Mark Zuckerberg: Pse Facebook s’i fshin dot postimet e Trump-it

30 Maj 2020, 22:10Hi-Tech TEMA

Mark Zuckerberg, drejtori i Përgjithshëm i Facebook, shpjegoi  se pse kompania e tij nuk do të ndërmarrë asnjë veprim në postime ku Presidenti Trump kërcënon se një “plaçkitje ” në Minneapolis do të çonte në një “shkëmbim zjarri”.

Ky shpjegim erdhi rreth orës 4 pas mesnate pasi Twitter vuri një paralajmërim në postimin e Trump dhe një etiketë që “glorifikon dhunën”. Por Tweet-i nuk u hoq dhe mund të klikohet.

“Unë e di se shumë janë të mërzitur që lamë postimet e presidentit,” shkroi Zuckerberg në Facebook.

Trump ka postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter, në lidhje me Minneapolis, qyteti ku mbahen protesta të dhunshme për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.

Trump shkroi: “Këta banditë (për protestuesit) po dëmtojnë kujtesën e George Floyd dhe ne nuk do ta lejojme të ndodhë. Unë bisedova me guvernatorin Tim Walz dhe i thashë që Ushtria është me të deri në fund. Ne do të marrim kontrollin nëse fillojn plaçkitja. Të shtënat do të fillojnë. Faleminderit!”

Duke arsyetuar lënien e postimeve në Facebook dhe Instagram, Zuckerberg shkruajti se ata shikuan nga afër një postim në lidhje me protestat në Minesota për të vlerësuar nëse ai shkel politikat e tyre.

Ai shtoi se ata vendosën ta linin atë sepse lexuan përmendjen e dërgimit të Gardës Kombëtare si një paralajmërim për veprimin e shtetit, duke theksuar më pas: “Dhe ne mendojmë se njerëzit duhet të dinë nëse qeveria po planifikon të vendosë forcën”.

 Në postimin e tij të premten, Zuckerberg kritikoi Twitter-in për trajtimin e postimeve të Trump, duke deklaruar se nëse postimi nxit dhunë, ai duhet të hiqet në vend që t’i vendoset një etiketë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje