Pas publikimit të një shkrimi të Doktorit në vitin 1971, në gazetën “Zëri i Popullit”, ku ai vlerëson direktivat e PPSH për luftën kundër epidemiologjisë, këshilltari Henz vendosi të zbulojë të vërtetën që fshihej pas këtij shkrimi, si dhe disa komente rreth kësaj largpamësie të Doktorit:
“I dashur Jari!
Artikulli i Doktorit që zbërthente idetë e Komitetit Qëndror në fushën e epidemiologjisë, është interesant në disa aspekte.
Në atë kohë Doktori ishte thjesht një anëtar partie i organizatës së shendetësisë.
Kryetari i Organizatës ishte një kirurg ortoped, liberal, që nuk ishte për atë punë.
Ishte neglizhent, oportunist dhe nuk i kushtonte rëndësi direktivave të parties, por vetëm librave të mjekësisë.
Atëhere Doktori u ul dhe shkroi një material 40 faqe për Komitetin Qëndror, ku theksonte të metat në punën e organizatës së partisë në mjekësi dhe problemet që ekzistonin.
Komitetit Qëndror i pëlqeu shumë letra e Doktorit dhe gjatë Pleniumit të radhës, i trajtoi gjithë problemet që ngrinte Doktori.
Pas kësaj, Doktori bëri këtë artikullin, që t’i bënte jehonë direktivave të Komitetit Qeëndror, që i kishte sugjeruar vetë.
Në këtë situate, sekretari i Partisë u detyrua të japë dorëheqjen dhe i hapi rrugë Doktorit për sekretar partie.
Pra, karreira e Doktorit ka nisur pikërisht me idetë që ai i ka dhënë partisë për epidemiologinë e sëmundjeve.
Ndaj dhe sot idetë e tij janë më aktuale se kurrë.
Edi Rama po përpiqet t’i kopjojë, por nuk ja arrin dot, se Doktori i ndryshon idetë menjëherë, se ka shumë ide.
Ndaj dhe Edi Rama është bërë nervoz dhe e sulmon.
Ky artikull tregon zanafillën e Doktorit në këtë fushë dhe shikohet se sa largpamës ka qenë.
50 vjet më parë, ai e ka parashikuar këtë situatë.”
pse nuk e kap kollovirusi thuaj më mirë