Shkencëtari Taulant ka zbuluar arsyet përse nuk ecën mjekësia në Shqipëri

3 Maj 2020, 19:14Antena TEMA

Në studimin e tij të 106, që e ka përfunduar dje mbasdite, shkencëtari Taulant ka arritur që përmes një punimi shkencor, të zbulojë përse mjekësia nuk përparon në Shqipëri:

“Të dashur shqiptarë!

Dje kam përfunduar studimin tim të 106, i cili është një vështrim i thelluar mbi defektet e mjekësisë në Shqipëri.

Në këtë studim unë kam zbuluar shumë arsye përse mjekësia nuk ecën para në Shqipëri.

Së pari, kam zbuluar se doktoresha Çomo nuk duhet të jetë drejtore e Infektivit, pasi ajo nuk ka asnjë kontakt me mua.

Unë jam shkencëtar me 106 punime shkencore, bashkë me këtë të sotmin, kurse ajo ka mbrojtur vetëm një doktoraturë.

Ky është skandal. Ndaj kjo është një arsye e fortë që nuk ecën para shkenca e mjekësisë në Shqipëri.

Një arsye tjetër e fortë, është që atë e mbrojnë gazetarët.

Biles dhe gazetarë maskarenj, të cilët i citon dekani i Mjekësisë.

Ky është skandal. Këta gazetarë nuk kanë asnjë punim shkencor, po botojnë çdo ditë nga një shkrim dhe se çu duket vetja.

Po ata botojnë çdo ditë nga një shkrim, unë botoj çdo ditë nga një punim shkencor.

Nuk mund të krahasohemi me njëri- tjetrin.

Dekani i Mjekësisë në vend të më citojë mua, citon gazetarët. Ky është fundi i botës.

Arsyeja e tretë që mjekësia këtu nuk ecën para, është rasti i dy ditëve më parë.

Unë deklarova se do heq dorë nga rrjetet sociale dhe nuk do publikoj më punime shkencore online.

Për çdo vend të botës, kjo do ishte një humbje e madhe dhe do kishte protesta popullore.

Në Shqipëri jo vetëm që nuk u mërzit njeri, por filluan të gëzohen.

Dhe çfarë është më e keqja, u gëzuan dhe vet autoritet e mjekësisë.

Kjo më bindi përfundimisht se mjekësia këtu nuk ka të ardhme.

Nuk ka si të ketë të ardhme, një mjekësi që vendos në krye të saj njerëz që kanë vetëm një doktoraturë dhe tërë jetën kanë punuar në klinikë.

Mjekësia duhet të ketë në krye të saj shkencëtarë që e kanë lidhur jetën me punime shkencore të përditshme.

Deri atëhere ky vend nuk bëhet. Por unë do luftoj.”

1 komente në “Shkencëtari Taulant ka zbuluar arsyet përse nuk ecën mjekësia në Shqipëri”

  1. arci says:

    Po mire mo Mero po Rama i e beri zv minister sa hap e mbyllsyte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje