Shkencëtari Taulant kundër shpikjes së vaksinës për COVID-19

30 Prill 2020, 19:09Antena TEMA

Shkencëtari Taulant ka publikuar sot studimin e 105 shkencor.

Ky studim ka të bëjë me padobishmërinë e vaksinës për COVID-19.

Studimi është i bazuar në një punë të thelluar 13 orëshe, duke u bazuar në argumenta të forta shkencore:

“Të dashur shqiptarë.

Pas 13 orë punësh pa ndërprerje kam arritur në përfundimin shkencor, se vaksina për COVID-19 është e panevojshme dhe është një komplot ndërkombëtar.

Punimi im shkencor që tani është i përfunduar, argumenton se gjetja e një vaksine nuk e zgjidh çështjen e COVID-19.

Ne duhet të gjejmë një ilaç për të.

Vaksina ne kemi plot.

Kemi vaksina për grip, vaksina për malarje, për tuberkuloz etj.

Pse duhet të shtojmë dhe një vaksinë për COVID-19!

Nuk ja vlen.

Aq më tepër që për këtë vaksinë janë fut në garë për ta shpikur Oksfordi, Cambridge dhe Harvardi.

Ju ndoshta u duken njerëz të rëndësishëm, por unë i njoh mirë ata.

Ata  e ngrysin jetën me dy- tre punë shkencore.

Janë dembela, të paaftë dhe të blerë nga kapitalizmi.

Unë jam shkencëtar i popullit, ose siç thuhet, shkencëtar popullor.

Unë jam pa pretendime. Punimet i mija i botoj në Facebook, jo si ata që presin të dalë një revistë shkencore që del një herë në vit.

Përfundimi im shkencor është i qartë.

Vaksina nuk duhet. Pse nuk duhet?

Është e qartë pse nuk duhet.

Sapo ne të shpikim vaksinën, atëhere kjo epidemi do bjerë dhe ne do na duket si grip i zakonshëm.

Kështu nuk kemi për ta kuptuar kurrë.

Ndaj ajo duhet lënë siç është dhe duhet shpikur ilaçi.

Atë që e zë, merr ilaçet dhe identifikohet.

Vetëm kjo mënyrë e bën efiçente mjekësinë.

Vaksinat janë shpikje të koorporatave të mëdha për të mbajtur në kontroll tregun global.

Ilaçet janë më të thjeshta.

Ato ndihmojnë çdo farmacist, çdo ndërmarrje të vogël, depo farmaceutike etj.

Ndaj duhet të jemi të qartë se vaksina nuk është shpëtimi ynë.

Duhet ta refuzojmë në masë, që ata njerëz të mos lodhen kot.

Lexoni studimin tim të fundit të bindeni për këtë.”

3 komente në “Shkencëtari Taulant kundër shpikjes së vaksinës për COVID-19”

  1. @a. says:

    Edhe une jam kundra vaksinave.

  2. Monika says:

    Merni dhe ate filozofin tjeter kokerrjepur qe jep lajmet ne ABC news, ai qe thote se e ka emrin Endri Xhafo muti, ndaj do shihni vlerat e Taulantit me lali Erin apo te Nard Nokes….

    1. Dam Jani says:

      Rroftë akademiku dhe nobelisti Braçe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje