Përdhunuesit jemi ne

1 Qershor 2020, 08:28Sociale TEMA

Nga Elona Caslli

Një vajzë 15 vjeçare përdhunohet nga roja i shkollës 65 vjeç. Hamshori 65 vjeç, njëkohësisht edhe roja I shkollës, që gjithë ditën masturbohet para videove porno, nuk mjaftohet vetëm me aktin e përdhunimit , por e bën edhe video këtë të fundit. Hamshori plak ka nevojë për një trofe.

I duhet një trofe në jetën e tij. I duhet fama seksuale tek publiku i meshkujve adoleshentë. Video shpërndahet. Çdo shpërndarje një përdhunim. Çdo shpërndarje një hapje këmbësh. Çdo shpërndarës ka të drejtë të provojë fuqinë e tij seksuale tek vajza në fjalë. Nuk është terapi grupi. Është përdhunim grupi.

Nuk mbaron me kaq. Përdhunimi në grup i kryer privatisht tashmë do të shfaqet në ekranin e madh të kinemasë. Emri i vajzës do të shkruhet nëpër mure pallatesh.

Kjo është kurva e qytetit tonë. Emri i saj që fillon me “ S” do të shërbejë si shembull edukimi për mbarë qytetin. Video e përdhunimit do të përcillet nga celulari në celular, për të edukuar brezin e ri me “moralin e shëndetshëm” Mos u bëni si vajza “ S”. Ajo është kurva e qytetit.

E përdhunove ti zonjë, që jeton pranë saj dhe pa t’u dridhur qerpiku thua- Vetë e kishte fajin. Ishte pak e lëvizur.

E përdhunove ti zotëri, që e pe atë video dhe pa u menduar dy herë, ia çove dikujt tjetër, si të ishte një film ,ndërkohë që është një tragjedi.

E përdhunuam ne, që i pamë prindërit e vajzës, për javë të tëra me gëlqere në dorë për të fshirë emrin e vajzës mbi murin e pallatit. Ne e përdhunuam se kthyem kokën nga ana tjetër dhe vazhduam rrugën në heshtje.

E përdhunoi drejtoresha e shkollës. E përdhunoi Ministrja e Arsimit. E përdhunoi Policia e Shtetit.

Ajo vajzë po vazhdon të përdhunohet ende. Të afërmit e përdhunuesve të arrestuar, gjenden poshtë banesës së saj dhe familja e vajzës së përdhunuar është ngujuar nga frika dhe presioni.

Përdhunim, kërcënim, gjymtim nën dritën e diellit.

Si përfundim, viktima ngujohet nga presioni i përdhunuesve.

Post Scriptum- Shqipëri 2020.

11 komente në “Përdhunuesit jemi ne”

  1. Ana says:

    Mesueset, psikologia e shkolles, te gjitha kane faj. Drejtoresha duhet ndeshkuar, se ka multi faje ne kete histori. Me firken e saj eshte punesuar monstra e shkolles. Po keto mesueset, qe aq qef i kane thashethemet, keto hiç fare nuk kishin degjuar fjale te qarkullonin per kete histori. Apo hanin
    buke e domate dhe benin sikur nuk dinin gje. Ngjarja eshte e jashtezakonshme. Me emra turpi duhen shkruar ne mure, te gjithe ata qe kishin ne dore ta denonconin kete histori dhe te merrnin ne mbrojtje kete femije.

    1. pjeter says:

      Ai bastardi nuk eshte amshor,si e quan autorja,ai eshte nje pedifil,dhe duhet trajtuar si i tille.Per fat te keq Autorja ka te drejte, qe te gjithe jemi fajtore,jemi trasformuar ne nje shoqeri te degjeneruar,dhe me sa shofim asgje, nuk na skanalizon sa duhet.Ky shkrim eshte vetem nje shkendije,dhe ç’do gje do perfundoje si me pare,deri sa te ndodhi perdhunimi i nje femije tjeter.

  2. Eri says:

    Ke shkruajtur te verteten.Pedofili ka ne krahe shtetin,shefin e arsimit,ministrine e arsimit,policine e shtetit,kryetarin e bashkise.Po me e keqja qe i ve vulen edhe shoqerine civile dhe opinionin publik.Duhet te bente shoqeria civile manifestime para ministrise se arsimit dhe bashkise qe punesojne pedofila me patente ne institucionet e tyre.

  3. Veterani says:

    Ke apsolutisht te drejte. Jane po ata njerez qe shiten nenat, motrat, kushurirat, grate, te fejuarat dhe i nxoren prostituta neper bote. Jane keta trima qe i shk….. greku para e mbrapa. Keta trima qe i mbuluan grate dhe motrat kurva me çember e ua dhane arabeve t’i shk…… sa tu doje qefi. Jane keta meshkuj kurva qe e q…. p…. vetem kur martohen

  4. Ujku Plak says:

    Super shkrim, ku jane ato rq qe u organizuan per baraken Teater, dhe me pagese me zore i mblodhen 100 vete, per kete femije engjell qe e trajtuan si djalle te behet protest dhe te shihni sa njerez vijne, mos te mbyllet protesta deri kur : Drejtori ‘ a e shkolles, mesuesi kujdestar, psikolugu, shefi komisiaratit, Spz i zones etj te largohen nga puna e mos te kthehen kurre te punoine ne Shtet, dhe te filloi edhe ndjekja penale. Emrat e abuzuesve te dalin ne media me gjithe familjen dhe ti nxihet jeta deri sa te ikin nga syte kembet dhe jo ti bjere ne mende te kercenoin familjen qe eshte abuzuar.

  5. ben says:

    Ky eshte nje rast qe u be publik, por sa raste te tjera jane anonime.
    Nje fjale e vjeter thote se “frika i ruan vreshtat”.
    Ne keta 30 vite jane shtuar aq shume krimet e cdo natyre, pasi mender demokracia ka kerkesa te tilla absurd qe nje vrases, aq me teper nje vrases me pagese, ti jepet vetem burgim perjete, duke e mbajtur ne burg me taksat qe paguajne viktimat dhe ne te gjithe. Vareni ate qe ben krime mu ne mes te Tiranes, qe te tjere qe duan te bejne te njejtin “profesion” ta mendojne dy here para se ti marrin jeten nje njeriu tjeter.
    Sa i perket ketyre pedofileve, i tridhni qe te mos marrin ne qafe vajzat e reja. Burgu eshte shume pak per ata qe u shkaktojne dhimbje te tjereve.
    Ne kete pike, njehere e nje kohe, “xhaxhi” nuk te falte. Ta bente gjygjin, jepte vendimin dhe kryente ekzekutimin pa u mbushur muaji.

  6. kripa me karar says:

