Shkencëtari Taulant me një antistudim për Harvardin

29 Prill 2020, 19:02Antena TEMA

Sot shkencëtari Taulant ka një surprizë të re për shqiptarët.

Ai nuk ka publikuar sot ndonjë studim shkencor të vetin,  por ka hedhur poshtë një studim të Harvardit për COVID-19, publikuar dje:

“Të dashur shqiptarë!

Mund të lexoni këto ditë lajmet e një studimi të Harvardit që nuk vlen asnje cent!

Studimi tregon se vdekjet nga Covid ne NYC mund të jenë 21 herë më të larta se vdekjet nga gripi.

Ky është një studim i përciptë dhe pa asnjë bazë shkencore, dhe dyshoj se e kanë bërë qëllimisht kundër punimeve të mija shkencore.

Në fakt, studimi nuk merr parasysh shume parametra, dhe është bërë shkel e shko.

E gjitha kjo ndodh vetëm se ky që e ka bërë studimin është shkencëtar i Harvardit.

Pikërisht këtu fillon problemi.

Shkencëtarët e Harvardit janë qënie dembele.

Ata bëjnë një ose dy studime shkencore gjithë jetën.

Ata nuk i japin asgjë shoqërisë.

Unë kam bërë 104 studime dhe kam gati të 105-in këto ditë, kurse këta e ngrysin jetën me një, ose dy studime.

Mbi të gjitha, më duken të painformuar dhe kjo duket qartë nga bibliografia e tyre.

I hodha një sy këtij studimit dhe nuk ka cituar asnjë nga studimet e mija shkencore.

Nuk e kuptoj se si një shkencëtar i Harvardit, mund të neglizhojë punime të tilla shkencore dhe pastaj të bëjë gafa si këto që thotë se vdekjet nga COVID-19 mund të jenë 21 herë më të larta se ato nga gripi.

Po si qenkan më të larta mo burrë?

Gripi ka një jetë të tërë që e kemi mes nesh, COVID tre muaj ka.

Me këtë rast u bëj thirrje jo vetëm intelektualëve shqiptarë, por dhe atyre zvicerianë, gjermanë dhe anglezë me të cilët unë bashkëpunoj, të mos bien pre e studimeve të tilla, por të citojnë dhe lexojnë punime shkencore të vërteta, që mbështeten tek faktet ditore dhe që u përgjigjen realiteteve për 24 orë.

Studimet e mija shkencore shtrojnë pyetje konkrete dhe japin përgjigje konkrete brenda ditës.

Për këto studime shkencore ka nevojë bota.

Nuk do të thotë gjë nëse një punim e boton me stampën e Harvardit apo në faqen e Facebook-ut apo revistën prestigjoze ëëë.mukajeti.com.

Rëndësi ka që është punim shkencor.

Mjeti i publikimit është çështje personale.

Ndaj ju bëj thirrje që studime të tilla shkencore të hidhen në kosh bashkë me oligarkët e Harvardit, që duan të ruajnë monopolin mbi studimet shkencore.”

2 komente në “Shkencëtari Taulant me një antistudim për Harvardin”

  1. Gjeto says:

    Mero, duhet të bësh një libër me këta persona-zhe, që shumica i marrin si të vetëshprehur edhe kur “shfaqen” tek “Antena”.

  2. Populli says:

    Populli akoma nuk eshte i bindur per COVID19,dyshimet egzistojne si u perhap ky virus(ndonese e verteta do gjindet me kohe) ky ben studime shkencore. Te verteten e dine vetem ata per te cilet flitet qe e sajuan?! Keshtu qe:populli rri me sy hapur te kuotoj c’po ndodh e nga erdhi ky virus, erdhi apo nuk erdhi….populli eshte popull, nuk eshte as Amerika, as Grand Britannia.Popupulli po! ka vetem kete ne dore ,ta beje? apo mos ta beje vaksinen kur ti vije momenti.Nqs. do vije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje