Nga Agim Qirjaqi, Lazer Filipi te Albert Verria: Disa nga rrugët e Tiranës marrin emrat e aktorëve të njohur

1 Qershor 2020, 21:13Sociale TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vlerësuar disa prej figurave që kanë lënë gjurmë në jetën artistike të kombit tonë, duke u vendosur rrugëve të qytetit emrat e aktorëve të mëdhenj. Në listën e miratuar nga Këshilli Bashkiak, disa prej rrugëve në kryeqytet do të mbajnë emrat e ikonave të Teatrit dhe të Kinematografisë shqiptare si Lazër Filipi, Agim Qirjaqi, Albert Verria, etj, një vlerësim ky jo vetëm për punën e tyre, por edhe për tërë komunitetin e artistëve.

Një tjetër emër që spikat është ai i Artan Minarollit, që ka lënë gjurmë si regjisor në mjaft filma. Një nga rrugët do të mbajë edhe emrin e aktores që mban titullin “Artiste e Merituar” Antoneta Papapavlit, që ka interpretuar mbi 50 role në Teatrin Kombëtar, ka mbi 20 vjet karrierë artistike, si dhe në 16 role në filmin artistik shqiptar, ku veçohen rolet e Afrovitit te “Karnavalet e Korçës”, Cuca te “Cuca e maleve”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë” etj.

Gjithashtu dhe Ferial Alibali, një nga aktoret e para të skenës profesioniste të vendit tone do të ketë një rrugë që do të mbajë emrin e saj. Me mbi 50 role në skenë, Alibali është vlerësuar nga Bashkia e Tiranës për interpretimin magjik në teatër dhe në filmat artistik.

Bashkia e Tiranës ka vendosur të nderojë dhe aktoren Esma Agolli e cila ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi, por rolet që spikasin janë te Mysafiri (1979), zonja Neriman te filmi Përtej mureve të gurta (1979), te Fëmijët e saj (1957), etj. Agolli mban titullin “Artiste e Merituar”.

2 komente në “Nga Agim Qirjaqi, Lazer Filipi te Albert Verria: Disa nga rrugët e Tiranës marrin emrat e aktorëve të njohur”

  1. qytetari i paanshem says:

    shume mire qe keni nderuar aktoret e shquar shqiptare, Bravo.
    Une do te deshiroja qe te vazhdohet me emra te tjere artiste shqiptare te rangut kombetar e nderkombetar si psh Bekim Fehmiu, Nexhmie Pagarusha, por edhe me figura te shquara si Aristidh Kola, At Stath Melani etj,

  2. Astriti says:

    Shume mire ka bere, sepse kane qene aktore te shkelqyer! Por, pertej fushes se aktrimit, sa e sa artiste te talentuar ka pasur dhe qe kane lene pas vepra te vyera dhe ndaj te cileve nuk flitet shume, edhe per faktin e thjeshte, se, duke mos qene aktore, portretet e tyre nuk jane ngulitur ne mendjen e njerezve, Nuk e di, p,sh, te kete ndonje rruge me emrin e Frederik Rreshpjes, ketij liriku te madh e te harruar per se gjalli!!! Po. sa e sa njerez te perkushtuar e te talentuar ka pasur ne fushat e inxhinierise, agronomise, arsimit etj.etj.??!! Apo, ”Ha binish mish”, sic thoshte Nastradini. M.q.s. disave ua ben te njohur fytyrat ekrani, e kemi me te lehte t’ia mbushim mendjen miletit per t’i nderuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje