Pse Doktori është më i qetë sot, që u bënë 26 të vdekur nga virusi 

16 Prill 2020, 20:40Antena TEMA

Njoftimet zyrtare konfirmuan sot të vdekurin e 26 nga koronavirusi.

Lajmi e qetësoi Doktorin. Shpresa e tij është se do kalohet dhe shifra 30.

Kjo është shumë e rëndësishme për të.

Në një letër të këshilltarit Henz drejtuar Doktorit, thuhet:

“I dashur Doktor!

E di që ti nuk gëzohesh për viktimat, por dua të të kujtoj, se prej sot, qeveria e Edi Ramës nuk ka më të drejtë morale e as ligjore, të të akuzojë ty se vrave 26 vetë në Gërdec.

Ti i vrave aksidentalisht, se aq dinte, aq bënte, yt bir me shokët e tij.

Kurse ky i vrau me qetësi dhe vetëdije të plotë brenda një muaji.

Ndërsa djalit tënd ju vranë në një ditë të gjithë më 15 mars, ky filloi t’i vrasë nga 15 marsi, e brenda muajit shkoi 26.

Të jesh i sigurtë se do shkojë dhe më shumë.

Unë nuk ja uroj vdekjen asnjë shqiptari, se në fund të fundit më mbajnë me bukë, por do të desha të shkonin 31, të kalonte dhe 4 vdekjet e 21 janarit.

Pas kësaj, ata nuk kanë më sy e faqe, të të zënë ty në gojë për vdekjet e tua.

Ky është rekordmeni i vrasjeve dhe vdekjeve.

51 i ka nga tërmeti, mbi 30 do t’i ketë nga koronavirusi, dhe të tjera që nuk i dimë akoma.

Kështu shpresoj se ka ardhur dita, që ti të ndjehesh më pak fajtor për vdekjet e tua, se pasardhësit e tu, pasi ata po ta kalojnë me shifrat e vdekjeve.

Ky është një mesazh i rëndësishëm që duhet t’ia çojmë çdo demokrati, që të jetë i qartë dhe krenar për arritjet e tua.

Unë do bisedoj dhe me kancelaren Merkel dhe miqtë e mi në Europë, t’ua tregoj këtë statistikë dhe ata të mos më thonë më, që ti ke vrarë njerëz.

Vrasësi i vërtetë është Edvin Rama dhe tani kemi fakte.”

2 komente në “Pse Doktori është më i qetë sot, që u bënë 26 të vdekur nga virusi ”

  1. Prind says:

    Po te shtosh edhe dosjen e Tropojes apo sa te tjera qe nuk dime, duhet te bjere edhe nje komete ne kohe te Rames qe ky t’ja marre trofeun nga dora Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje