Namik Dokle kujton ‘kohët e arta’ në PS

29 Maj 2020, 18:46Politika TEMA

Ish-deputeti i PS-së, Namik Dokle ka postuar një foto tijën me kolegët socialiste të 24 viteve më parë.

Në përshkrimin e fotos, Dokle shkruan se fotoja ishte shkrepur pasi ai bashkë me Agim Fagun dhe Pandeli Majkon ishin dhunuar në sheshin Skënderbe.

Një kartolinë për miqtë… (Agim Fagu dhe Pandi Majko). Njëzetë e katër vjet më parë nisi greva e urisë e deputetëve të opozitës, të cilëve u ishte grabitur vota, ishin dhunuar në zonat e tyre zgjedhore dhe u rrahën barbarisht në sheshin SKËNDERBE. ( 26 dhe 28 maj 1996). 

Përkrahje e fuqishme dhe e pandalur nga qytetarët, nga Parlamenti Europian, Këshilli i Europës dhe, veçanërisht, nga SH.B.A. Për ditë me radhë, qëndresa e opozitës në mbrojtje të zgjedhjeve të lira, ishte lajmi i parë në Euronews, Zëri i Amerikës, BBC etj. Përshendetje të gjithë atyre që ishin bashkë me ne!”, shkruan Dokle krahas fotos.

2 komente në “Namik Dokle kujton ‘kohët e arta’ në PS”

  1. Taulant says:

    Ishte koha kur kishte PARTI SOCIALISTE . Fatkeqesisht Ramuti e shnderroj ne parti kriminale jane mbledhur te gjithe trafikant,te korruptuar,hajdut tokash, sekser tenderash , djegesa teatrosh e plot llum.

  2. shqip says:

    “Aq mirë ju a kanë bërë” ! Ju Berishën nuk e lidhët si qen as në 97 kur dërgoi tanke e helikopterë për të bombarduar popullsinë civile. Nuk e bëtë këtë as në 98 kur bëri grusht shteti të armatosur . Po nuk e bëtë as kur në mënyrë të përsëritur bën thirrje për armatosjen e marrjen me dhunë të shtetit. Për çfarë na qenkan kohë të arta ato. A e kuptoni zotërinj socialist që Shqipëria ka 30 vite që lëngon e nuk gjen paqe , dhe kjo është kryekëput pergjesia e vetëm PS. Ju si partia më e madhe në vend , edhe kur mandatet i merrte ( vidhte) Berisha, nuk bëtë asnjë gje per nxjerrjen jashtë ligjit të organizatës kriminale, antishqiptare, PD. Nëpër botë ka parti ekstremiste , të djathta ose të majta. Po kurrsesi këto parti nuk e vënë në pazar interesin kombëtar të vendit. Ndërsa PD është katerciperishte e betuar kundër interesave të vendit. Kështu o Namik mos na bej “për të qare” me ato kohët e tua. Rri ha atë pension dhe aq. Sa për kohë të arta e të argjendta , po e shohim ku jemi katandisur. Ligjin e bëjnë të fortët. Po qe aktor i fortë, këngëtar i fortë, deputetë të fortë, ligji strkuket bëhet pule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje