Pas shtimit të rasteve në Shkodër dhe akuzave politike, Fevzo ka vendosur të ndarmarrë një nismë që i kthen Shkodrës sigurinë dhe qytetarinë.
Pas vëzhgimeve që ka bërë Fevzo, në Shkodër ka ndryshuar shumë struktura qytetare, pasi intelektualët e Shkodrës dhe familjet me kulturë kanë ikur ose në Tiranë, ose jashtë Shqipërisë.
Kështu që në Shkodër i bie të kenë ardhur malësor që kanë tradita të tjera nga ato të shkodranëve.
Për këtë, Fevzo ka ndërmarrë nismën “T’i kthejmë Shkodrës qytetarinë”.
Nisma do të realizohet përmes emisionit “Opinion”.
Çdo ditë në emision “Opinion”, Fevzo do lexojë për shkodranët 10 minuta pjesë nga libri “Tirana e Nonës”.
Pjesët që do të zgjidhen do të jenë pjesë që përshkruajnë traditën aristokrate të Tiranës, kulturën e lartë qytetare, kujdesin ndaj epidemive që ka treguar “nonëmadhja”, si dhe këshillat e saj për të ardhmen.
Leximi i librit do të zgjasë dy javë.
Pas dy javësh, kur opinioni shkodran të jetë ndërgjegjësuar për vlerat e kulturës qytetare, Fevzo parashikon të zhvillojë një takim onlinë me intelektualë të njohur të Shkodrës, të cilët duke vlerësuar librin e Fevzos dhe pjesët e lexuara, do japin idetë e tyre se si mund të ndihmojnë Shkodrën.
Në pjesën e tretë do të realizohet lexim kolektiv i librit nga autoritetet lokale.
Kështu për gjatë një jave do të lexojë pjesë nga libri Voltana Ademi.
Pastaj deputetët e Shkodrës, depuetetët e PS dhe ata të ish- PD e LSI.
Kjo do të bëjë më të besueshëm nevojën e Shkodrës për familje intelektuale dhe për një shoqëri më të emancipuar.
Në fund do të ketë një bisedë të hapur në “Opinion” për rikthimin e vlerave qytetare të Shkodrës.
Deri atëhere pandemia mund të ketë mbaruar, por Shkodra do të dalë e përgatitur për pandeminë e radhës.
Qe Shkodra te shperoje nga Fevzo duhet pergatitur nje plan B ne kete menyre Bendi Fevziut duhet ti çohet sa me pare nje personazh si Zogu i Tirones qe ta qetésoje me manxhukun e tij. Kjo do ishte ideale she korani mund te ngopej e nuk do bente ze edhe sikur te ngjallej neser Esad Toptani. Shume njeres e shohin me optimizem kryqezimin e Zogut me Fevzinjte dhe mundet qe ky Blendushka te celebrohdt kete here.