Shkencëtari Taulant publikon studimin mbi lëvizjen e lirë gjatë epidemisë

26 Prill 2020, 20:22Antena TEMA

Shkencëtari Taulant ka bërë publike sot punimin e tij të ri shkencor, rreth lëvizjes së lire në kohë pandemie.

Studimi ishte një surprizë, pasi ai ndërkohë po përgatiste për botim një punim tjetër.

Sidoqoftë ky është punimi i 103 shkencor dhe i dhjeti i këtij muaji:

“Të dashur shqiptarë!

Po ju bëj publik sot studimin tim të fundit shkencor.

Bëhet fjalë se si mund të lëvizet lirshëm në kohë pandemie.

Nga studimet që unë kam bërë, më rezulton se masat e bllokimit dhe izolimi në shtëpi, është një gafë e rëndë.

Nga gjithë sondazhet që unë kam bërë dhe studimet e mija shkencore, më rezulton se është më mirë për njerëzit kur dalin në natyrë, se sa kur rrijnë brenda në shtëpi.

Në këtë përfundim kam arritur pasi kam studiuar sjelljet e njerëzve të mi të afërt, familjarëve, shokëve, miqve, të njohur, pastaj dhe qytetarë të thjeshtë.

Të gjithë më thonë se kanë shumë dëshirë të dalin të lëvizin dhe të mos rrinë brenda.

Ky është një përfundim i madh shkencor që duhet ta kenë parasysh mjekët gjatë pandemisë.

Pra ata duhet të marrin masa të tilla, që të respektojnë lëvizjen e njerëzve.

Nga studimet e mija, dëshirat kryesore të njerëzve të mbyllur brenda gjatë pandemisë janë këto:

-Të dalin në park

-Të shëtisin me biçikletë

-Të takojnë të dashurën

-Të bëjnë ecje në mal

-Të shkojnë në kafe

-Të hanë në restorant

-Të shkojnë në det

-Të luajnë futboll, ose sporte të tjera.

-Të shkojnë në kinema, ose teatër.

Ka dhe dëshira të tjera, por këto janë kryesore.

Atëhere përderisa njerëzit që ne i mbajmë mbyllur ëndërrojnë këto gjëra, detyra jonë është t’ua plotësojmë këto gjëra, dhe të marrim masa të tjera për virusin.

Në studimin e ardhshëm do t’u tregoj se çfarë masa duhen marrë.

Por përfundimi im shkencor është që njerëzit janë shumë më të kënaqur nëse lëvizin dhe shëtisin, se sa të rrinë në shtëpi.”

2 komente në “Shkencëtari Taulant publikon studimin mbi lëvizjen e lirë gjatë epidemisë”

  1. Jon says:

    Mero na more ne qafe me kete Antenen. Thone qe ka debatuar fort Albini me Lulin se kush do e marre ne Parti kete shkencetarin.

  2. Ok! says:

    Ma merr mendja qe Shqiperia do ndjeke
    metoden Italiane e cila nuk ka bere qarkullim te lire per te gjithe. Mezi presim qe qarkullimi te jete i lire ne menyre per tu spostuar , natyrisht kujdesi do jete ne vazhdimesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje