Një nga temat që ka lëvruar në analizat e tij Mustafa Nano, është periudha dhe figura e Skënderbeut. Ditët e fundit në media kanë dalë sërish debate për origjinën e nënës së Skënderbeut ku sipas historianit Paskal Milo, ajo ishte serbe.
Nano është shprehur në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për Grupin Mediatik “FJALA” se figura e Skënderbeut është legjendarizuar më shumë se ç’duhet.
Ai flet dhe për prishjen e Teatrit Kombëtar, pse ishte pro, por dhe për debatin që u shkaktua mbi heshtjen e Ismail Kadaresë
-Pse ky lloj debati për Skënderbeun?
-Nuk e di, më tepër ka spekulime që bëhen nëpër portale. Unë e thashë dhe aty me bisedën me Paskalin. Këtu është faji edhe i historianëve dhe akademikëve shqiptarë, që në harkun e shumë viteve kanë krijuar një lloj mitologjie dhe kanë krijuar Skënderbeun legjendar.
Ndërkohë që mund të krijonin një Skënderbe historik. Do ishte po njësoj heroi ynë nacional. Njerëzit e zakonshëm kanë në kokë një Skënderbe të tyren, që është legjendë.
Pjesë e legjendës është natyra etnike qind për qind e pastër. Kjo është pjesë e portretit. Nëse ti nxjerr një fakt historik që bie ndesh me këtë lloj vizioni duket sikur e ndot, dhe duket sikur ti po bën një lojë të ndyrë tani.
Ndërkohë që ky është diskutim i natyrës akademikë. Është thjesht diskutim që duhet mbyllur në botën akademike.
-Ajo që na shokoi të gjithëve, në mes të pandemisë, në mes të karantinës, u shkatërrua Teatri. Edhe socialistë kam dëgjuar që thonë: “Ç’na e pati ky kryeministri këtë”
-Unë socialistët nuk i kam dëgjuar sepse Shqipëria është e ndarë në dy pjesë, dhe sa herë që ka çështje të tilla pjesët janë kompakte, në favor apo kundër çështjes.
-Ju jeni shprehur publikisht se keni qenë pro prishjes së Teatrit. Pse duhej të prishej?
– Duhet të kemi parasysh që ajo është në qendër të qytetit, një nga vendët më t ërëndëishme që mund të ekzistojnë në Shqipëri, me vlerë të madhe dhe në terma financiare si vend. Do duhej të ruhej vetëm për hir të historisë dhe biografisë që ka, po tani edhe këtu ekzagjërohet një çikë. Nuk është tradita e teatrit britanik apo italian. Është tradita e teatrit socialist. Mos ta ekzagjërojmë dhe shumë. Nëpërmjet të cilave u është shpëlarë truri njerëzve.
-Ju kujtohet drama e parë që keni parë në Teatër?
-Nuk e di, kam qenë student, kam përshtypjen që ka qenë kjo komedia që pastaj u bë e famshme, Pallati 176. Unë kam shkuar shpesh në teatër dhe pothuaj nuk kam lënë asgjë pa parë dhe e njoh mirë atë ndërtesë. Jam ngjitur dhe në skenë kam dhënë shoë-n tim. Kam dëgjuar dhe njerëz që shprehin konsiderata për ndërtesën edhe në terma arkitekturorë.
Mua nuk më është dukur ndonjë gjë me thënë të drejtën, ose ndoshta nuk kam kompetencën e duhur për të dhënë konsiderata të kësaj natyre por kur më është kërkuar një opinion e kam dhënë. Mbi bazën e opinionit tim modest, është një ndërtesë, një karikatinë. Nuk ka pasur ndonjë vlerë. E vetmja gjë që ka pasur ka qenë kjo, ka pasur një biografi të rëndësishme. Biografia e saj duhet kondensuar te fakti që aty është krijuar shkolla e teatrit.
-Besoj jeni njohur me atë që në shtypin e shkruar dhe median online e “masakruan” Ismail Kadarenë pse nuk foli për Teatrin. A ishte kjo normale?
-Nuk e di, është një gjë absurd, nuk paska të drejtë njeriu dhe të heshtë? Ai thotë “s’dua të flas”, t’i sulen tjetrit pse s’do të flasë. Pasta jai është në një moshtë tani… Unë qysh tani kam menduar mos ka ardhur koha të flas më pak. Njeriu lodhet. Ismail Kadareja nuk është gazetar. Për gjëra të rëndëishme ai ka folur.
S’mund t’i kërkosh ti tani, u prish një çerdhe aty, pse nuk flet Kadareja për çerdhen. Ai nga pozicioni që ka, edhe qibra nuk e lejon të flasë për çikërrima. Në këtë moshë që ka, edhe për gjëra të mëdha nuk ka psë të flasë. Do qetësi, nuk pret njeri nga ai të shpëtojë kombin më. Në kohë të tjera kur ka qenë më i ri, ka folur.
Skenderbeu nuk eshte legjende, Skenderbeu eshte i vertete sic jane te verteta fitoret e tij ndaj osmaneve ne raporte numerike 1 me 8, per te mos folur per rrethimet e Krujes kur raporti shkonte 1 me 15. Çeshtja eshte se e verteta ia kalon legjendes dhe na duket aq e pabesueshme sa flasim per mite e legjenda nderkohe qe e vetmja gojedhene shume e dyshimte dhe teresisht e pakonfirmuar eshte ajo mbi perkatesine sllave te Vojsaves.
C’pune keni me kadaren, or horra? Mendjet e medha
merren me ceshtje te medha, nuk merren me cingerrima. Ka plot thashethemexhinj neper stufio, si ju dy qe llafoseni kot.
Mustafa o djale…Mos u Mundo kot te ulesh gjergj kastriotin qe e nderon nje europe e tere.e besoj se europianet na njohin ne shqipetaret historine tone karakteristikat ,virtytet qendresen tone per te ruajtur identitetin, gjuhen, token, zakonet e mijera gjera te tjera te mrekullushme qe kemi.kane mjaftuar shekuj per te vleresuar Skenderbeun Ju te vegjlit llafazane e interesaxhinj nuk mund te erresoni nje figure poliedrike qe ne è quajme heroi tone te kombit.heroi yne shpetoi europen nga pushtimi otoman.dicka materiale te detyron te perdhosesh dinjitetin e nje kombin. Turp..
Nanos I them të lexoj legjendat e francezëve dhe anglezëve, për figurat e tyre historike dhe të kuptoj mirë se më çfarë sajesash mburret bota.
A e ke lexuar sajesën qesharake me Brutin si trashëgimtar I Eneas se Trojës dhe themelues i Britanisë në shekullin e nëntë.? Pra, 2500 vjet pas luftës së Trojes. Nuk di nëse ka ndonjë qe e di trashëgine e tij 2500 vjeçare.
SKËNDERBEU nuk duhet prekur! Është figurë BOTËRORE! Mustafa!
Jemi popull qe na kanë luftuar dhe mohuar meritat historike. Me gjakun tonë, Europa sajoi Greqinë! Dhe jo më kot!
Care te keqe ka se ishte serbe ne kemi 2 figura te medha skenderbeun dhe arjan canin qe e ka plaken greke
Diskutime injorantesh rreth Kadarese!!!!
Per prishjen e teatrit germadhe duhet te kishte votuar dhe OKB, sharlatane te vertete.
Vetem se Arjan Cani eshte bythqir.