    Elona Caslli, tema te tilla jane shume denigruese per cilindo edhe per ate qe i ngjan , por me keq per ate qe shkruan me “pathos” shprehje si “hapje shalesh, mastrubim, hamshori etj dhe sidomos per ty qe me duket je dhe femer se une jam pak konservator. Ngjarja nuk eshte e mire, por s’eshte se s’ka ngjare ndonjehere dhe po ti besh analizen e sakte do te dali, besoj, se nuk jane gjerat ashtu si thua ti, pavaresishte te drejtes qe ke per ngjarjen ne fjale qe nuk mund te mohohet. Me ben pershtypje te madhe ne kete bote kaq te vogel qe shikoj sot se sa gjera shikojme, lexojme dhe degjojme dhe tani qe kemi dhe kohen e lire se s’kemi ç’bejme ne shtepi analizojme e sterhollojme probleme qe ndodhin ne jeten e perditeshem, por e theksoj: me neveritet nje femer qe perdor shprehje te mesiperme dhe po shikoja foton te dalloja diçka empirike ne fytyren e saj; bile i humbet dhe shqetesimi qe percjell me ato shprehje. Por s’kemi ç’bejme, keto lloj femrash qe jane te shqetesuara per te tjeret dhe jo per vete ditkan mire se ç’eshte hamshori, hapja e shaleve apo mastrubimi ect. Nuk dua te bej histori se jeta mijra vjeçare qe nga shpellat pruri formimin e familjes dhe normat e rregullat e saj, percaktoi vlera njerezore qe nuk i ka kafsha si respekti, ,nderi e morali dhe çuditerishte , sot eshte deshira me shume e femrave per ti prishur keto norma njerezore deri ne çthurje totale. Mua nuk me shqeteson me shume ngjarja e asaj 15 vjeçares qe i perket individit se sa fjalet e kesaj gazetares qe i perket shoqerise te tere. Po çfare mesojme, si te sillemi, si te flasim dhe a edukojme ne me fjalen tone te tjeret qe na degjojne e lexojne?! Turp per gazetarine e sotme dhe me turp per ate qe natyra e krijoi per zhvillimin e shoqerise dhe jo perdhosjen e saj, femren, bukurine e natyres qe po i largohet shume.

    1. pjeter says:

      Me vjen keq per ty qe nuk e ke kuptuar kete shkrim ne stilin e tij.Ajo autore,femer,na drejtohet ne te gjitheve,me gjuhen qe perdorim ne,me shprehjet dhe perkufizimet qe perdorim ne,dhe na kerkon qe te skandalizohemi,jo te futim koken ne rere si struzi,te mos shofim pertej hundes sone.Nuk jetojne vetem,jetojme ne bashkesi,dhe autorja tregon me gjuhen tone,sa te degjeneruar jemi.Nuk eshte e mjaftueshme qe ti si konservator te kesh nje familje te civilizuar,me moral te larte,por jeton ne mes te komshinjve te degjeneruar,familja jote ja del,kurse nhe e dobet,nje e varfer,pse duhet te bjere preh e te degjeneruarve?ky eshte qellimi i ketij shkrimi,denoncimi i shoqerise sone,si nje shoqeri e rrezikeshme.

      1. kripa me karar says:

        Pjeter, nuk mbulohet muti me shurre; jam plotesisht dakort qe shoqeria te ngrihet ne kembe, te denoje dhunuesin dhe mundesisht ate familje ta sistemoje edhe ne nje vend tjeter, por nje qind here kundra fjalorit te kesaj femre gazetare se tregon qe edhe kjo eshte e perlyer ne jeten e saj persa i perdor ato shprehje, pastaj gazetari edhe sqaron edhe edukon edhe flet me gjuhen e nje specialisti njerezor jo mastrubim, hamshor e ku ta di une. gazetare femra te tilla jane harbutka qe shfrytezojne rastin e flasin ç’u vjen mbare. Personi, femer apo mashkull, eshte pjese e njesise organizative qe eshte celula e shoqerise- familja Dhe te gjitha familjet perbejne shoqerine; sa me e shendoshe familja aq me e shendoshe shoqeria. Kjo ku e ka shendetin?! Tek mastrubimi apo hamshorlleku? Te ishte motra ime, nuk dija se çfare do ti beja per keto shprehje. Kjo eshte ana private, po ana shoqerore? Prandaj edukoni gazetaret, median pas familjes qe te kemi nje shoqeri me te shendeteshme. Se kujt i sherbejne keto?.

  7. Jari says:

    Kjo vajze duhet si familje te ndihmohet me te gjitha menyrat,qe mos te dalin te fituar perdhunuesit,dhe ata qe pergojojne jane te demshem sa perdhunuesit,qe mos te demoralizohen dhe denoncime te tjera qe sigurisht ka. akoma

  8. Rush says:

    Ngadale tu keqen. Sic e ke nisur do te thuac se e perdhunoi edhe shoku Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje