Presidenti i Zvicrës falenderon shkencëtarin Taulant për parashikimin e saktë të vdekjeve

23 Prill 2020, 19:15Antena TEMA

Konfederata e Zvicrës ka përdorur punimin e fundit shkencor të shkencëtarit Taulant, për të analizuar të dhënat e saj gjatë pandemisë, dhe ka pasur sukses të plotë në realizimin e numrit të të vdekurëve.

Presidenti i Konfederatës zviceriane i ka dërguar sot një letër falenderimi shkencëtarit Taulant, duke e përgëzuar për punën e bërë:

“I nderuar Taulant!

Komiteti Anti COVID-19 më informoi sot se kurba e pandemisë në Zvicër është sheshuar.

Ata më njoftuan ndërkohë për punimin shkencor të një shkencëtari të ri shqiptar. Dhe ishte fjala për ju.

Ata më treguan me dëshpërim se punimi juaj shkencor nuk ishte marrë parasysh në Shqipëri dhe tani ata nga 280 të vdekur që duhet të kishin nga COVID-19, kanë vetëm 27. Pra rreth 11 herë më pak.

Duke qenë se në Zvicër shifra është e lartë dhe është realizuar parashikimi i bërë nga metodologjia juaj, unë uroj që sa më shpejt në Shqipëri, të vihet në zbatim punimi jot shkencor, që përllogarit se aty duhet të ketë 280 të vdekur.

Për këtë arsye, qeveria zviceriane do t’i ofrojë ndihmë qeverisë shqiptare, e cila duhet të nisë një hetim të gjerë në morgjet e spitaleve dhe në çdo fshat të Shqipërisë, për të gjetur të vdekur të paidentifikuar, që të shkojë numri i të vdekurve, aq sa kini parashikuar ju.

Është e patolerueshme që një qeveri të ketë në tavolinë 40 ditë para shifrat e të vdekurve që duhet të realizojë dhe të mos i realizojë ato.

Në çdo vend të botës kjo qeveri do kishte rënë.

Kur një shkencëtar si ju i thotë qeverisë që deri më 18 prill duhet të kesh 280 të vdekur, dhe ajo mezi bën 26 apo 27, do të thotë se ajo realizon normën 10 për qind, dhe është qeveri e dështuar.

Për shkak të marrëdhënieve të mira që kemi me shtetin shqiptar, do t’ia rekomandojmë qeverisë përmirësimin e shifrave, duke shkuar tek numri i vdekjeve që rekomandoni ju.

Nëse ata nuk e realizojnë, atëhere Zvicra do t’i ndërpresë ndihmat Shqipërisë dhe çdo bashkëpunim tjetër, deri në nxjerrjen e shifrave që ju keni parashikuar dhe që ne i kemi realizuar në Zvicër me sukses.”

7 komente në “Presidenti i Zvicrës falenderon shkencëtarin Taulant për parashikimin e saktë të vdekjeve”

  1. Gjeto says:

    Ky është një prej atyre fluturakëve që kur vijnë në Tiranë protestojnë pse s’më pret presidenti, pse s’më pret kryekiministri, mua ku e kush nuk më ka pritur, Shqipëria nuk më meriton. Më sjell ndërmend tenorin e tenorëve, hipertalentin botëror … sesi quhej, Gushi, Dushi, Hushi, Vlushi. Pati dështuar për deputet i ngrati …

  2. Vertino says:

    Brilliant Mero vellai..Je njeshi i gazetarise shqiptare.Ju per nga ??.

  3. Sokrati says:

    Presidentit te Zvicres jam i sigurte se nuk i bie ndermend ne ekzistojne a jo per keta kokpalaret tane idiote qe gjenden me shumice ne shkence apo ne media nga Taulanti tek Kel Demi, Gezim Tushi, Fevzo bytha, Arjan Çani, Kol Balla, Babaramo, Xhaxhiu, Zonja Eni apo Sonila Sukobina, Tit Vasili bashke leshin, Endri Xhafo kokerrjepuri qe ben si interesant por eshte debil, Bieta Sulo me Dudushin, Rudina me Qamilin.

  4. Zenun Topalli says:

    Taulanti kerkon nje idiot si Fevzo korani.

  5. Arqile says:

    Ky injorant me qafe marte veten se njeri e qeveri nuk ka pse te merret me te .Lereni ne vetmine e tij turp per Televizionet sidomos ato kombetare qe ju japin hapesire budallenjve bile disa here sic beri Top CHENEL TURP.MJAFT .NUK JU NDJEK NJERI .Eshte kohe e shkuar dem te shikpsh jo me te degjosh pallavra e injoranca te gjoja shkencetarve te tipit si ky apo disa te tjereve apo sidomos femra qe per nje kohe te shkurter qenkan bere shkencetare kudo ne bpte .Cudi ..
    .

  6. Mero harove me kryesoren, qe I kishte propozuar t’a bente minister te marines !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje