Rrëfimi prekës i babait të Dorian Tahirllarit: Asnjëherë nuk më tha "o ba të lutem më shpëto", apo "kam frikë nga vdekja", ende se besot dot që s'jeton më

2 Qershor 2020, 17:36Sport TEMA

Vdekja e ish-futbollistit të akademisë së Skënderbeut, Dorian Tahirllari pak ditë më parë shokoi të gjithë sportdashësit, por jo vetëm.

18 vjeçari ndërroi jetë rreth orës 22:00 të ditës së premte në spitalin e Korçës, pasi humbi betejën 2-vjeçare me sëmundjen e rëndë të tumorit malinj, pas plot 5 operacioneve.

Në lidhje me këtë ngjarje të dhimbshme, babai i Dorianit, Florenti,  në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ka deklaruar se i biri asnjëherë nuk ka folur për vdekjen dhe nuk kishte frikë nga ajo.

“Doriani ishte një djalë i fortë. Asnjëherë nuk tha, ‘o ba të lutem më shpëto’, jo.

Nuk tha kam frikë nga vdekja. I kam bërë një vizitë në Turqi.

As mamasë nuk është se i ka lënë ndonjë shenjë. Kërkoi kur ishte në spital, ishte lufta e fundit, ishin minutat e fundit.

Ai e kishte kuptuar shumë mirë. Më lutej që ta sillja në shtëpi.

Më tha më ka marrë malli për gjyshen, gjyshin, për shokët. Ende nuk e besoj që ai ka vdekur”, u shpreh Florent Tahirllai, babi i ish-futbollistit 18-vjeçar.

1 komente në “Rrëfimi prekës i babait të Dorian Tahirllarit: Asnjëherë nuk më tha “o ba të lutem më shpëto”, apo “kam frikë nga vdekja”, ende se besot dot që s’jeton më”

  1. Qendra says:

    U prehte ne paqe.

    Krishti qofte me te.

    Zoti ju befte me te forte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje