Karmina e gëzuar që iu lejua hapja e dyqanit

11 Maj 2020, 18:22Antena TEMA

Pas vendimit të fundit të qeverisë për zgjerimin e hapjes së biznesit gjatë karantinës, Karmina mori lajmin e gëzuar se mund ta hapë dyqanin e saj në Bllok.

Në fakt, ajo vetë ka rreth 6 muaj që nuk ka shkuar tek dyqani, por hapja është lajm i mirë, pasi siç i ka thënë Zeni, duhet të shesim të brendshme, se  na duhen lekë për televizonin.

Në fillim, Karmina nuk e kuptonte mirë këtë punën e dyqanit.

Ajo mendoi se vërtet do shiste të brendshme.

Por Zeni i solli një ditë një këshilltar që kishte qenë drejtor tatimesh dhe ai i shpjegoi se si mund të punonte dyqani pa u hapur fare.

Karmina ka mbetur e mahnitur nga ai shpjegim.

Ajo mendonte se dyqanet hapeshin për të shitur rroba.

Atë ditë, ajo kuptoi se ti mund të blesh e të shesësh rroba vetëm me faturë, pa qenë nevoja t’i prekësh me dorë.

Kështu, puna e Karminës u lehtësua së tepërmi.

Ajo mbante vetëm pak gjëra fizikisht në dyqan, për ndonjë shoqe që i kërkonte gjëra të shtrenjta.

Të tjerat i blinte në kompjuter dhe i shiste në kompjuter.

Kështu i thoshte Zeni.

Për herë të parë që Zeni u shqetësua për dyqanin, ishte ky rasti i karantinës.

Karmina nuk e kuptonte fare këtë shqetësim.

-Po çke mo zemër, i thoshte! A i blejmë e i shesim në kompjuter gjërat ne.

Le të jetë karantina. Kompjuteri punon.

-Nuk e kupton ti këtë gjë, i thoshte Zeni. Duhet që dyqani të jetë hapur.

Karmina vriste mendjen se ç’lidhje ka dyqani hapur me kompjuterin e se gjente dot.

Sot, kur mori vesh që Edi Rama lejoi hapjen e dyqanit, Zeni u çel në fytyrë.

-Nesër do  bëjmë një shitje të madhe, tha, se na duhen nja 20 mijë euro.

-Po ne s’kemi rroba në dyqan, i tha Karmina.

-S’ka rëndësi, i kemi në kompjuter, i tha Zeni.

Tani s’kanë ku na kapin, se themi qe dyqani është hapur.

Çfarë të bëja këto dy muaj, që nuk faturoja dot.

Aty Karmina u kthjellua dhe kuptoi lidhjen mes kompjuterit dhe dyqanit hapur.

-Ky rasti i epidemisë ishte i paparashikuar dhe në fakt ka ulur shumë xhiron e dyqanit.

Ndaj këto muaj duhet faturuar fort nga kompjuteri, i tha Zeni.

-E kuptova zemër, i tha Karmina.

Tani jam e qartë që dyqani është në kompjuter dhe jo kompjuteri në dyqan.

3 komente në “Karmina e gëzuar që iu lejua hapja e dyqanit”

  1. …..dhe , me te vertete , kar mina osht sum e gzume ? Sa i bohet ? qejfi Popullit te varfer shqiptar . Pasuro me shume dhe gezohu me shume Sali , Zen , Argit e Kar mine !! , le te varferohet ne shume Populli i varfer dhe i shume vujtur shqiptar ! Pasurohu o ” Allendeja albanese ” President i Thesarit te Qafe Krrabes , pasurohu akoma me shume o Zonja e Pare Monika Meta ! Varferohu akoma me shume o Sovrani Popull ! Gezohu ?? Kar mina !

  2. Dorina says:

    Te jem une ajo goca, ju padis ne gjykate. Ajo mund te jete kush te jete, po qe ju ta quani Karmina, tregon, nder te tjera, nje nivel miserabel nga a a juaj

  3. lira says:

    Shkrim qe personifikon keto fyçkat qe dashurohen me miljoneret dhe paraqitem me delikatesen e nje femije te padjallezuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje