monologun në këtë studio të re do t’ja dedikoj Lulzim Bashës, dua t’i jap disa këshilla. Por para se t’i jap këshilla dua të them një gjë që nuk është sekret tani më.
Unë për Lulzim Bashën nuk kam ndonjë respekt si politikan. Nuk kam votuar ndonjëherë për Lulzim Bashën dhe nuk besoj se do të votoj ndonjëherë sepse kam frikë se ai nuk do të ma japë shansin asnjëherë.
Dhe nuk është vështirë të më bësh mua që unë të votoj për ty. Në rrethana konkrete, unë kam pasur një telefonatë me Lulzim Bashën para disa vitesh dhe i kam parashtruar një kusht minimal që ka qenë sigurisht jo i mjaftueshëm por i nevojshëm për të startuar një afrim timin me PD-në e Lulzim Bashës. Kushti ka qenë të lutem distancohu nga Berisha, “Berishizmi”, nga fryma në tërësi e “Berishizmit” që ka dominuar PD-në në këto kohë.
Dhe këtë mos e bëj për mua por për të mirën e PD. Dhe unë do jem i gatshëm të bashkëpunoj me ju në rrethanat që në Tiranë mund të verifikohet ngritja e një regjimi që ka në krye Edi Ramën. Mirëpo, ai këtë kusht minimal nuk ma plotësoi asnjëherë.
Në fakt unë e mora vesh qysh gjatë bisedës telefonike që ai nuk kishte ndërmend të ma plotësonte, sepse nuk e ka në planet e veta. Sepse nuk do ta bëjë, sepse ai mendon se po ta bëjë këtë gjë, kjo është e keqja e PD. Kuptohet që kjo është arsyeja që unë nuk besoj se do të vijë ndonjë ditë që do të votoj për Lulzim Bashën.
Por sidoqoftë unë dua t’i jap disa këshilla. Dhe këshillat pavarësisht kësaj që thashë i kam në bonafite, i dua të mirën Lulzim Bashës. Dhe nuk po bëj shaka. Sido që nuk jemi takuar, jam përpjekur duke dhënë opinionet e mia, t’i jap këshilla.
Një këshillë ka qenë kur i kam thënë, që: “Të lutem zoti Lulzim Basha mos e merr vendimin për djegien e mandateve, është një vendim që nuk ka kuptim, nuk ndodh në botën demokratike”. Por ai dëgjoi këshillat e disa njerëzve që mban afër që për mua janë teveqel, një pjesë e tyre janë kolegë të mi dhe ai bëri djegien e mandateve.
Pastaj erdhi hera e vendimit tjetër që ishte gjithashtu i rëndësishëm. Dhe unë i kam thënë mos e merr vendimin e bojkotimit të zgjedhjeve lokale, është i paprecedentë, ashtu si i pari. Edhe në fakt kjo ndodhi, ai e mori këtë vendim sepse dëgjoi ata që e rrethojnë dhe sot jemi në situatën që i gjithë pushteti lokal dhe ai legjislativ janë në duart e Edi Ramës.
Tani këshillat që unë dua t’i jap janë shumë të thjeshta. Këshilla e parë është: Zoti Basha pushteti nuk merret në tavolinë, nuk ka sesi të merret në tavolinë. Pushteti merret me zgjedhje. Ramën ti do mundësh me zgjedhje. Nëse nuk e mund dot atëherë faji nuk është i zgjedhjeve, por është i juaji.
E vetmja gjë që ju mbetet ju zoti Basha është shumë e thjeshtë. Ju duhet të përgatiteni për zgjedhje. Sipas meje nga ky moment deri në fillimin e fushatës elektorale në kokën tuaj duhet të jenë vetëm zgjedhjet. Dhe me këtë dua të them duhet të mobilizoni të gjitha resurset tuaja.
Këshilla e dytë është: Hiqni dorë nga beteja morale. Kjo beteja që keni me Edi Ramën, apo PD me PS nuk është një betejë morale, mes të mirës dhe të keqes. Nuk është një betejë mes ndershmërisë dhe pandershmërisë, kjo është një betejë midis njerëzve që janë njësoj.
Këtë duhet ta fusim mirë në kokë dhe të gjithë demokratët se shoh shumë njerëz që përpiqen ti japin lexime të ndryshme, ajo është një betejë vetëm politike. Dhe Basha duhet ta cilësojë si të tillë. Për ta bërë betejën politike duhen bërë gjëra që dyhen bërë. Duhen bërë programe qeverisje.
Këshilla e tretë e cila gjithashtu më duket shumë e thjeshtë, duhet të hiqni dorë nga gjuha e vrazhdë e komunikimit në publik edhe me kundërshtarin tuaj. Duhet të hiqni dorë edhe nga gjuha që shpeshherë të ngjeth mishin.
Duhet të hiqni dorë nga gjuha e kanosjeve kërcënimeve. Duhet të hiqni dorë nga gjuha e dhunës, nga shprehjet “vetëm mbi trupat tanë do kaloni”, nga gjak, varr, vdekje. Është një gjuhë e papranueshme, jemi në demokraci, jo në luftë.
Këto janë tre këshillat e mia, këto më duken të rëndësishme.
PeDet jo ne 2021 po as ne 2081 nuk vine me ne pushtet Jane Parti e diskredituar ne popull plus te paafte dhe nemes te tyre ka kriminele
PeDet jo ne 2021 po as ne 2081 nuk vine me ne pushtet Jane Parti e diskredituar ne popull plus te paafte dhe ne mes te tyre ka kriminele
Berisha po e rrenon cdo dite e me shume PD- ne.
Basha e di fare mire qe do te jete perhere i humbur , po nuk u largua Berisha .
Berisha jo vetem qe po demton opoziten, por po ndihmon edhe socialistet, pasi aty kush shan me shume Berishen stimulohet ne poste
Muc Nano po me habit me keto deklarata teper te sakta. Ka kohe qe ka marre nje drejtim teper profesional, larg nga “kazani” sic i quan Rama, ndaj te cilit wahte po aq kritik. Uroj qe te vazhdoje keshtu
Mer Muc mos na zhgenje tani.. Kuklla Basha ka dale nga zorret e Berishes, e vrasin brenda nates nqs nuk ben cfare thote familja. Ai eshte leshko mer Muc qe hallin e ka te mbroje pasurine e vjedhur per te tjerat mund te rrije ne opozite edhe 2000 vjet
Pergjithsisht ju jeni thjeshte, zoti Nano. Sidomos kerkesa qe i keni bere Bashes per distancim nga Berisha mendoj se perben kulmin e thjeshtesise tuaj. E si te mos mallengjehet i ziu njeri perballe nje thjeshtesie te tille?
Por une po i lejoj vehtes t’ju drejtohem me nje kerkese: ashtu thjesht dhe bukur, sic e keni zakon, mund t’me thoni, i nderuari zoteri, se kur do hipi gomari ne fik?
Si mund ti drejtohesh Bashes me ato kerkesa , kur ai ne asnje moment nuk duhet te mbaj pozicionin qe ka, per problemet qe ka me drejtesine.Nje gazetar i mire do ti jepte vetem nje keshille : LARGOHU!
Ja ja the!?
Kujt ja the!?
Basha nuk ka qënë kurrë vetvetja, dhe nuk ka për të qenë kurrë i tillë. Berisha i është futur nën lëkurë Lulit, si gaforrja brenda guaskës, pasi i ka ngrënë tërë butësinë e saj. Pra ai ka të tijën vetëm buzëqeshjen prej idioti, sepse egërrsinë si mendësi e çfaq Berisha brenda lëkurës të tij.
Diçka dhe për ty Muç, Muçi !
PD-ja duhet të shkrihet që nga rrënjët. Duhet bërë tek ajo një qilizëm i thellë, pra të përmbyset gjithshka ajo ka në sipërfaqe. Sepse asnjë lider nuk do të ketë fuqinë të ndryshojë qoftë dhe një qime të saj. Eshtë kancer malinjë. Më vjen vërtet keq për këtë shpresë idioteske që mbart në mendësinë tënde.
Respekt.
Kujt ja thua, Muç?!?!
Po si mundesh tia besh kerkesat nje njeriu Hajdut , por jo Hajdut dosido…edhe Vrases qe ka probleme me drejtesine ? Ju lutem sinqerisht dua nje pergjigje ne monologun e rradhes ose ne nje shkrim te radhes.
Ok Muco!
Ô Muço! Pse i harxhon fishekët kot? Edhe gjyle 100mm t’u hedhësh këtyre s’marrin vesh. Një gjë duan, ujdi për të shpëtuar pasuritë e grabitura! Ke ndonjë këshillë për këtë?
Bool mor djal se flet kot……Shikoje veten nje here ne pasqyre e pastaj masturbohu……