Fevzo shpërndan 300 mijë pako ushqime për njerëz në nevojë

13 Prill 2020, 21:18Antena TEMA

Më në fund Fevzo vendosi ta çojë më tej rrugën e bamirësisë.

Pasi dha një drekë për 30 mjekë të Spitalit Infektiv, nuk ju duk se mori bujën që duhej.

Atëhere vendosi të bëjë një bamirësi për 300 mijë vetë.

Shoqata “Fundjavë Ndryshe”, e cila kërkoi të bënte pak publicitet në emsionin e tij, i tregoi se kishte bë gati para Ramazanit nja 300 mijë pako për njerëz në nevojë.

Atëhere Fevzo pranoi me kënaqësi.

Ky do quhet kontribut i emisionit “Opinion”, në bashkëpunim me shoqatën “Fundjavë Ndryshe”.

-Po mirë, i tha si me gjysmë zëri drejtuesi i shoqatës.

-A, shumë mirë, i tha Favezo. Do dali shumë bukur.

Na duhen dhe ca filmime që unë u dorëzoj pakot disa njerëzve në nevojë dhe njerëz në sfond që bërtasin “Fevziu, Fevziu”.

-Po mirë, i tha prapë me gjysmë zëri, drejtues i shoqatës.

-Pastaj do ishte mirë dhe një skenë masive ku unë eci përpara dhe rreth 10 mijë vetë vijnë pas, për të shkuar tek vendi ku do ndajmë pakot.

-Pak vështirë të mbledhim kaq shumë, po nejse do përpiqemi, i tha drejtuesi i shoqatës.

-Pastaj mendoj të bëj dhe një “Post-Opinion”, i tha Fevzo.

Të diskutojmë si është pritur ky akti bamirësie i “Opinionit” në popull dhe në botë.

-Po mirë dakord, e bëjmë, tha drejtuesi i shoqatës.

-Po do flasësh dhe ti një fjalë. Të tregosh si si u kam ndihmuar unë në punën tuaj për sigurimin e ndihmave.

-Po mirë do flas, i tha kryetari.

-Mendoj të bëjmë dhe një dokumentar në fund, të mbetet, se është hera e parë që një emision bën një bamirësi kaq të madhe.

Mund t’iu përmendim dhe ju, meqë siguruat pakot.

-Si të doni, i tha kryetari. Ne kemi një jetë që ndajmë pako dhe ruajmë se mos na vjedh ndonjëri ndonjë pako.

Është hera e parë që na i marrin të gjitha.

-Do jetë gjë e madhe, tha Fevzo. Do t’iu falenderojmë dhe ju në fund që bashkëpunuat me mua dhe siguruam këto pako.

Ka për tu çmend Trumpi kur ta shohë. Ai vet milarder e s’ka dhënë asgjë.

4 komente në “Fevzo shpërndan 300 mijë pako ushqime për njerëz në nevojë”

  1. Milori says:

    Fevzo magjistari i Staroves dhe punetori i madh i Dushkut te Lushnjes ku spiunonte tek xhaxhi i sigurimit cdo gje qe ndodhte ne lagje. Pastaj iku ne Tirane thane e biresuan , thane e cuan per shkolle…. Nuk u mor vesh…

  2. Ironik says:

    O Mero Gelbaza 300mije euro ndihma thuhet jo 300mije vetave. Servil partiak.

    1. SONILA SUKOBINA says:

      Ti Ironik ti hash mutin Meros, se gelbaze eshte Fevzo me ca zagare dhe zagare qe gjenden neper ekrane me parcekat e tyre te droges.

  3. Hulu says:

    Sa eshte nje pako? Sa ke arxhuar o tullac gjithsej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje