Një lajm i hidhur ka pushtuar sot mbarë vendin.
Në ditën e punëtorëve, shkencëtari Taulant ka vendosur pezullimin pa afat të botimit të punimeve të tij shkencore në Facebook:
“Të dashur shqiptarë!
Sot kam marrë një vendim të rëndësishëm, që ka të bëjë me faktin se si nuk vlerësohet puna ime në Shqipëri.
Një njeri në këtë moshë, që ka deri më sot 105 punime shkencore, duhet të kishte vendin e nderit në historinë e Shqipërisë.
Por çfarë ka ndodhur?
Asnjë nga punimet e mija shkencore nuk është shqyrtuar nga Akademia e Shkencave dhe nuk është marrë në konsideratë nga qeveria.
Akademia e Shkencave boton çdo ditë një buletin lajmesh për COVD-19, të cilat nuk janë punim shkencor.
Publikimet e mija janë punime të vërteta shkencore të cilat i merr në konsideratë çdo institucion shkencor në botë, që nga Anglia, SHBA, Zvicra, Gjermania etj.
Ndërkohë unë i kam ofruar falas gjithë punimet e mija shkencore, qeveria shqiptare i ka injoruar ato dhe sot rezultatet janë ato që ju i shikoni vetë.
Nga 300 vetë që duhet të kishin vdekur, qeveria mezi e ka çuar shifrën në 30 vetë.
Të gjithë këtë e bën nga inati im, që të zhvlerësojë punimet e mija shkencore.
Po ashtu, bota po përpiqet të shpikë vaksinën duke bërë një gabim të madh, pasi punimi im i fundit shkencor e hedh poshtë rëndësinë e vaksinës dhe fokusohet tek ilaçi.
Por sot dëgjova me dëshpërim presidentin Trump që tha se në janar do shpërndajmë vaksinën.
Këtu u binda se kjo botë nuk më meriton.
Unë do të ndërpres menjëherë publikimin e botimeve të mija shkencore në Facebook dhe Instagram, dhe do të punoj vetëm për arkivën time.
Tani keni për të parë se në çfarë qorrsokaku keni për t’u futur, me këtë mendësi injorimi që keni për punimet shkencore.
Gjej rastin të falenderoj disa figura politike që kanë mbështetur pjesërisht punimet e mija shkencore, veçanërisht Dokror Berishën, që është i bindur si unë, që ne kemi 300 të vdekur, dhe jo 30, siç thotë Edi Rama.
Po ashtu falenderoj Nard Ndokën dhe gjithë ato zëra të tjerë kurajozë nga mjekësia, që kanë argumentuar se COVID-19 ka qenë në Shqipëri nga nëntori deri në shkurt dhe ka përfunduar më 3 mars.
Pas kësaj Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për t’u tallur me shqiptarët, pasi ai e dinte që pandemia mbaroi.
Një ditë do dal e vërteta dhe do t’i kërkoni punimet e mija shkencore, por unë këtu do të jem, e do ballafaqohem prapë me ju.
Deri atëhere mirupashim. Do të më mungoni dhe do t’iu mungojnë punimet e mija shkencore.
I juaji, Taulanti!”
Edi Rama, nuk ka asnje interes te mbaje popullin mbyllur ,masat e rrepta qe perdori shpetuan kushedi sa jete njerezish , Jo me pak kontributove edhe ti Tauland, te falenderojme per punimet e tua shkencore. Durim e besim.! thote populli!
Te gjithe ato qe jane kunder Rames jane objekt per ti sulmuat TI sa qesharake
Mos o zot ti po tallesh me Taulant Ballen.Do kesh pasoja Mero
Hahha, sa te forta jane keto per kete personazhin e ri. Humor i pashtershem eshte ky. Por qershia mbi torte qendron dhe tek komentet e ketyre merhumeve qe nuk e kuptojne satiren e Antenes dhe kujtojne se vertet e ka shkruar ky shkencetari.