Këshilltari Henz akuzon Ramën se ka infektuar Shkodrën me virus

3 Prill 2020, 20:00Antena TEMA

Pas rastit të sotëm, ku 12 qytetarë nga Shkodra rezultojnë pozitiv, dhe mund ta kenë marrë dhjetë ditë më parë, në kulmin e karantinës, këshilltari Henz vendosi të ngrejë një akuzë ndaj Ramës, për goditje të qëllimshme të Shkodrës:

“I dashur Jari!

Ju e patë lajmin e sotëm në Shkodër.

Si është e mundur kjo?

Shkodra, ky qytet krenar dhe me kulturë, të infektohet nga virusi?

I vetmi qytet demokrat, që nuk ka pranu me u dorëzu tek socialistët, e të dorëzohet tek virusi?

Kjo është e pamundur.

Ju e patë trimërinë e shkodranëve, që nuk ju tremb syri nga masat e Edi Ramës dhe mbushën sheshet plot, duke shëtitur me biçikleta dhe duke bërë pazar.

Ishte një kundërvënie spektakolare e masave të qeverisë.

Kjo e ka tërbuar Edi Ramën dhe ka infektuar Shkodrën.

Gjatë një varrimi në Shkodër, ai ka dërguar qëllimisht një njeri të infektuar të përhapë virusin.

I ka pre shkodranët në besë.

Nuk ka asnjë shans tjetër. Rrugëve rri gjithë ditën Voltana, po nuk e ka zënë virusi.

Duket që është hedhur me tinzari.

Ky është problem i madh politik, që duhet të mos e lëshojë opozita.

Përveç kësaj, ai po nxit dhe sherre në familje.

Jul Deda, që është krenaria e demokratëve të Shkodrës, ka bë thirrje prej Tirana me e bë Tiranën si Shkodra, pra mos me ju bind kryeministrit.

Tash ka dal baba i tij nga Shkoda, Zef Deda,  e po thotë duhet me ndenjë brenda dhe Shkodra.

Ja pra ky është komunizmi. Fut luftën e klasave në familje, djalin me të renë, baba me të vjetrën.

E gjithë kjo është një fushatë e menduar mirë e Edi Ramës, për ta ndëshkuar Shkodrën kryelartë.

Ata që nuk ju bindën më 2013, 2015, 2017 dhe 2019, tashmë u ndëshkuan duke ju injektuar virusin vetëm se nuk pranuan shtetrrethimin e qeverisë.

Ne nuk duhet të dorëzohemi. Duhet t’i japim zemër Shkodrës të rezistojë në sheshe, në rrugë, kudo që të ketë mundësi.

Një ditë virusi do iki, po heroizmi i Shkodrës për të mos u trembur nga ky virus komunist kinez, do të mbetet.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje