Në një studim të ri që mban numrin 109, shkencëtari Taulant ka arritur në përfundimin se studimi i tij 105 mbi padobinë e vaksinës kundër COVID-19, nuk ishte korrekt.
Ndaj ai sot ka publikuar studimin 109, i cili vlerëson se vaksina mund të jetë e dobishme, por nuk ka mundësi që qeveria shqiptare ta blejë dhe ta shpërndajë në kohë:
“Të dashur shqiptarë!
E di që pati shumë reagime në botë pas studimit tim, se vaksina kundër COVID-19 është e padobishme.
Vetë Boris Jonson dhe Trump më telefonuan të tërheq studimin, se u ishin mërzitur oligarkët e tyre.
Pas shumë reagimeve, unë u thellova dhe sot po u paraqes një studim të ri.
Ideja është që vaksina mund të jetë e dobishme, por ajo do bëhet e padobishme, pasi qeveria jonë nuk ka mundësi ta blejë dhe ta shpërndajë në kohë për popullsinë.
Pra kur them që vaksina është e padobishme, nuk kam parasysh aftësitë e saj shëruese, por paaftësinë e qeverisë për të blerë dhe shpërndarë vaksinën.
Në këtë aspekt, unë mendoj se kur vaksina të prodhohet, Edi Rama do mbledhë Komitetin AntiCovid-19 dhe do të japë urdhër që vaksina të shpërndahet menjëherë.
Këta shefat poshtë do bëjnë sikur do marrin vaksinën dhe do bëjnë sikur do ta shpërndajnë, dhe do t’i raportojnë atij që e shpërndanë.
Kështu që vaksina nuk do bëjë ekfekt.
Studimi im parashikon me saktësi kaosin që do të ndodhë.
Si mund ta shpërndajë vaksinën një staf mjekësor që nuk ka asnjë punim shkencor dhe nuk merr parasysh studimet e mija shkencore, ndërkohë që unë po publikoj studimin e 109.
Mua dhe sikur të më thërrasin në krye të kësaj pune, nuk pranoj, pasi duhet të zëvendësoj më parë gjithë piramidën e shëndetësisë, me mjekë me punime shkencore, si puna ime.
Për këtë arsye parashikimi im në këtë studim, është një profeci shkencore, e cila do realizohet hap pas hapi.
E di që do thoni kështu parashikove dhe të vdekurit, por nuk doli.
Por nëse qeveria nuk ndjek këshillat e mija, dhe nëse asaj i bie në dorë studimi, natyrisht që ajo do bëjë të kundërtën dhe mund të jenë rezultate të ndryshme.
Por unë nuk mbaj përgjegjësi se si do veprojë qeveria.
Studimi im shkencor bazohet në parashikimin tim se çfarë do ndodhë sikur qeveria të sillet siç sillet sot.”
Nuk jane shume te thjeshta per ti kuptuar keto sdudimet e juaja ,zoti Tauland . Zoti na nzjerrte me hajer!?
Pasha kryt akoma vazhdon te drejtoje hajni i Univrsitetit Politeknik Jorgaq Kacani! Kur del npension ky hajn? Si ka mundsi qe ky person drejtn akoma? Largojeni ket pis burre sepse ka qelbur gjith ingjinerine. Ky ka bere pis kedo petagog e kandidat qe ka mbeshtet sepse ne pisllek na ka mbijetu. Turp Turp Turp per te gjiht ju qe e mbani dhe e mbeshtetni deri mtani!!!
Pasha kryt akoma vazhdon te drejtoje hajni i Univrsitetit Politeknik Jorgaq Kacani! Kur del npension ky hajn? Si ka mundsi qe ky person drejtn akoma? Largojeni ket pis burre sepse ka qelbur gjith ingjinerine. Ky ka bere pis kedo petagog e kandidat qe ka mbeshtet sepse ne pisllek na ka mbijetu. Turp Turp Turp per te gjiht ju qe e mbani dhe e mbeshtetni deri mtani!!!