Po vijuat kështu, do të dështoni me sukses edhe në 2021

24 Maj 2020, 18:05Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nuk reshtin kurrë së bëri politikë udhëheqësit tanë në opozitë, kurdo dhe me gjithçka. Edhe kur është pushim, edhe kur është punë. Edhe gjatë ditëve të javës, edhe ditëve të diela. Edhe gjatë periudhave normale, edhe kur është pandemi globale. Edhe kur është festë fetare, edhe kur është festë kombëtare. Edhe kur duhet të heshtin, edhe kur duhet të japin mesazhe paqe e mirësie njerëzore.

Ndaj nuk kishte sesi të bënte përjashtim nga ky rregull i pashkruar që kanë ndjekur prej 30 vjetësh, edhe në ditën e Fitër Bajramit. Ndaj kundërshtarët e Kryeministrit, e shfrytëzuan edhe këtë të dielë, për të nxitur Komunitetin Musliman që të ngrihej në revoltë kundër tij. Më shumë sesa për festën fetare, ishin të angazhuar për të bërë politikë. Në emër të qytetarëve, sigurisht. Për hallin e tyre personal, natyrisht.

Edhe të tjerë liderë politikë e bënë. Por ish Kryeministri Sali Berisha nuk zhgënjen kurrë, kur është fjala për një tendencë të tillë. Ka bërë disa postime populiste orët e fundit në rrjetet sociale, ndaj masave shtërnguese të qeverisë për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19, të cilat parashikonin përveç të tjerash, edhe reduktimin e grumbullimeve masive nëpër sheshe për faljen e namazit.

Mediat raportuan gjerësisht se kërkonte me anë të tyre, që të nxiste komunitetin musliman, në revoltë kundër Kryeministrit Edi Rama. Nuk ka asgjë të re në gjithë këtë qasje. E ka bërë sa herë që i është dhënë mundësia. Jo vetëm ai, por edhe liderët e tjerë politikë, të “Opozitës së Bashkuar” në Shqipëri.

E kanë bërë përpara kësaj, me komunitetin e artistëve, kur ishte kulmi i debatit për godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Më shumë sesa për prishjen e saj, e kishin hallin që ta shrytëzonin politikisht këtë moment, që njerëzit të ngriheshin kundër qeverisë.

E bënë me qytetarët e mbyllur në karantinë, në kulmin e pandemisë globale, ndërkohë që vetë nuk lëvizën asnjë sekondë nga pragu i shtëpisë. Përmes fake news-eve dhe fantazive të denja për skenarët e filmave horror, i nxisnin qytetarët që ti rebeloheshin masave shtërnguese të qeverisë për ruajtjen e distancimit social, si e vetmja mënyrë e aplikuar në gjithë botën, për mbrojtjen nga virusi vrasës.

E bënë gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve që pengonin zbatimin e projektit urban për zgjerimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Tentuan që ta bënin, kur vrapuan për të manipuluar banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, në zonën e qarqeve Durrës- Tiranë dhe Lezhë.

Sikundër kanë bërë me të gjitha rastet e tjera, kur deklaruan se i dogjën mandatet e deputetëve të opozitës, sepse dëgjuan zërin e popullit(?!) E për të vijuar me përpjekjet për të manipuluar për qëllimet e tyre politike, protestën e banorëve të Kukësit për pagesën në traun e rrugës së Kombit. Studentët që u ngritën në dhjetorin e 2018, për të drejtat e tyre, përpara ministrisë së Arsimit. E kështu me radhë, pafundësisht.

Të gjitha rastet, përfshirë edhe zhvillimet e ditëve e të orëve të fundit, kanë qenë përpjekje për të manipuluar qytetarët apo grupet e ndryshme të interesit, vetëm e vetëm për qëllimet e tyre politike. Mbi të gjitha, për të përmbushur obesesionin se do të mund ta rrëzojnë Edi Ramën, me revolucion apo me revolta popullore. Për ta detyruar që përmes presionit të rrugës, të ulet për të bërë pazare politike me ta, për tua dorëzuar kësisoj pushtetin në tavolinë.

E çuditshme është sesi vazhdojnë që të këmbëngulin në këtë linjë, kur e provuan me çadrën e Republikës së Re të bulevardit në 2017 dhe dështuan. E provuan me flakën e molotovëve dhe çdekretimin e 30 qershorit 2019 dhe dështuan. Zgjedhjet e reja janë sërisht në prag dhe vazhdojnë e vazhdojnë pa u lodhur, në të njëjtën linjë e me të njëjtin avaz.

Duke harruar të vërtetën e thjeshtë të këtij sistemit, se Edi Ramën nuk e mundin dot me asnjë mënyrë tjetër, përveçse me votë. Ndaj, sa harxhojnë kohë dhe energji me gjithçka tjetër, do ishte shumë më produktive, që të fokusoheshin duke ia mbushur mendjen shqiptarëve përmes programeve dhe alternativat, se mund ta qeverisin Shqipërinë më mirë se Edi Rama. Ndryshe, do dështojnë sërisht!

17 komente në “Po vijuat kështu, do të dështoni me sukses edhe në 2021”

  1. Korabi says:

    PD eshte parti kriminale,e dhimshme por e vertet,kujtoni ish deputeten e pd-es Mersila Doda (tani me camet) qe ju drejtua socialisteve se ju duhet te vareni te palma,pra sjelljet kriminale i kane pervetesuar dhe femrat,kjo eshte shkolla e kriminelit Sali Berisha qe ka edukuar nje parti te tere.Vrasjet e 21 Janarit i mbrojti gjithe grupi parlamentar demokrat,asnje deri me sot nuk i ka denuar ato vrasje,prandaj kjo parti do shperndar dhe rithemeluar me tjeter emer.

  2. Nafija says:

    Banda e Saliut me emrin pd eshte e shpartalluar plotesisht,shikoni figurat publike te saj: Nul Noka,Paloqja,krrici Fahriut,Alibegu,Vokshi,Strazua,Tritan Preshi,dhe mbi te gjithe krimineli Sali Berisha me lolon e tij Lulzim Bashen.

  3. pd leshit says:

    ….Ne 2021 dhe ne cdo vit tjeter elektoral. Eshte pak POR e sigurt

  4. saliu says:

    Ka te drejte zoti Peza.
    Nuk eshte pare kund te behet politike ne dite bajrami… Kjo shkon pertej poliitkes
    Dita zotit eshte e tija. Keta duan te perdhunojne edhe fenee

  5. g says:

    Keq te vjen po kjo eshte E VERTETA pasi shqiperia e ka humbur me kohe OPOZITEN e saj

    1. Raul says:

      Po cfare lesh opozite eshte kjo qe u ngrit per nje gerdalle bordello 80 vjecare ne perkrahje te nje bande hajutesh tip Budina , juriste hajdute si Ardiana Bejleri, te denuar nga gjykata per vjedhje apo roje godine si Neritan Licaj. A mund te kete aleance pd lesheli kur ne nje takim elektoral te leshelis ne zgjedhjet 2017 ne Elbasan me 100 vete ne salle nje militant i leshelis i drejtohet Nafije dybekut te leshitlikes: si do ja bejme me militantet e pd se ne lagjen tone se na kercenojne haptasi? Dhe Nafija ngrihet ne kembe dhe thote: militanteve te pd se do ju qijme robt e shpise, duke shokuar gjithe sallen qe ngriu ne vend nga kjo lajthitje e Nafije Dybekut qe del dhe zhgerryhet neper rruge duke mbrojtur nje gerdalle bordello 80 vjecare, fundi i botes. Prandaj pushteti per kete aleance ka mbetur nje enderr derisa kane ne radhet e saj figura te urryera masivisht ne popull si Paloqja, Flamur Herman Geringu, Strazua me patllake, Enkeled Alibajga, Nafije dybeku i leshitlikes, Kejdi dhembcakallja, Vokshi gerdalla Klevis krrici i Faros , homo Salianji, Aurrel nazist bylykderri nga Elbasani dhe Voltana serbja me Xhelal horrin apo Lefter Maliq hunderrin.

  6. Xakja says:

    Bravo dhe te lumte goja !

  7. sali krimineli says:

    Sali krimineli nuk njeh fe dhe nuk njef popull
    Mos prisni te behet njeri dikush qe uron vdekje dhe therret mosbindje civile

  8. rexha 10 says:

    KE TE DREJTE PEZA ,PORE EDHE AI MIKU YTE RAMA NUKE ESHTE SE PO BENE NDONJE GJE TE MADHE .MA MERE MENDJA SE EDHE ME RAMEN BANDAT QE QEVERISEN DIKUR DO TE JETOJNE GJATE PER NJA 30 VJETE E TJERA.KESHTU POPULLIT I THUAJ :PRITE GOMAR SA TE MBIJE PAKE BARE.
    POLITIKA KA SHKUAR NE TE SEMES.KJO SI REZULTAT SE NUKE KANE BUKE ME HENGER.PRANDAJ SHKRUAJ EDHE NJE ARTIKULL PER ATE TE GJATIN
    PYETE NJE HERE ,PSE E BERI PRESIDENTE FLORIRIN??????????????????????KUSHEDI TE THOTE NDONJE FJALE NE VESHE.

  9. Mersin says:

    Alfred po i këshillon të ndërrojnë rrugë dhe të marrin pushtetin?!

    1. replika says:

      Jo. Nuk besoj se po thote ate
      Bishti i qenit nuk drejtohet. Ironia e tij kjo eshte, se sado te perpiqen ata rruge nuk nderrojne dot. Jane shume vone per kete gje

  10. shkodrani says:

    Te jesh i sigurt zoti Peza se ata keshtu do te vazhdojne
    Me lulin e paafte
    Me saliun kriminel
    E me moniken kanibale… Rama e ka te gjate pushtetin

  11. 000 says:

    Po pse si mund te vazhdoj ndryshe nje tufe hajdutesh dhe kriminelashhh?????

  12. katarakti says:

    Gabim i pafalshem i Pezes që e mban veten edhe per analist. Titulli duhej të ishte:”Po vijuat keshtu do humbisni edhe më 2025 dhe 2029″! 2021-shin dihet se kush e fiton. Pikepyetje mbetet nëse do fitojë me 55 perqind apo me 65 perqind!

  13. flutura says:

    Bravo per shkrimin Peza!

  14. Duri says:

    Çmerresh me ta, na vjen për të vjell kur i shohim .

  15. Ce says:

    Tek aleanca e kurvave dhe hajduteve Budina juristja quhet Ardiana Kalaja dhe e ka te shkruar ne balle cfare monstre eshte,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje