Këshiltari Henz shpjegon amanetin e Fevzos, nëse e kap koronavirusi

7 Prill 2020, 21:09Antena TEMA

Pas deklaratës së Fevzos se kishte tentuar të infektohej me koronavirus, po kishte dështuar, këshilltari Henz shpjegon në një letër për Jarin, se si Fevzo i kishte dërguar amanetin me email:

“I dashur Jari!

Ajo që Fevzo tha dje, është e vërtetë. Një ditë ai mendoi se arriti të infektohej dhe më ka çuar këtë email në formën e një amaneti, nëse i ndodhte gjë:

‘I dashur Henz!

Këtë email po ua dërgoj disa njerëzve special, që ta kenë si dëshmi nëse mua më ndodh gjë.

Të lutem çoja dhe kancelares Merkel.

Kam kaq ditë që po përpiqem të infektohem. Kam dalë në sheshin “Skënderbej”, kam prekur njerëz si padashje, i kam dhënë dorën Skënder Bratajt, kam pas në lidhje direkte mjekun Kraja, e plot përpjekje të tjera.

Sot më duket se jam zgjuar me dhimbje koke dhe gjymtyrësh dhe kafja nuk më dukej me shije.

Ndaj mendoj se jam infektuar.

Tani shpresoj të bëj një eksperiment social pasi të shpall lajmin dhe të shikoj popullaritetin tim.

E di që bota do përlotet dhe do bëj xhelozë shumë politikanë dhe gazetarë, por unë do ti mund dhe me vdekjen time.

Të lë amanet që në panairin e ardhshëm, shitjet që do shumëfishohen nga  librii i fundit, të shkojnë për blerje maskash dhe t’i menaxhojë Tit Vasili.

Donacionet që do mblidhen në ceremoninë time përkujtimore të blihen respiratorë dhe tenderin ta fitojë Tit Vargu, se ai i ka cilësore.

Në ceremoninë mortore, përshëndetjet nga presidentët e vendeve europiane t’i lexojë Alketa Vejsiu, se ato do jenë shumë dhe ajo lexon shpejt, ndërsa atë të presidentit Trump ta lexojë Reiz Çiço.

Të ndërtohet një spital i ri i kirurgjisë estetike me emrin tim, bazuar në të adhurat që do kem në vite nga shitja e librave.

Aty të rregullohen falas gjithë gazetarët televizivë dhe të porosisë dhe syzet zonja Eni.

Nga pala shqipare nuk dua fjalim në ceremoni, se nuk janë në nivelin tim.

Mbi varr të shkruhet ky epitaf: Mposhti diktaturën, dominoi tranzicionin dhe nuk kishte më çfarë të bënte, ndaj u vetinfektua me COVID19, për të ndërgjegjësuar botën.”

5 komente në “Këshiltari Henz shpjegon amanetin e Fevzos, nëse e kap koronavirusi”

  1. K. F says:

    Ky Fevizi eshte vertet karaduc me xhunga. Per delir dhe per tu dukur vdes pir ne keto troje askzsh nuk e ruan per te madje urrehet me shume se Toptani apo Ahmet Zogu se nen historite e gjasme gjysheve te tij u pasurua me shume se te dy ata badhke. Fevzi Blendushka eshte jo vetem nje sharlatan gazetaresk por edhe nje kriminel qe duhet te jape llogari nje dite per manipulimin e se vertetes , fshehjen e saj dhe per klientizimin qe ka sjelle ne mendimin shqiptar duke e revizionuar ate.

  2. K. F says:

    Ky Fevizi eshte vertet karaduc me xhunga i neveritshem. Per delir dhe per tu dukur vdes pir ne keto troje askzsh nuk e ruan per te madje urrehet me shume se Toptani apo Ahmet Zogu se nen historite e gjasme gjysheve te tij u pasurua me shume se te dy ata badhke. Fevzi Blendushka eshte jo vetem nje sharlatan gazetaresk por edhe nje kriminel qe duhet te jape llogari nje dite per manipulimin e se vertetes , fshehjen e saj dhe per klientizimin qe ka sjelle ne mendimin shqiptar duke e revizionuar ate.

  3. sabri says:

    Me lot ! Hahaha !

  4. Vlash Petrika says:

    U rikthye tek lartesia qe ka qene “Antena”! Bravo Mero!

  5. x says:

    ore kur do ta shpalli doktor vdekja mbret këtë rronxho- bonxhon e tv klanit, se ky vdiq duke lëpirë bythën e berishës. apo kur të qethen viçat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje