I shoqëruar nga Soreca, Rama viziton prodhimet bujqësore në Lushnjë: Jemi përpara gjithë rajonit, të huajve i dukej si në filma

27 Maj 2020, 09:33Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Luigi Soreca kanë vizituar mëngjesin e sotëm një pikë grumbullimi prodhimesh bujqësore në qytetin e Lushnjes.

Ai ka inspektuar nga afër prodhimet dhe kushtet e punës në të cilat ushtrojnë aktivitetin punëtorët.

‘Jemi përpara gjithë rajonit me kapacitetet absorbues të fondeve, pasi kemi pasur edhe probleme. Është kjo falë punës tuaj dhe për këtë duhet përgëzuar zhvillimi në sektorin bujqësor’, ka thënë ndër të tjera Rama.

Më tej ai ka shtuar se ‘Cilësia e punës shumë mirë, kur vinin ata të huajt i dukej si në film’.

Sipas Ramës, falë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë + fondit nga programi europian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë, historia e famijes nga Zgjana është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eskporteve në Bashkimin Europian.

2 komente në “I shoqëruar nga Soreca, Rama viziton prodhimet bujqësore në Lushnjë: Jemi përpara gjithë rajonit, të huajve i dukej si në filma”

  1. PPSL me PPP says:

    Pirdh, pirdh se lirohesh Edo..
    Ky modeli yt është njëlloj si modeli i kioskëzimit të Shqipërisë nga Sali Berisha..
    Le ta quajmë modeli i kioskezimit të bujqësisë së Ed Ramës këtë…
    (Shënim. Nga Fieri ne Lushnje nga autostrada që është 2-3 m mbi nivel nuk duken me fusha dhe toka.. kjo shtuar dhe thelluar me Rilindjen)
    Tallni trapin me Shqiptarët talleni…

  2. spartak says:

    Ky shembull dhe kjo lloj eksperience duhet të përhapet e zhvillohet për çdo lloj produkti bujqësor , blegtoral e medicinal , nga fusha nëpër kodra e derui në majë të çdo mali . Fillimisht grumbullimi , me destinacion final , çdo produkt i përpunuar e ambalazhuar sipas standarteve maksimale të kërkesave të tregut Europian e më gjërë .
    Avionët e mëdhenj do kthehen shumica në CARGO .
    A do jemi të zot me i ul e ngrit dhe me i mbush .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje