Fevzo fut në sherr gazetarët për ndryshimet ligjore në Kodin Penal

11 Prill 2020, 21:04Antena TEMA

Ka plasur një debat i madh mbi ndryshimet në Kodin Penal, që ashpërsojnë masat ndaj njerëzve që shkelin rregullat gjatë karantinës.

Për këtë, Fevzo ka kërkuar të bëjë një emision të posaçëm ditën e hënë.

Por ai kërkon që Etilda Gjonaj të jetë tek ai në emision dhe të mos dalë askund tjetër.

Zonja Eni nga ana e saj, kërkon që ajo të jetë tek emisioni i saj.

Duke qenë se debati nuk ka marrë fund akoma, Fevzo ka paralajmëruar qartë, se nëse zonja Etilda shkon tek zonja Eni, ai do marrrë në emision Voltana Ademin dhe do ta quajë këtë ligj kundër Shkodrës.

Nga ana e saj, zonja Eni ka kërcënuar se nëse nuk shkon tek emisioni i saj, ajo do ftoj Doktorin dhe do bëjë thirrje për revolucion.

Ndërkohë debati është marrë vesh dhe nga emisonet e tjera.

Tur Zheji ka kërcënuar se nëse nuk i gjejnë dhe atij një të ftuar, ai do thërrasë panelin e zakonshëm të tij dhe do arrijë në përfundimin që ndryshimet ligjore i ka kërkuar Sorosi, me qëllim që kush të mbetet gjallë nga epidemia, të shkojë në burg.

Në emision do jetë dhe një panelist që e shpjegon këtë me një plan çifut, që në botë të mbeten 540 milionë njerëz, si dhe një tjetër që mendon se kjo është luftë e SHBA ndaj Europës.

I revoltuar ka qenë dhe Ilir Babaramo, i cili ka kërcënuar se nëse nuk i shkon atij në emision, ai do shtojë dhe një pyetje të gjashtë, e cila do të jetë e tipit: A mos qëndron Edi Rama pas pandemisë si lider botëror?

Në fund kërcënimin më serioz e ka bërë zonja Sonila Meço, e cila ka kërcënuar se nëse nuk e ka ajo të ftuar ministren, që të shpjegojë ndryshimet ligjore, atëhere ajo do dalë me tezën se këtu nuk ka pasur pandemi dhe e gjithë kjo ishte një shpikje për të forcuar Kodin Penal.

Në këto kushte, zyra e shtypit e kryeministrit ka dalë me një sqarim për mediet, ku thotë:

“Të dashur gazetarë!

Qeveria, nisur nga përvoja e fitua në zbatimin e masave të karantinës, po ndërmerr një sërë ndryshimesh ligjore që do t’i shërbejnë Shqipërisë në pandeminë e ardhshme pas 100 vjetësh, që të mos ua lëmë barrë pasardhësve, mungesat ligjore.

Këto masa nuk do të kenë efekt mbi këtë breza, pasi nuk do ta arrijmë dot pandeminë e radhës”.

Pas sqarimit, Fevzo u qetësua dhe tha:

“Epo ministrja duhet të vijë tek unë, se unë bëj emisione parashikuese për 100 vjetët e ardhshme.

E kam thënë i pari që kur të zë virusi, ose mbijeton, ose vdes, dhe po më del parashikimi.”

3 komente në “Fevzo fut në sherr gazetarët për ndryshimet ligjore në Kodin Penal”

  1. Carmen says:

    Ah mo Fevzo po ti je nje k.. i vertete se nuk te thote kote Sandri. Nese une di sha m8nister nuk do te vije kurre tek nje plere si ty per te bere qoke dhe per ti sherbyer interesave te bythes rende. Blendi Fevziu kam degjuar se eshte prekur nga Covid e do shkoje prane Lekes se II ne Sharre. Fuck off Fejzo korani!

  2. Boborano says:

    Kush eshte ky Fevzo mo aman ta bejmë President te Gjysem Henes se Kuqe se jam i bindur se duke qene Fejzi parjeter qe Blendi Fevziu [b.q. -ass] nëse është e ka kryer haxhillëkun në mekë? Kjo na mjafton! Në rast të kundert fshiheni Klanin nga lista e kanaleve per te mos i pare surratin ketij tipi te neveritshem?!

  3. Arqile says:

    fevgo dhe e jane argate te sales se i ka mekuar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje