Shkencëtari Taulant zbulon pse ka të drejtë zonja Eni, në kërkesën e saj për hapjen e studiove

4 Maj 2020, 18:28Antena TEMA

Pas një kërkese nga zonja Eni, shkencëtari Taulant ka bërë dje një studim shkencor të thelluar.

Ky është punimi shkencor i 107 dhe pasi ta bëjë publik në Facebook, do t’ua ofrojë edhe shumë vendeve të botës, që ja kanë kërkuar:

“Të dashur shqiptarë!

Zonja Eni më ka kërkuar disa ditë më parë të bëj një punim shkencor, përse Edi Rama duhet të lejojë që në studio të saj të ketë më shumë se një njeri.

Pasi shpreha mirëkuptim të plotë me kërkesën e zonjës Eni, i hyra punës dhe kam përfunduar studimin tim shkencor në këtë pikë.

Përfundimi i këtij studimi shkencor është se zonja Eni ka të drejtë.

Shkatërrimi i studiove televizive, ka qenë një lëvizje e qëllimshme e Qeverisë, që të ftuarit të dalin online dhe të kenë ndihmës të tyre afër.

Përshembull, kur dalin këta të Qeverisë, marrin dhe Fugën afër, por atë nuk e kap kamera.

Dhe sapo pyet zonja Eni, ata përgjigjen saktë.

Ajo që ka rënë në sy këto kohë, dhe që e zbulon dhe studimi im, është se të ftuarit e Qeverisë, kur janë online, janë më të përgatitur se sa kur janë në studio.

Punimi im shkencor vërteton me fakte se ata flasin me kopje.

Përballë tyre në krah të kamerës është Fuga, ose ndonjë ndihmës i tij, dhe ua shkruajnë përgjigjet në një monitor që t’i lexojnë.

Kjo është arsyeja që zonja Eni ngelet gjithnjë e më e çuditur në ekran dhe zmadhon sytë kur përgjigjen këta të Qeverisë, pasi janë përgjigje me kopje.

Edhe këta të opozitës kopjojnë, por këtyre u vijnë me sms.

Unë si specialist plagjiature, kam një soft timin që e kupton kur njeriu thotë mendime origjinale dhe kur flet me kopje.

Nga studimi im shkencor më rezulton se këta flasin të gjithë me kopje.

Ndaj dhe zonja Eni ka të drejtë që kërkon që njerëzit t’i shkojnë në studio.

Ajo ka dhe kushtet e përshtatshme, pasi i ka bërë distancat nga 2 metra larg njëri- tjetrit.

Shkuarja në studio zhduk plagjiaturën dhe rrit besueshmërinë e emisionit.

Punimi im shkencor provon me fakte se nëse të ftuarit do të jenë në studio dhe zonja Eni do të jetë më e përqëndruar se me kë flet dhe do të arrijë t’i kuptojë edhe më mirë gjërat që thonë të ftuarit.

Në kushtet kur ajo i pyet online, ajo hutohet nga ekrani i ndarë në 4 apo 6 pjesë dhe shpesh tjetër kush flet, e tjetërkund shikon zonja Eni.

Kjo situatë duhet të marrë fund.

Për më tepër që ka disa gazetarë që po i bëjnë dhe emisionet nga shtëpia apo vilat buzë detit, e bëjnë sikur janë në studio.

Kjo është dhe më e rëndë.

Nga punimi im shkencor, që ja kam dërguar dhe qeverisë, hapja e studiove duhet të bëhet menjëherë.

Unë jam gati të shkoj i pari për t’u hequr frikën të tjerëve.

Punimin tim ma kërkoi kryeministri Boris Jonson, të cilit të njëjtën kërkesë si zonja Eni, ja ka bërë BBC.

Do t’ia fal si mik të vjetër që e kam.

Po ashtu kam ndërmend t’ia fal punimin tim shkencor të 107, edhe zonjës Merkel dhe zotit Macron.”

5 komente në “Shkencëtari Taulant zbulon pse ka të drejtë zonja Eni, në kërkesën e saj për hapjen e studiove”

  1. Situata e veshtire says:

    Per te qare e per te qeshur, por me se e vertete per c’ka shkruani…me gjithe ate shpresoj dhe uroj qe ky situazion te marre nje drejtim e te shkoje sa me shpejte ne normalitet.

  2. Basri Shkurtaj says:

    Populli shqiptar ka shpetuar keto kohe nga personazhet mediatike te Enit & co dhe merite per kete ka COVID 19 ky kerkon ti ktheje prape. Pi pse ore me sharlatanet e e zonjes Eni apo Fevzo b.q do degjoje ky popull qe eshte shume here me i ditur se keta monstra psudoanaliste.

  3. RRahman Rrajca, deputet. says:

    Mos na lante zoti grupin parlamentar pa nje shkencetar Taulant si kryetari yne Balla

  4. Nafija says:

    Konstatimi se Eni Vasili i zgurdullon syte eshte i sakt,ne mimiken e kesaj sorre nuk ka asgje njerezore,femerore jo dhe jo!

  5. Ndroqi says:

    Syte e kesaj sharabajke si te korbit,dhe buzeqeshjen e trembin,habitem si mund te drejtoj nje emision kjo gerdall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje