Pas udhëtimit të 30 mjekëve shqiptarë në ndihmë të spitaleve në Bergamo, këshilltari Henz, duke parë bujën e madhje që bëri lajmi në Itali dhe shtypin botëror, rekomandoi për një startegji demaskuese ndaj këtij rasti:
“I dashur Jari!
Shkuarja e 30 mjekëve shqiptarë në Itali, është një operacion propogandistik i Edi Ramës me të majtën italiane, që duhet demaskuar.
Ky operacion shkel të gjitha rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar në gjendje emergjence dhe bëhet me qëllim që Italia të ketë një argument për të sharë Bashkimin Europian.
Për këtë arsye, mendoj se duhet të hidhemi në sulm sipas një strategjie të mirëmenduar.
Së pari, duhet porositur Çim Peka të thotë se Edi Rama ju bashkua aleancës ruso- kubano- kineze, pro Italisë.
Kjo rrit vemendjen e Bashkimit Europian kundër Edi Ramës dhe tërbon amerikanët.
Pas kësaj, është e sigurtë që do kemi reagim nga Bashkimi Europian për anulimin e hapjes së negociatave, ndërsa presidenti Trump në daljen e radhës duhet të sulmojë Ramën, meqë i ka bërë karshillëk me këtë akt pro Italisë, edhe SHBA-së, edhe BE-së.
Kjo ka shumë rëndësi. Duket pak si idiote, por funksionon, pasi të gjithë e dinë që nuk e thotë thjesht Çim Peka, por media e Doktorit.
Së dyti, duhet përdorur Lubonja, si shtetas Italian, që t’i refuzojë këto ndihmat.
Duke qenë nënshtetas italian, ai ka të drejtë të thotë, se ‘këto ndihma nuk i dua’ dhe se Edi Rama i bën që të persekutojë atë si kundërshtar politik në Itali.
Lubonja duhet të thotë se ‘unë kam ik nga Shqipëria për shkak të sistemit shëndetësor të Edi Ramës dhe fakti që ai më dërgon mjekët këtu, kërkon të më persekutojë’.
Kjo gjë mund të bëj shumë përshtypje në Itali dhe t’i kthehet kundër Ramës.
Pas kësaj, shpresoj që spitalet të mos i pranojnë mjekët shqiptarë.
E treat, që ka shumë rëndësi, është që Tit Vasili të thotë që ata mjekë që ka çuar Rama, janë të paaftë dhe mund të marrin më qafë Italinë.
Kjo do të bëjë që italianët t’i refuzojnë ata dhe Ramës t’i dështojë ky operacion propagandistik, pasi emigrantët shqiptarë në Itali do ndjehen të turpëruar nga këta mjekë palace, që zbatojnë urdhërat e Ramës.
Qëllimi i Ramës në finale është të fitojë votat e emigrantëve shqiptarë në Itai me këtë akt, duke i bërë ata për vete. Ne duhet ta prishim këtë plan.
Nga pikëpamja idelogjike, kjo është tipike si brigada e luftërave që shkuan në ndihmë të Spanjës në vitet ’30, për arsye politike.
Ashtu siç ke thënë dhe ti në qarkoren e fundit, ne duhet të luftojmë panikun nga virusi, por dhe panikun nga Rama.
Dhe ky është rasti që duhet të kemi frikë suksesin e tij.”