Një vorbull në qendër të Liqenit të Shkodrës, liqenin më të madh në Gadishullin Ballkanik, është kapur nga NASA. Kjo pamje ka tërhequr vëmendjen e një astronauti në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Liqeni i Shkodrës është liqen karstik dhe shtrihet në kufi me Malin e Zi dhe është një shembull i fenomenit të kriptodepresionit, ku pjesë të liqenit shtrihen mbi nivelin e detit.
Vorbulla e kapur nga astronauti i NASA-s, mund të jetë shkaktuar nga përzierja e sedimenteve që kanë ardhur nga shtrirja e dëborës në male. Shumica kanë si burim ujin që vjen nga Mali i Moravës.
Bimët dhe gjallesat në Liqenin e Shkodrës, duke qenë se një pjesë e ujrave të freskëta shtrihen pranë qyteteve, janë të rrezikuara që të zhduken për shkak të aktivitetit njerëzor.
Mali i Zi ka kthyer pjesën perëndimore të liqenit në park kombëtar ndërsa Shqipëria ka deklaruar pjesën e saj, si zonë të mbrojtur. Të dy masat janë marrë për të mbrojtur speciet si zogjtë, mikroorganizmat dhe jetën nënujore, përfshirë ngjalat, kërmijtë dhe specie të peshqve endemikë.
O gazetar idiot… ku ndodhet mali i Moraves??!!
Kjo eshte ndotja nga silikatet e aluminit qe vijne nga Monte Negro.
Ka pasur reshje. Ndoshta prurjet dhe ngjyra kete tregon.
I dashur gazetar, liqeni i Shkodrës nuk është liqen karstik, arsyeja është e thjeshtë, atje ku ka karst nuk mund të ketë liqene, sepse ujrat lëvizin, procesi i karstëzimit është produkt i tretjes së shkëmbinjëve për shkak të lëvizjes së ujrave. Mali me Gropa është produkt tipik i karstëzimit, i përbërë nga gropa të shumta me diametër ndoshta dhe 1 km, dhe thellësi 30-50 m, e megjithatë mbi këtë mal nuk ka asnjë liqen, dhe megjithëse mbi këtë territor bien rreshje të shumta shiu e dëbore. Mbi Malin me Gropa edhe sot e kësaj dite vijon procesi i karstëzimit, për rrjedhojë përmasat e gropave janë në rritje të vazhdueshme, për shkak të lëvizjes së ujrave, të cilat finalizohen me burimet e famëshme të Shëngjergjit e Gurit të Bardhë. Liqeni Shkodrës përbënë një rezervuar të madh natyror ujë mbledhës, i cili ka vetëm një portë shkarkuese, lumin Buna. Ky liqen ushqehet me ujra nga zona e Alpeve, nëpërmjet rrjedhjeve sipërfaqësore e nëntokësore. Lumi Maraçës është rrjedha më e madhe sipërfaqësore që derdhet në liqenin e Shkodrës, e cila në rast plotash patjetër që formon vorbull, sepse sasija e ujit që vjen nga lumi Maraça është më e madhe se aftësia shkarkuese e Bunës, për rrjedhojë fuqija e rrymës formon vorbull. E pra zoti gazetar atë çudi të Nasës e gjen të shpjeguar shumë thjesht edhe nga një qytetar shqiptar.