Pasi një “qytetar digital” ka tallur Doktorin, duke i shkruar se vëllai i Ajolës do martohet tek Kalaja e Petrelës, ky i fundit shpërtheu në sulme ndaj Veliajt, duke theksuar se Qeveria ndalon myslimanët dhe lejon kunatin e lali Erit të bëjë dasëm.
Pas pak u muar vesh se dikush ishte tallur me Doktorin, pasi Ajola nuk ka vëlla.
Pas kësaj, Karmina shkruajti:
“Më vjen keq për njerëzit që duan të provokojnë debate tek një njeri i sinqertë si Doktori, me fakte të pavërteta.
Është e vërtetë që Doktori është nxituar që e ka postuar pa verifikuar, por ai ka qenë mesazh provokativ, se nga një anë Doktori po përpiqej të fitonte betejën për t’u falur besimtarët në shesh, nga ana tjetër dikush i thotë që lali Eri po bën dasëm në Petrelë.
Ky ishte problem, që Doktori u nxitua.
Por unë mendoj se problem real janë këta që gënjejnë Doktorin.
Dhe kur ishte në qeverisje, më thoshte Zeni se Doktorin e gënjejnë të gjithë ata që ka afër dhe duan ta sabotojnë.
Dhe tani e njëjta gjë.
E dinë që ai ka dëshirë të denoncojë dhe e sabotojnë.
I çojnë mesazhe të pavërteta.
Kjo është një ligësi ndaj tij.
Merlin Monro ka thënë, se “e liga lind shpejt dhe jeton gjatë, kurse e mira lind gjatë dhe jeton pak”.
Por ne nuk duhet të pushojmë së bëri mirë.
Ja për shembull, Zenit i kërkoi Qim Peka televizion, dhe megjithëse i shkon shtrenjtë, ja bëri.
Se e mira një ditë të shpërblehet.
Ja për shembull mua më ka ndodhur në jetë rregullisht që sa herë dhuroj diçka nga dyqani im i të brendshmeve, gjithmonë më ecën mbarë dhe më del Qim Peka përpara.”
Ate lajmin e Karmines kur do e lexojme? Se ketu vetem Ajola ka shkruajtur……….