Tragjike: Vdes studentja shqiptaro-greke, gabimi mjekësor gjatë operacionit i merr jetën

2 Qershor 2020, 10:30Sociale TEMA
Tragjike: Vdes studentja shqiptaro-greke, gabimi mjekësor gjatë

Një vajzë 23- vjeçare me origjinë shqiptare, Aleksandra Bistolaki, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje rutinë në spital.

Mediat greke shkruajnë studentja shqiptaro-greke, e cila ka lindur në Korinth të Greqisë, më 22 maj iu nënshtrua një ndërhyrjeje rutinë, për heqjen e një çisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.

Mirëpo pas operacionit ajo ra në gjendje kome. E ëma e Aleksandrës është një emigrante nga Saranda,  Anila Mertika, ndërsa i ati është vendas.

Ata e dërguan më pas vajzën në Spitalin Gennimatas ku luftoi për dhjetë ditë për të qëndruar gjallë, por nuk ia doli dot. Mëngjesin e 1 qershorit, e reja mbylli sytë për herë të fundit. Mendohet se shkak është bërë një mbidozë e anestezisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe miq dhe të njohur të saj kishin bërë thirrje në Facebook për gjak për të shpëtuar Alexandran.

Pas vdekjes së saj, miq e pedagogë reaguan të zemëruar për atë çfarë ndodhi. Ajo ndërroi jetë vetëm pak ditë përpara ditëlindjes së 23-të.

“Ne kemi luftuar për të për kaq shumë kohë! Dhe ajo u përpoq të jetonte, por ajo nuk pati sukses! Ajo nuk mundi ta duronte! 

Ajo nuk kishte kohë për të bërë ditëlindjen e saj të 23-të! Si mund të ndihemi të gjithë tani? Si mund të ndihet familja e saj? 

Trishtim! Zemërim! Ky mjek që dha betimin e Hipokratit për të ndihmuar njerëzit, e vrau atë! Ai nuk do të qëndrojë i tillë !!!Ai do të paguajë shtrenjtë për veprimin e tij !! 

Dhe unë uroj që ai nuk mund të flejë më i qetë!!! Uroj që ai të ndjejë dhimbjen që shkaktoi !!!”– shkruan një mik i saj në Facebook.

Të afërmit e Aleksandrës kërkojnë që mjeku që bëri operacionin të ndëshkohet.

4 komente në “Tragjike: Vdes studentja shqiptaro-greke, gabimi mjekësor gjatë operacionit i merr jetën”

  1. Flm says:

    Ngushellime te thella familjes, Zoti ta peh ne Paqe shpirtin e vajzes.

  2. MJEKE TE PEPERGJEGJHEM:

    DUHEN LIGJE ME TE FORTA PER MJEKET
    NGUSHELLIME FAMILJES
    NENES SHQIPTARE NE VECANTI

  3. Qendra says:

    U prehte ne paqe.

    Krishti qofte me te.

  4. Astrit zyko says:

    Ngushellime familjareve te saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje