Shkencëtari Taulant, një studim të ri shkencor për mbylljen e shkollave

28 Prill 2020, 18:18Antena TEMA

Shkencëtari Taulant po shkon drejt punimit të tij të 104.

Ai sot ka bërë të ditur se ka bërë një studim të thelluar mbi mbylljen e shkollave dhe ka arritur në përfundimin se ka qenë një veprim i gabuar:

“Të dashur shqiptarë!

Sot kam përfunduar një studim të thelluar shkencor mbi mbylljen e shkollave.

E nisa diku pas kafes së mëngjesit dhe e mbarova para kafes së mbasdites.

Është një studim shumëiI thelluar, të cilin ma kërkuan menjeherë Qeveria zviceriane, ajo gjermane, franceze dhe norvegjeze.

Vetëm qeveria shqiptare s’ma ka kërkuar.

Ku synon ky studim?

Qysh me mbylljen e shkollave më bëri përshtypje fakti se nxënësit do të mësonin online nga shtëpia.

Kështu do të detyroheshin mamaja, gjyshja apo babai, të rrinin bashkë me fëmijët për t’iu shpjeguar detyrat.

Kjo gjë e bërë në mënyrë të përditëshme, rriste shumë rrezikun e infektimit në familje, ndërsa nuk është se ka ulur gjë infektimin në shkolla.

Përfundmi i studimit tim është befasues.

Deri më sot, në asnjë shkollë nuk kemi asnjë rast me koronavirus.

Arsyeja?

Arsyeja është se kur shkollat janë mbyllur, virusi nuk depërton dot.

Ndaj mbyllja e tyre ka qenë gabim.

E para, na ka lënë pa statistika për shkollat dhe ne nuk dimë në të ardhmen a sëmuren apo jo nxënësit e shkollave.

E dyta, ne kemi dështuar në objektivin tonë për të mbrojtur nxënësit e shkollave.

Ata mund të jenë infektuar në shtëpi e ne se dimë.

Ndaj përfundimi i punimit tim shkencor, është se mbyllja e shkollave ka shkatërruar studimet shkencore rreth koronavirusit.

Tani ne kemi zero raste me koronavirus në shkolla dhe me këtë statistikë, ne duhet t’i hapim shkollat.

Por me sa duket, qeveria shqiptare është armike e arsimit dhe nuk ka marrë ende vendim.

E vërteta nuk mund të fshihet. Kemi zero koronavirus në shkolla, pasi virusi sipas studimit tim, nuk depërton në shkolla që nuk ka nxënës.”

3 komente në “Shkencëtari Taulant, një studim të ri shkencor për mbylljen e shkollave”

  1. Xen hajduti vrases nje këllirë nga familje shemtut says:

    Mire ja ben ketij farë injoranti gjithollog semure me delir madheshtie e njejta diagnoze si e Fevziiut te shume gjysheve

  2. Arta says:

    A mund të na thoni mbiemrin e këtij mjeku Taulant, kushi është ?
    Çfarë gazetarie është kjo, qe flet për një njeri të shquar e nuk ia thotë dot mbiemrin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje