Mosndryshimi, si vrasje me paramendim

29 Maj 2020, 18:04Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Fatmir Mediu tha sot në mesditë se Luli pretendon që është i gatshëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por këtë gjë nuk e do Edi Rama. Deklarata erdhi vetëm disa minuta, pasi kishte dalë nga godina e Partisë Demokratike në një mbledhje së bashku me aleatët e tjerë më të vegjël të Lulzim Bashës.

Pothuajse në të njëjtën çast Damian Gjiknuri po thonte se nuk kishte asnjë propozim nga Partia Demokratike për sistemin dhe se partia e tij rezervonte të drejtën të fliste e fundit për këtë çështje. Ky i fundit foli menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së fundit të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ku me sa duket ishte debatuar për gjithçka tjetër, përveçse për sistemin.

E vetmja vlerë që ka ballafaqimi i këtyre deklaratave është për të kuptuar se i vetmi shqetësim, që kanë sot dy partitë më të mëdha në Shqipëri është se si t’ia lënë në prehër njëra tjetrës kopilin e mosndryshimit e ndoshta edhe dështimin e plotë të reformës zgjedhore, në rast se pazari i fundit nuk do t’i pëlqejë njërës palë.

Por po lodhen kot, sepse e kanë të pamundur të gënjejnë kaq shumë sy, që po ndjekin me vëmendje edhe lëvizjen e tyre më të imët, teksa gjenden nën dritën e fortë të të gjithë projektorëve vendas e të huaj.

Fakti që kanë frikë ta marrin përsipër mosndryshimin dhe ruajtjen e statuskuosë do të thotë se janë plotësisht të vetëdijshëm se po bëjnë gjënë e gabuar, por thjesht u duhet të fshihen pas njëri-tjetrit, qoftë edhe për të fituar kohë. Ndoshta ngaqë e dinë se vrasjet me paramendim dënohen, në rastin më të mirë dyfishin e krimeve spontane, dhe se ato nuk falen dhe as nuk amnistohen ndonjëherë.

1 komente në “Mosndryshimi, si vrasje me paramendim”

  1. pjeter says:

    Personalisht Mendoj se Patozi ka te drejte,asnjera nga te dyja eshte e pergatitur te ndryshoje.Duan kontrollin absolut te listave,nuk behen iç merak per cilesine e deputeteve qe hyjne ne parlament.Gjithsesi Patozi ne qofte se do ndonje vote,duhet te kete kurajo tia marri Saliut.Te kerkosh nga te dyja anet,eksperienca e Bamkes,duhet ti mjaftoje.Ka shume shqiptare qe nuk votojne me sepse nuk mundin tia japin voten Saliut.Patozi ka qene ne brendesi,e di si fitohen piket,do te ishte nje fillim i mire qe te mund te tentish te hysh ne parlament.Ose ndryshe mund te mendohet,se ja ka friken reaksionit te Saliut,sepse ndoshta ti njef sekretet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje