Policia greke ka arrestuar një 47-vjeçar në Korfuz të akuzuar për përdhunime të shumta. I etiketuar nga shtypi grek si “monstra” i Korfuzit, ai u arrestua gjatë një aksioni të madh policor ditën e sotme, dhe lokalizimi i tij u bë i mundur edhe falë ndihmës së qenve të policisë.
Mediat lokale shkruajnë se në momentin e arrestimit, 47-vjeçari ka qenë i armatosur. Operacioni policor për arrestimin e tij nisi pas zhdukjes 2-ditore të një gruaje 34-vjeçare me origjinë shqiptare pak ditë më parë. Partneri i saj kishte ngritur alarmin për zhdukjen e shqiptares. Ajo u gjet nga forcat policore pas denoncimit të partnerit.
Në polici, 34-vjeçarja kishte deklaruar se ishte rrëmbyer nga 47-vjeçari, ishte mbajtur peng, kërcënuar dhe përdhunuar nga i ashtuquajturi “monstra” i Korfuzit. Gruaja shqiptare iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor dhe rezultoi se kishte shenja të abuzimit seksual.
Një media greke kontaktoi disa ditë më parë me 47-vjeçarin për ta pyetur lidhur me akuzat e bëra ndaj tij. Ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet. 47-vjeçari është person me precedent penal dhe i akuzuar e dënuar edhe vite më parë për përdhunimin e disa turisteve nga Britania e Madhe.
Edhe pse u dënua në vitin 2012 me 53 vite vite burgim, shtypi grek shkruan se ai u la i lirë në Gusht të vitit 2019 në kuadër të ligjit “Paraskevopoulos”, një ligj i kontestuar shpeshherë në Greqi dhe që krijonte lehtësi për të dënuarit me aftësi të kufizuara, të mitur dhe shtetas të huaj.
Ska komente kur eshte fjala per grek qe perdhunon shqiptare sepse grekut gjithmon ju kemi nenshtru turp