Pas lajmit se Qazimi, infermieri që ka shkuar në Itali, ishte pa punë dhe njerëzit e Tit Vasilit i kanë kërkuar 5 mijë euro për ta futur në punë, këshilltari Henz vendosi të reagonte:
“Të dashur demokratë!
Unë vazhdoj t’i qëndroj mendimit se shkuarja e Qazimit në Itali është skandal.
Pamvarësisht se ai ka punuar infermier dhe ka diplomën, ai ka punuar për një kohë të gjatë në pikë karburanti, si shitës karburanti. Kjo është skandal.
Por desha të ndalem pak tek akuza e padrejtë që i bëjnë zotit Vasili.
Koha kur Qazimi ka kërkuar të futet në punë, ka qenë më 2009, dhe atëhere Tit Vasili nuk i ka pas kërkuar lekët për vete.
Ishte fjala për të ndihmuar familjet më të dëmtuara në Gërdec.
Qazimi ka pasur disa dëme të lehta dhe familjarë të dëmtuar, por jo vdekje.
Ndaj duhet të paguante ato para.
Por ai duke qenë socialist, ka refuzuar të paguajë, pasi ka dashur të dëmtojë imazhin e qeverisë “Berisha” dhe biznesin e djalit të tij.
Por skandali nuk është këtu.
Skandali është se Qazimi po shkon në Itali për të marrë pikërisht pesë mijë euro.
Pra socialistët duan të thonë se ne nuk jemi nga ata që u marrim pesë mijë euro, por iu japim pesë mijë euro.
E vërteta është ndryshe. Kjo do të thotë se këta duan ta fusin në punë Qazimin kur të kthehet dhe t’i marrin pesë mijë eurot.
Meqënëse ai nuk ka pasur t’ua japë 5 mijë euro, e kanë çuar në Itali që t’i bëjë 5 mijë euro.
Në këtë pikë unë nuk ndaj të njëjtin mendim me zotin Nishani.
Ai vërtet ka punuar pompist si Qazimi, por është rikthyer në detyrë gradualisht.
D.m.th nga pompist, është bërë sekretar i degës së PD, pastaj deputet, pastaj minister, pastaj president.
Qazimi u ngrit në detyrë menjëherë.
Kjo është e patolerushme, pasi nuk respekton rregullat e karrierës dhe fyen mijëra njerëz të tjerë që ndjekin procedurat për t’u rikthyer në punë.”
Eunuk Vasili nuk i deshte per vete , por per haremin e Jales , sulltanesh partine !
undefined