Kërkesa për ndryshim sistemit me referendum, KQZ përgjigje shoqërisë civile: S’keni kuorum për vendim

2 Qershor 2020, 11:25Politika TEMA

Ka mbetur pezull kërkesa e 12 aktivistëve të Shoqërisë Civle për referendum për sistemin Zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit, nuk mundi të marrë një vendim. Në mbledhje ka pasur votim 4 me 1 dhe në këtë mënyrë, kërkesa e shoqërisë Civile ka mbetur pezull.

Ndërkohë Rezarta Bitri ka thënë se vota e saj nuk është kundër por është për shtyrje të kërkesës.

Pjesë nga debati në KQZ:

Klement Zguri: Hidhet në votim kërkesa për referendum për ndryshimin e sistemit zgjehdor, 1 pro dhe 4 kundër

Rezarta Bitri: Jo nuk janë 4 kundër

Klement Zguri: Mos bëni gallatë këtu, o je pro ose je kundër

Ish- Kreu I Kqz: Jeni institucion i rëndësishëm. Mos u sillni sikur jeni mbledhur për gjel deti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje