Shkencëtari Taulant ka bërë sot një suprizë.
Ai ka zbuluar një studim shkencor që e pat mbajtur fshehur për disa muaj, pasi ka dash të përdoret në mënyrë specifike nga disa segmente politike:
“Të dashur shqiptarë!
Sot po ju bëj publik një studim timin shkencor, i cili i bie të jetë studimi im i 102, të cilin ma ka pas porositur qysh vitin e kaluar Lulzim Basha, por unë e përfundova këtë fillim viti dhe u aplikua për herë të pare në mitingun e 2 marsit të presidentit.
Është fjala për distancimin social.
Nga studimet e mija shkencore, unë kam arritur në përfundimin, se nëse qëndron një njeri në një metër katror, ti shmang infektimin nga virusi.
Në këtë përfundim kanë arritur më pas dhe OBSH dhe shumë qeveri të vendeve të tjera, por unë kam qenë i pari që e kam zbuluar dhe ja kam ofruar për përdorim presidentit Meta në mitingun e 2 marsit.
Ideja për këtë studim lindi nga protestat e vitit të kaluar, kur kryetari i opozitës më kërkoi një ide, se si mund të mbushej sheshi dhe bulevardi për protestat.
Unë i hyra punës shkencore dhe arrita në përfundimin se nëse bulevardi i gjerë 32 metra dhe i gjatë 400, nëse zbatonte parimin e distancimit social, mund të mbushej me 12000 vetë.
Secili mbante distancë një metër nga tjetri në gjithë perimetrin, pra 1 njeri për metër katror.
Përfundimet paraprake të studimit ja dhashë Lulit para 30 qershorit të vitit të kaluar, por nuk isha i sigurt në analizën shkencore.
Mu deshën netë të tëra ta studioja dhe të bindesha duke e kthyer në punim shkencor.
Për shkak të emocioneve të forta që kishin protestat e Lulit, ato nuk e respektuan distancën.
Por eksperimenti u krye me sukses në mitngun e 2 marsit.
Kur ja thashë këtë presidentit, ai më falenderoi dhe më shprehu mirënjohjen e tij të thellë.
Dhe kështu u bë.
Distancimi social që u krye në miting duke respektuar distancën bëri që dhe mitingu të kishte sukses, pasi 12000 vetë mbushën bulevardin dhe nuk pati të infektuar me koronavirus.
Ky studim tani që masat po lehtësohen, nuk ja vlen më të mbahet sekret.
Ai duhet të hyjë në analet e shkencës shqiptare si studimi i parë në botë, ku mjekësia shkencore e aplikuar në një situatë të caktuar politike, bëhet e dobishme.
Presidenti Meta më ftoi pas këssj, të isha këshilltar shkencor prane Presidencës, por e refuzova, pasi për mua ka rëndësi studimi dhe jo karriera politike.
Sot jam krenar që këtë studim po e ndjek gjithë bota.
Duhet të jeni dhe ju krenarë që ky studim është aplikuar pa bujë e zhurmë për herë të parë në Shqipëri falë punimit tim shkencor”.
Suksese te metejeshme…bashkepuntor shkencor!
Si ky Taulanti ka shume por do 8shte ne interes te punlikut te hidhnit syte edhe nga nje koker gomari siç eshte ky fare sociologu me emer Gezim Tushi. Ky eshte me keq se Grida Duma. Perkthen ashtu halldupshe e perpuqet ti paraqese si punet e veta si nje profesor leshi.
Furni dhe kete gjithollogun Kel Demi qe per hir te shemtires se Mesildes po perpiqet te behet interesant çdo dite me gjetjet e tij fale ekranit qe zoteron.
Keta tipa si ” shkencetari ” Taulant qeuhen idjot i shkolluar me diplome.