Shkencëtari Taulant bën gati zbulimin e ri shkencor për Chloroquine dhe Hydroxychloroquine

27 Prill 2020, 20:11Antena TEMA

Ende pa u shuar jehona e punimit shkencor 103, shkencëtari Taulant ka bërë gati një studim të ri shkencor për përdorimin e  Chloroquine dhe Hydroxychloroquine, kundër COVID-19.

Pas debatit se si duhet të testohen këto dy ilaçe të propozuara për shërimin nga COVID-19, shkencëtari Taulant i ka hyrë punës dhe ka arritur në një përfundim të jashtëzakonshëm.

Nga studimet e tij të thelluara shkencore, ka arritur përfundimin se një ilaç, nëse nuk testohet tek një pacient, nuk është i sigurtë që të shëron.

Në këtë përfundim ai ka arritur fillimisht me intuitë, pastaj me disa eksperimente shkencore.

Një ditë i dhimbte koka dhe provoi hypobrofen. Dhimbja nuk i iku.

Provoi paracetamol, dhimbja i iku.

Nga aty arriti në përfundimin shkencor se nëse nuk e provon ilaçin e duhur, nuk mund t’i besosh atij që të shëron.

Ky studim ka për të tronditur mjekësinë shqiptare, e cila deri më sot nuk ka asnjë protokoll shkencor se si i provon ilaçet që përdor.

Sipas saj, e thotë një mjek që merr këtë ilaç, dhe farmacisti e jep.

Por duhet të një studim shkencor në këtë pikë, që të provojë se ti duhet të marrësh ilaçin e duhur.

Këtu farmacistët janë pa asnjë punim shkencor.

As shoferët e ambulancave nuk kanë shkollimin e duhur dhe mund të të vdesin rrugës.

Studimi pritet të dalë orë pas ore dhe ka për të qenë një shuplakë e fortë për qeverinë, e cila ka marrë përsipër të bëjë testin e disa ilaçeve për Covid-19.

Ky studim do të sanksionojë një herë e përgjithmonë se një ilaç duhet të jetë i testuar me prova shkencore që të shëron, ndryshe ai nuk të shëron.

Dhe kjo do të jetë tragjedi.

Studimin e tij ai ja ka çuar për konsultë dhe doktor Tritan Shehut, doktor Tit Vasilit dhe doktor Tit Vargut.

I pari i ka sugjeruar që për këtë është i nevojshëm një laborator privat, që e njeh Tritani.

I dyti ka sugjeruar që duhet një spital privat që e njeh ai, ndërsa i treti ka sugjeruar se duhet një pajisje Siemens që e ka ai.

Shkencëtari Taulant po mendohet se me kë të bashkëpunojë për të prezantuar përfundimet e këtij studimi, që pritet të trondisë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë botën.

5 komente në “Shkencëtari Taulant bën gati zbulimin e ri shkencor për Chloroquine dhe Hydroxychloroquine”

  1. Prima visione says:

    Humoristit..

  2. Rimi says:

    Kur do filloje seriali “Protesta e doktorit per mbylljen e pornlive”

  3. Ok! says:

    Shkencetari Taulant, duhet te punoje per te prezantuar studimin e tije, me njeriun me te besuar qe njeh ai.

  4. Ola says:

    Leri ore këta, ik tall ndonjë Taulant Ballë me shokë, se ke 10 vjet më Jarin dhe Lulin. Apo andej nuk ta mban?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje