Pas kryeministrit britanik, i cili kërkoi të parablejë studimin e shkencëtarit Taulant për vdekjet për 1 milion banorë, sot Doktori i bëri një përgëzim publik këtij studimi shkencor:
“I dashur Taulant!
E lexova studimin tënd shkencor, që zbulon se si po manipulohen vdekjet për një milion banorë.
Në rekomandimet tuaja për kryeministrin britanik, ju me dashamirësi i rekomandoni atij që të llogarisë gjithë popullsinë e Komunuellthit, me qëllim që vdekjet të duken të ulëta.
Por këtë gjë e ka adoptuar Edvin Covid Surreli, i cili llogarit 7 milionë shqiptarë, për të pasur të ulëta vdekjet.
Në fakt, vdekjet këtu nuk janë 11 vdekje për 1 milion banorë.
Shqipëria e Edvin Covid Surrelit është e shpopulluar.
Qysh me ikjen e PD nga pushteti, nga Shqipëria kanë ikur 2 milionë banorë.
Në Shqipëri nuk ka 3 milionë banorë, por 1 milion banorë.
Siç e ka thënë PD, vitin e kaluar janë larguar nga Shqipëria 1 milion banorë.
Edhe një milion banorë të tjerë janë larguar pas vitit 2013, që kur erdhi në pushtet Edvin Covidi.
Vetëm në zgjedhjet e vitit 2017, PD-së i kishin ikur 240 mijë demokratë, të cilët kanë emigruar dhe nuk patën mundësi të votojnë PD.
Kështu që në Shqipëri jetojnë 1 milion banorë.
Nga 1 milion banorë, ne kemi 27 vdekje të deklaruara dhe 100 të të tjera të padeklaruara.
Pra ne e kemi vdekshmërinë 127 vdekje për një milion banorë, dhjetë here më të lartë se çdo vend tjetër në botë.
Falë studimit tënd shkencor, ne kuptuam se kjo shifër është spekulative dhe varet se sa banorë llogarit ti.
Po llogarite që Shqipëria është 7 milionë banorë, i bie të kemi 3 vdekje, për 1 milion.
Po llogarite që jemi 3 milionë banorë, i bie 11 vdekje.
Por ne jemi vetëm 1 milion banorë dhe e gjitha është mashtrim i Edvin Covid Ramës.
Ky studim na hapi sytë.
Ky studim na tregon krimin që ka bërë Edvin Covid Rama.
Ndaj ju bëj thirrje shqiptarëve të çohen e ta përmbysin këtë pushtet dhe ta marrin Shqipërinë në kontroll mjekët që dinë ta luftojnë këtë sëmundje, unë, Tit Vasili, Tit Vargu etj.”
undefined
Disi te ngaterruara shifrat. Shpresoj ta kem kuptuar!?
“Studimi shkenzor” Per “1” miljon banore..Ti, Tit Vasili dhe Tit Vargu
Epo mire..
Hahaha! E bukur por Mos harroni personalitetin humoristik komandant Jarin! Na e kujtoni ndonje here, se ishte me fantastiku…