OFL vë në shenjestër 3 “të fortë” në Tiranë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve

21 Maj 2020, 13:01Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 të fortëve në Tiranë.

Formulari per deklarim pasurie u eshte derguar sot shtetasve: D. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim; – T. N., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, “Kundërshtim i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Shkatërrim prone” dhe M. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

NJOFTIMI 

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– D. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

– T. N., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, “Kundërshtim i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Shkatërrim prone”;

– M. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. (TemA)

6 komente në “OFL vë në shenjestër 3 “të fortë” në Tiranë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve”

  1. kasemi says:

    Kur e kane radhen likja me salen, kete na thoni, e leni dokrrat.

    1. Hapu Xhipe says:

      Prit te fusim ne burg perpara Ver Llapen, Ard Daullxhiun dhe Ujkun e Cerrikut se Lek Plepi ka ikur ne drejtim te paditur, pastaj mos thoni qe nuk funksionon drejtesia.

    2. Fiti says:

      Ore po pati ndonje rezultat kjo OFL?
      Se deri tani vetem makinat ju ka marre, a thua se keta jane keq per blere te tjera.
      A eshte denuar ndonje nga keta? Apo e kane “deklaruar” ne rregull pasurine te rama keta, dhe vazhdojne punen cunat.

  2. Ujku Plak says:

    Nqs e keni seriozisht, duke e ditur qe drejtesia ne Shqiperi eshte blere dhe po blihet shtoni nje nene qe :Edhe personat qe jane akuzuar, dyshuar per korrupsion, vjedhje, krime etj, panvarsishte se kane marre pafajsine nga gjykatat, duhet ta plotesoin kete Formularin e Flo se fameshme. Pastaj shkone haku tek i zoti

  3. Driti says:

    Likja ene sala nuk o denu nga gjykata

  4. Tironci says:

    Kur benin fushate e benin me thirrjet, do i fusim te gjithe ne burg ata qe bene 21 janarin , gerdecin etj.
    Ne zgjedhjet e dyta dolen me preteksin se nuk e kishin pushtetin vetem prandaj nuk vendosnin dot drejtesi.
    Tani e moren dhe pushtetin vetem dhe ka kaluar 2, 5 vjet. ku eshte drejtesia?.
    Pra nuk jane aty per drejtesi por per te grabitur sa te mundin. Keta kane frike dhe nuk duan sherre me te djathtet, qellimi eshte fare i kuptueshem, nuk arrestojme asnje, bojme ca pare dhe zhdukemi, edhe po hypi e djathta ne pushetet e njejta gjo. Pra kush e ha? , si gjithnje populli. Sales ky palloshi i gjate i ha karin bile ja merr me gojore deri sa ti bien dhembet, dhe kur te lodhet vazhdon kurva Linda qe ka ke shpia , qe la burrin e shkoi u qi me te ne zyrat e bashkise se tiranes. Ajo ja futi kembet ne nji kepuce i tha ose me merr per gru ose ti nxorra letrat se cfare ke vjedh nga buxheti i bashkise. . Mjere ju ke keni zgjedhur per tju udhehequr.Dhe mo harroni te nxirrni gjithe fisin apo te dilni i gjithe fisi ne komentare per ramen se iku vendi i punes. Ky per nji rroge shteti ju merr te gjitheve peng more ditezinj dhe ju filloni te shani me sa te mundni te tjeret , ja kete ju ben, ju detyron dhe ju ulni kokat si vromje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje