Fevzo kërkon të bëhet publik proceverbali i Këshillit të Sigurimit

15 Prill 2020, 21:28Antena TEMA

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Fevzo kërkoi sot të bëhet publikë proceverbali i mbledhjes.

Arsyeja është se në Këshill është folur dhe diskutuar jashtë direktivave që Fevzo ka dhënë në emision .

Për këtë, Fevzo ka bërë një deklaratë publike:

“Deklaroj nën përgjegjësinë time, se mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar është bërë pa dijeninë time dhe pa asnjë konsultë paraprake.

Nga sa po dëgjoj, në mbledhje të tre liderët kryesorë, Meta, Rama, dhe Basha, kanë qenë të papërgatitur dhe sipërfaqësorë.

Ajo që më bie në sy është se unë kam 30 ditë që bëj emision përditë, duke u treguar çfarë të bëjnë, dhe ata kanë injoruar gjithë këshillat e mija.

Unë jam gazetari i parë që kam parashikuar se kjo epidemi, ose do jetë shumë e fortë dhe do na varrosi, ose do kaloje lehtë. Dhe më ka dale parashikimi, se po kalon lehtë.

Unë jam i vetmi gazetar që kam parashikuar i pari që po nuk u shpik vaksina, kjo epidemi nuk përfundon.

Dhe po del fjala, se tani këtë e thonë të gjithë.

Jam i vetmi gazetar që e kam thënë i pari që po nuk u shpik ilaçi, kjo sëmundje nuk shërohet.

Dhe e vërteta është se tani këtë po e thonë të gjithë.

Këto çështje as janë trajtuar fare në mbledhje të Këshillit të Sigurimit, që tregon se mbledhja është e përciptë dhe e pathelluar si duhet.

Për këtë kërkoj që të bëhen publike debatet në mbledhje dhe të ftuarit të thirren në emisionin “Opinion” dhe të mbajnë shënim përfundimet e debatit, për ti pasqyruar në proceverbal.

Ftoj dhe zonjën Eni, zotin Zheji dhe të tjerë, të ndjekin shembullin tim për të udhëzuar Këshilliun e Sigurimit se si duhet të veprojë.

Por unë jam i pari që e kam thënë se Covid19, ose të vdes, ose kalon me simptoma të lehta.

Dhe e vërteta ashtu ka dale”.

2 komente në “Fevzo kërkon të bëhet publik proceverbali i Këshillit të Sigurimit”

  1. Seit Oerd Bylykbashi says:

    Blendi Fevziu-Muti eshte gazetar leshi. Une kurre nuk do vija tek emisioni i tij vulgar. Ky korani kujton se ka cliruar Shqiperine por ne realitet askush nuk e rruan bythen per kete qeros megalloman, hajdut dhe edepsez.

  2. Hajda Doko says:

    Emisioni “OPINION”, nje emision i ideuar per te prezantuar opinione te njerzve te ndryshem,ne fusha te ndryshme,perfundimisht dhe fatkeqsisht eshte kthyer ne nje emision ku prezantohet vetem opinioni i Blendi Fevziut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje