Pas vetëdeklarimit të Edi Ramës se kishte bërë sherr me policinë italiane, pasi një polic kishte treguar sjellje raciste ndaj një gruaje shqiptare, këshilltari Henz vendosi të hidhet në aksion.
Në një letër shkruar Jarit, për ta motivuar për aksion politik, këshilltari Henz shkruan:
“I dashur Jari!
Ky është rasti të rrëzojmë Edi Ramën.
Sapo lexova intervistën e tij, u lidha menjeherë me shërbimet sekrete dhe ata më dhanë kopjen e dosjes origjinale.
Ja si janë zhvilluar ngjarjet.
Një grua para Edi Rams po paraqitej tek polici për të kontrolluar pasaportën.
Ai i mori pasaportën dhe ja hodhi në tokë. Pastaj i tha ulu merre pak.
Edi Rama ndërkohë ishte pas tij dhe kishte një kg drogë me vete.
Kur e pa që mund ta kontrollonin, ju turr policit me të shara, me qëllim që të bëhej skandal.
Polici thirri grupin e gatshëm dhe e shoqëruan në polici.
Pakoja me drogë mbeti në tokë. Aty ku nisi sherri.
Pasi e nxorrën para Gjykatës për dhunë ndaj policisë, Edi Rama u justifikua, se nuk e përmbajti dot veten kur pa të shkelej simboli i Shqipërisë.
Policia italiane u tregua e dobët në hetime dhe e lëshoi, duke e dënuar me kusht.
Por policia më pas në aeroport nisi hetimet se e kujt ishte droga që ishte hedhur në tokë.
Pasi panë nga kamerat e aeroportit, nuk dallohej qartë mënyra si Edi Rama e kishte hedhur dorgën në tokë, por vendi koincidonte me atë të atij.
Atëhere u shpall në kërkim Edi Rama.
Ai për gjithë natën kaloi Alpet dhe iku në Francë.
Atëhere nuk kishte hapësirë Shengeni dhe nuk e gjetën dot.
Më pas ai ndërroi emrin, nga Edvin Rama, në Edi Rama, dhe humbi gjurmët.
Këto i kam parë me sytë e mi në dosje, se ma siguroi vetë kancelarja Merkel.
Tani ai nuk ka shkon. Duhet ta rrëzojmë menjëherë dhe për 10 ditë Luli të marrë qeverinë.
Pas kësaj unë ju premtoj se së bashku me Tritanin, do t’i kthejmë gjithë infermieret që kemi çuar në Gjermani në punë, që të përballojmë krizën e koronavirusit.”
Nje pasaktesi te vogel ka ketu z.Henz.Ate dite ,Edi Rama, ne fakt, ishte duke udhetuar me nje pasaporte fallco me emrin Fatmir Mediu.Pas ketij veprimi kriminal,per te humbur gjurmet ,dhe pasi, sikurse thuhet, u denua ne Itali me burg ne mungese,ai u pajis me nje tjeter pasaporte te rreme ,kete here me emrin Fatmir Medihoxha.Keshtu ky kriminel ja hodhi paq ,madje dhe sot e kesaj dite nuk I ka hyre gjemb ne kembe nga dekriminalizimi.