Shkencëtari Taulant publikon studimin për hapjen politike, fetare dhe turistike të pandemisë

5 Maj 2020, 19:15Antena TEMA

Studimi i 108 i shkencëtarit Taulant ka të bëjë me dilemën e Fevzos, për liritë njerëzore gjatë pandemisë.

Në emisionin e tij të fundit, Fevzo shprehu dyshimin e bazuar në burime të tij se gjendja e jashtëzakonëshme është bërë që të mbahen shqiptarët mbyllur dhe të mos shqetësojnë qeverinë.

Shkencëtari Taulant ndërkohë ka dy studime serioze shkencore.

Në një studim ai argumenton me fakte dhe thellësi shkencore se izolimi është i rrezikshëm, dhe duhet të hapet. Masat duhet të lirohen.

Po ashtu, ka dhe një studim tjetër po shkencor, që thotë se hapja rrezikon shpërthimin  e pandemisë dhe izolimin e ri 4 deri në 6 javë.

Pasi dëgjoi dilemën e Fevzos, ai publiksoi sot punimin e tij të 108 shkencor dhe të tretin rreth debatit, a duhet të lehtësohen masat apo jo.

Në këtë studim, ndryshe nga dy studimet e para, ka një qëndrim të ri.

Në një nga studimet, ai thotë duhet të hapemi menjëherë, dhe në tjetrin thotë nuk duhet të hapemi, se është katastrofë.

Kurse në këtë studim ai ka hedh teza të reja.

Teza e parë është se duhet të hapen aktivitetet politike, pra mitingjet, protestat, parlamenti dhe jeta normale  e partive.

Kjo, sipas shkencëtarit Taulant, do të ketë efekt pozitiv tek njerëzit, pasi ata së paku tani e dinë se ka një forcë politike që i mbron nga virusi.

Shkencëtari Taulant ka analizuar efektin pozitiv që ka në popull deklarata e Monikës, se COVID-19 është një gjë e sajuar dhe se shqiptarët e kanë mposhtur duke ngrënë hudhra.

Pamvarëisht bazave shkencore, shkencëtari Taulant ka vërejtur se shqiptarët janë qetësuar shumë nga kjo deklaratë dhe u ka ikur frika, e cila është gjysma e rrezikut në këtë pandemi.

Po ashtu, sipas studimit të tij shkencor, njerëzit janë qetësuar kur kanë dëgjuar Monikën të thotë se ajo nuk pyet as për Trump, as për OBSH, kur vjen fjala tek liria e saj.

Shkencëtari Taulant ka pasur të nëjtin shqetësim nga OBSH dhe Trump, pasi ata nuk i kanë pas marr parasysh studimet e tij.

Teza e dytë është të hapen kishat, xhamitë dhe gjithë objektet e tjera fetare.

Kjo, pasi shumë njerëz besojnë që ata i mbron Zoti.

Kjo nuk është se ka bazë shkencore, por imuniteti që fitojnë njerëzit nga besimi është një armë e fortë kundër virusit.

Teza e tretë e studimit është se Fevzos i duhet dhënë leje fluturimi ndërkombëtar, të shëtisë në vendet ku ka pas planifikuar të shëtisë këtë pranverë.

Nëse njerëzit do të shikojnë Fevzon që ka shkuar në vende të rralla, larg Shqipërisë, dhe është kthyer sërish pa u sëmurë, do t’u forcohet shumë besimi.

Në këtë aspekt, ai i rekomandon qeverisë, hapjen politike, fetare dhe turistike të situatës së emergjencës, për të vënë në provë fuqinë e virusit.

Nëse qeveria nuk e merr parasysh dhe këtë studim, shkencëtari Taulant do t’ia ofrojë atë Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

1 komente në “Shkencëtari Taulant publikon studimin për hapjen politike, fetare dhe turistike të pandemisë”

  1. Durim says:

    Nuk di ne sa eshte e vertete, flitet qe: per te hyre ne Shqiperi duhet te presim muajin Shtatore. Me shqetesoje ky fakt por nga ana tjeter do bejme durim ,ndryshe nuk behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje