Pas garës që ka nisur Doktori me Tit Vasilin për të numëruar vdekjet nga koronavirusi, këshilltari Henz vendosi të nxisë këtë debat, duke e kthyer në garë:
“I dashur Jari!
Postimi i Doktorit për vdekjet nga koronavirusi ishte i shkëlqyer.
Doktori ka arritur të numërojë 20 vdekje në Shqipëri dhe t’i krahasojë ato me vendet e Ballkanit.
Ne jemi në vend teë parë.
Fakti që ai është entuziast, tregon se ai mund të ketë hetuar që vdekjet mund të jenë në shumicë socialistë, dhe ai e shikon si shenjë të mirë për zgjedhjet e ardhshme.
Por pas tij reagoi menjëherë Tit Vasili, që i krahasoi vdekjet me Italinë dhe Spanjën, dhe i nxorri edhe më shumë se Doktori.
Kjo nuk duhet të keqkuptohet nga PD, pasi Tit Vasili është mjek në profesion epidemiolog, ndërsa Doktori është kardiolog.
Në këtë aspekt, Tit Vasilit i ka ardhur dita të shprehë talentin e tij.
Kur ai zgjodhi si specializim degën e epidemiologjisë, u bë luftë e madhe.
Babi i thoshte bëhu kirurg, mamaja i thoshte bëhu pediatër.
-E kam zgjedhur vetë, tha Tit Vasili. Nuk pyes asnjë. Do bëhem epidemiolog.
-Po ç’ne këtë degë, i tha babai?
-Jam i sigurtë se sa të jem gjallë, nuk do bjerë ndonjë epidemi dhe s’do ta marrë vesh njeri, a kam mësuar gjë a jo. Sapo ka kaluar gripi i Honk Kong-ut.
Aty babai i dha të drejtë.
-Mirë bir, bëheu epidemiolog, i tha.
Dhe fati e solli, që vërtet epidemia erdhi pa vdek Tit Vasili, por nuk e gjeti doctor, po politikan.
Dhe i si tillë nuk mban më përgjegjësi.
Ndaj duhet të kthejmë në garë këtë punën e vdekjeve.
Unë mendoj që nesër duhet të dalë Ed Paloka dhe të thotë ja kemi kaluar dhe Nju Jorkut nga vdekjet.
Pastaj Oriola Pampuri, që e kemi caktuar “vajtocë’ të opozitës, të bëjë një video elegji, duke qarë, dhe në vend të lotëve i bien arkivolë nga sytë.
Më tej mendoj se duhet të flasë Tit Vargu, i cili nuk fitoi dot tenderin e respiratorëve dhe pika e lotit t’i marrë formë respiratori.
Në fund vajtimi të mbyllet me Tos Lubonjën, i cili të dalë në Skype pra oxhakut dhe t’i bëjë thirrje Mark Markut: Dil çaj rrethimin, se na ke pas teje.”