Shkencëtari Taulant shpjegon pse “Çim Peka Live” është regjistruar që dje

7 Maj 2020, 20:35Antena TEMA

Shkencëtari Taulant, vendosi sot të mos publikojë ndonjë punim shkencor.

Meqë kryeministri do dilte tek emisioni “Çim Peka Live”, ai vendosi të zbulojë një skandal që lidhet me pandeminë dhe këtë emission:

“Të dashur shqiptarë!

Ju pata thënë që kryeministri na ka gënjyer që ditën e parë për pandeminë.

Ai është përpjekur të mos zbatojë këshillat e mija, pasi këshillat e mija janë për vende që janë në ndikimin e epidemisë.

Këtu s’ka pasur epidemi dhe ai i ka refuzuar, se dilte zbuluar.

Këtë e tregon dhe emisioni “Çim Peka Live”, i cili do transmetohet në orën 21:00, por është regjistruar që dje.

Fillimisht  si mund t’i thuhet live një emisioni i regjistruar dy ditë para, por  jo për një njeri si Çim Peka që s’ka asnjë punim shkencor, nuk ka rëndësi.

Gjarpri fshihet diku tjetër.

Edi Rama ja ka vënë kusht të bëhet me regjistrim dhe ta redaktojë emisionin, pasi Çim Peka do ta pyeste për disa gjëra që ja kam dhënë unë rreth pandemisë.

Ai mori shtatë studime të mija shkencore për ta vënë me shpatulla për muri kryeministrin.

Dy prej punimeve shkencore ishin në një gjatësi vale me Doktorin.

Sipas burimeve të mija afër Çimit, kryeministri është treguar i djallëzuar.

Ai e ka tallur Çimin kur i ka bërë këto pyetjet.

Në këto kushte, të dy kanë bërë një komporis.

Çimi nuk ka pas interes të dalë budalla, kurse kryeministri nuk kishte interes të shprehej për to dhe janë hequr nga emisioni.

Kjo ishte arsyeja që emisioni nuk u bë live, pasi të dy palët, dhe Çim Peka, dhe kryeministri, nuk përballonin dot peshën e studimeve të mija rreth pandemisë.

Është po ashtu e sigurt se Rama ka folur nga zyra e tij në distancë, pasi Bejtja i ka thënë që sipas rregullit, duhet të hash darkë pas emisionit me pronarët, dhe Zeni nuk vinte dot, se Karmina ka marrë kile nga karantina.

Tani ajo që do transmetohet në orën 21:00 është një kompromis mes të dyve dhe nuk ka rëndësi për publikun.

Unë e ftoj Çim Pekën që të më marrë mua në emision live, pa rregjistrim dhe t’ia përplas në fytyrë të vërtetën kryeministrit.

E di që ai nuk guxon të dalë në debat me mua, se ai kërkon njerëz pa nivel shkencor, si Çim Peka, por e rëndësishme është që unë të ballafaqoj mendimet e mia me të publikisht.

Se kështu është kur kryeministri vlerëson poezitë e Bejtes dhe jo punimet e mija shkencore.

Përfundon tek Çim Peka pastaj.”

4 komente në “Shkencëtari Taulant shpjegon pse “Çim Peka Live” është regjistruar që dje”

  1. Durrsaku says:

    Shumë e drejtë Mero por Drejtësia është e pavarur nga politika, apo jo ?!

  2. Pandemia says:

    Pak serioze ne deklarazione, shpresojme te mbaroje sa me shpejte pandemia dhe c’do gje te shkoji ne vendin e duhur.

  3. Vlesh says:

    Rezultat i afrimit Rama-Meta. Me qetesi dhe dashuri! Dhe Peka. …mbete sidoqofte pleher e pariciklueshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje