Gjatë protestës së sotme në Tiranë, sërish pati incidente.
Grupi i djemve të PD rrahën sërish një artist, i cili kërkoi që Luli të mos përfshihej në protestë.
Pasi pa skenën, Karmina vendosi të reagojë dhe të dënojë dhunën mbi artistët:
“Jam shumë e shqetësuar nga skena e dhunës që pashë në protestën që po bëhet për Teatrin.
Aty u dhunua një artist, se tha që Luli nuk duhet të vijë në protestë dhe se ka përgjegjësi për shembjen e teatrit.
Kjo nuk është ndonjë arsye për ta rrahur.
Unë e dëgjoj këtë gjë përditë nga Zeni, në shtëpi sidomos, kur flet në telefon me Qim Pekën.
Biles ata janë angazhuar në një projekt televiziv, vetëm për këtë punë.
PD e ka të qartë se Luli nuk i ka bërë mirë ca punë dhe duhet të ikë.
Ky artisti mu duk se mendonte njësoj si Zeni.
Dhe përfytyro sikur ta dëgjojë njeri Zenin që flet kështu me Qim Pekën e të rrahin Qim Pekën.
Kjo do të jetë skandal.
Merlin Monro ka thënë në librin e saj se “dhuna mund të të mbyllë gojën, por jo trurin dhe shpirtin”.
Ndaj dhe ky artisti do të vazhdojë të jetë i zemëruar me Lulin dhe pas kësaj.
Është shumë gabim që kanë tentuar ta trembin me dhunë.
Nga ana tjetër, unë jam vërtet e trishtuar që u prish teatri.
Kam që më 2009 që i lutem Zenit të shkojmë një herë të shikojmë një shfaqje dhe nuk vjen, se thotë duhen roje, biem në sy, e kështu gjërash.
Tani jam shumë e pikëlluar, se nuk pata rastin të hyja sa ishte ndërtesa në këmbë dhe nuk kam asnjë kujtim.
Po sa vetë mund të ketë si mua në Tiranë? Shumë.
Ndaj është gabim i madh prishja.”